| E enjte, 13.10.2022, 04:54 PM |
Atdhe Geci
R R
U D H
A N I
Kam
mall për Roganën, për Dardaninë
për
krejt atdheun! Kam mall për rrezet
me
gjak të diellit e të yjeve, për rrezet
me
stinë të gjelbra vere dhe, për qiellin
me
kallinj ylberesh. Kam mall për tërë
brezat e
vendlindjes sime, për këngët
e
humorin e tyre, e për mendjet e urta.
Mjer
kush fle në këtë kohë aq të pritur,
mjer
kush nuk ndërton në folenë
e tij,
mjer
kush nuk e lë mendjen të shkruaj
e
juaja është Rogana e Kosova dardane,
juaja
është antika, e sotmja, e nesërmja!
Në
Roganë ishte fillimi jetës sime mbi
tokë,
në Prishtinë do të jetë dita ime e
fundit.
Ajo që lanë të shkruar dardanët,
na
e mohuan evropat me truk fqinjësh,
na
mohuan me zërin e Gëtes e Volterit
zhurmët
mohuese të armiqëve na u bën
një,
kundër origjinës sonë pellazgoilire.
Homerin
e Iliadës evropat e bën grekë!
Koha
për ne s´reshtë të na mbajë gjallë
ne
shpëtuam nga agonia e vdekjes si e
Sokratit,
e Thotit dhe kurthave të tjera,
Pellazgji,
ti nuk je Greqi, por Shqipëri!...
Roganë
kam mall për mbrëmjet tua të
magjishme,
për Kodrën e
Brijës dhe,
Aeroportin
e zogjve në Frakamen, kam
mall
për pranverën me shi e bubullimë
për
dimrin me lundrat mbi borë dhe erë,
E
ndjej hijen e Plakut të Lisit në Cukal
dhe
fëshfërimat e barit me lulet e malit
Roganë,
jam unë, je ti! Jemi një këngë
fuqishëm
e ndjej dashurinë time për ty
tek
ty kam gjakut tim, lidhjet familjare
kjo
poemë të kushtohet ty e atdheut tim.
Le
të çelë ajri, uji, era e stinët me diell
le
të digjet rëra, guri e lulet e shkëmbit
populli
i Atdheut pellazgian do ngritët,
të
rimerr pjesët e pushtuara të Atdheut.
Roganë,
koha nuk reshtë është e paanë
nëna
ime, Naxhije Geci, e lindur në një
fshat të pushtuar nga Serbia, prehet e
thyer
te varret, zëri i saj ka kohë që më
troket,
bir, ku mbeti, Çështja e Mollës
së
Kuqe, popull i Roganës, intelektualë,
jepni
liri mendjes e mendimit, shkruani;
e
juaja është Rogana e Kosova dardane!...