| E diele, 09.10.2022, 06:56 PM |
Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit
“Viktimat
e Gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”. Sami Frashëri
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nxënësit
e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan mbarë vitin mësimor
akademik 2022-2023, nëpër gjithë Nju Jorkun, si në Staten Island, Brooklyn,
Queens, Bronx, Online…
Në
te gjitha shkollat shqipe Alba Life nëpër New York dhe në Online nxënësit u
ulën në bangat e tyre për të mësuar GJUHËN SHQIPE. Vitin e ri akademik e filluam me Bronxin para
katër javësh, në Qendrën “Illyria” siguruar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit. Duke parë se numri i shkollave është rritur
vepruam me shumë kujdes dhe durim derisa morëm lejet nga Bordi i Edukimit për
të mësuar Shqip në shkollat publike amerikane.
Disa
nxënës që kanë vite që e vazhdojnë shkollën takoheshin me një mall të
papërshkruar me njeri tjetrin, ata tregonin me dashuri dhe plot gëzim se ku i
kishin kaluar pushimet verore. Disa
krenoheshin me Tiranën, Ulqinin, Kosovën, Dibrën, Shkodrën, Sarandën, ndërsa
disa të tjerë me vende pushuese rreth Amerikës.
Ajo
që më bënte më shumë përshtypje në bisedat e tyre ishte gëzimi që u ndrinte në
sytë e tyre për t’u takuar me shokët më të vjetër dhe për t’u prezantuar me të
rinjtë.
Prindërit
e rinj ishin shumë të interesuar që fëmijët e tyre të mësonin sa më shumë
Gjuhën Shqipe. Më vjen keq tha një
gjyshe që nuk e kam ditur më parë, kam humbur gati dy vjet kohë, ndërkohë mbesa
e saj ishte 6 vjeçe. Mamaja e saj dukej
që ishte shumë e etur për të mësuar shqip.
E kam tmerr vazhdoi ajo, kur vajza ime nuk më flet me prindërit e mi në
skype në shqip, ngase ata nuk kuptojnë qoftë dhe një fjalë anglisht. E vendosa së bashku me burrin që do ta çonim
në shkollë shqipe për këtë vit mësimor dhe pasi përfundoi filloi një ngashërim
me lot… U ndjeva shumë keq, e di mire se
çdo të thotë largësia dhe moskomunikimi
me gjyshërit nuk e kam për herë të parë që shoh ngashërime të tilla…
Të
gjitha mësueset e perkushtuara i
mblodhen si zogjtë plot cicërima pranë vatrës së Shkollës Shqipe.
Nuk
ka më kënaqësi kur fëmijët shqiptarë mblidhen së bashku dhe kanë dëshirën e
madhe për të mësuar shqip. Prindërit që
i kanë sjellë dhe po i sjellin e dinë mirë se ata i dorëzojnë në duar mësuesesh
plot përvojë dhe të zonjat në profesion.
Shkolla Shqipe “Alba Life” është një shkollë serioze, me autoritet që jo
vetëm ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe, por dhe i përfshin në mjaft aktivitete
kulturore dhe artistike. Ne kryejmë pesë
aktivitetet të shoqeruara me koncerte në skenë si për festën e Flamurit, të
fundvitit, Pavaresine e Kosoves, 7 Marsit dhe të perfundimit të shkollës me
Festival te shkollave Shqipe “Alba Life, të cilat janë nga më mbresëlënëset dhe
më kuptimplotet pasi nxënësit njihen më shumë me historinë e Kombit dhe ndihen
më pranë vendit të të parëve të tyre.
Ja, që sot Bronxi filloi provat për Festën e Flamurit duke kënduar
Himnin Kombëtar si: Rreth flamurit të përbashkuar/ Me një dëshir` e një qëllim/
Të gjith` atij duk` ju betuar/ Të lidhim besën për shpëtim/ Prej lufte veç ai
largohet/ Që është lindur tradhëtor/ Kush është burrë nuk friksohet/ Po vdes,
po vdes si një dëshmor!
I
degjoja me shumë vëmendje dhe kënaqësi pasi të pakten këto mësuese të
apasionuara arrijnë të ulin numrin e asimilimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë
sepse sic thotë Rilindasi I shquar Sami Frashëri: “Viktimat e Gjuhës janë më të
shumta se ato të shpatës”.
Fillimi
i vitit akademik 2022-2023 është një sukses për Shkollat Shqipe çka të kujton
thënien e popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.
Dyertë
e shkollës Shqipe “Alba Life” janë të hapura dhe ne i mirëpresim cilindo që
dëshiron të gjej kohë dhe të mësojë SHQIP!
8 Tetor, 2022
New York