Kulturë
Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit
E marte, 27.09.2022, 06:41 PM
Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Epoka
e Gjergj Kastriotit është më e arta në historinë e kombit tonë dhe të
Europës, për të kanë shkruar libra e
vepra të karaktereve të ndryshme të cilat janë të panumërta, pastaj janë bërë
gravura, piktura, portrete, medalje, monedha etj.
Figura
e kryeheroit dhe kryezotit jo vetëm të Arbërisë por edhe të Europës i ka
interesuar studiuesve, historianëve, kornistëve dhe secilit që me anë të
veprave e kanë ngjallë atë për të fol me shekujt, epokat e vitet në vijim deri
në ditët tona.
Edhe
këto dy medalje të vjetra që gjenden në muzeun gjerman në Berlin të cilat kanë
qenë me parë pronë e prof.dr.Karl Asmund Rudolphi, janë në mesin e atyre shumë
atyre që u tha më lartë që janë realizuar kushtuar figurës dhe veprës së këtij
arbërori dhe europiani të madh.Medalja e parë mbanë këtë përshkrim:
Ballina
e Medaljes: Imazhi i Georgivs Castriota Scanderbegvs (Gjergj Kastrioti
Skënderbeu) në të majtë, nga ana e pasme
shkruan kështu:“Fidei Defensor Indomitus et Thracum Dominator Indomabilis“ (Mbrojtës
i palodhur i besimit dhe sundimtar i paepur i Trakëve). Materiali i derdhur në
Bronz, me dimensionet diametri 47 mm
pesha 39, 90 g.Prodhuar rreth vitit 1500, në Itali.
(Gjendet
në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin, sipas numrit të objektit:18202738,
nat/museum/dig.de/).Medalja e dytë mbanë këtë përshkrim:Ballina:imazhi Georgivs
Castriota Scanderbegvs(Gjergj Kastrioti Skënderbeu)në të majtë, nga ana e pasme pa mbishkrim.Materiali:I
derdhur në Bronz me Dimensionet; diametri 36 mm pesha 17, 66 g.E prodhuar edhe
kjo rreth vitit 1500 në Itali.
(Gjendet
në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin, sipas numrit të objektit:18216243,
nat/museum/dig.de/).Prandaj ai si në atë kohë edhe sot mbetet figurë e gjallë
që flitet, shkruhet, pikturohet dhe
merret si shembull model për gjeneral, pushtetarë, lider, komandant, princa, mbretër etj.Në
arkiva, biblioteka, muze të ndryshme anë
e mbanë botës ruhen jo vetëm veprat, dokumentet për atë figurë, por,
edhe medjale e monedha që i kushtohen kësaj figure madhore arbërore dhe
europiane.