Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Po a lajthi
E shtune, 01.10.2022, 04:06 PM
Po a lajthi
Nga
Edison Ypi
Mu
çfaq befas gjatë një muzgu vjeshtak si Magjistricat Makbethit diku mes Moglicës
dhe Lozhanit.
Seç
po bënte mbi ca degë varur anës udhës.
-Çfarë
po bën në këtë yrt të shkretë vëlla faqendritur i mistereve të Gorës ?
-Po
a lajthi.
Mornica
nga koka te këmbët.
Dialekti
i tij mozartian m'i lujti ment e krytit, aq i bukur.
E
folura e tij e butë, e ngrohtë, e javashme, e njerzishme e pandotur, vinte nga
kohët e vjetra kur Shqipëria ishte e pastër.
Kishte
ardhur aty nga katundi i vet me pesë shtëpi prapa maleve diku rrëzë Valamarës,
pasi kishte kaluar nëpër pesë fshatra.
Kishte
udhëtuar si ikanakët e sotëm nga Kalaja e Dodës në Londër, pasi kalojnë nga
Roma, Milano, Vjena, Berlini.
Fatkeqët
rrënjëshkulur duke belbëzuar gjuhë të huaja, që nuk i mësojnë kurrë, e duke
kafshuar hamburgera, që ua shkatërrojnë shëndetin duke i bërë të duken 50
ndërkohë që janë 30.
Madhështori
i Gorës nga Valamara në Lozhan duke folur dialekt të vjetër të pastër ik e ik e
a lajthi.