Mendime
Florim Zeqa: Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale!
E hene, 26.09.2022, 06:40 PM
Shkaqet e rënjes së fuqisë elektorale!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
përgjatë viteve të pushtimit klasik të Serbisë, shpresa e shqiptarëve për liri
dhe pavarësi ishte e madhe, e tillë ishte edhe gjatë luftës çlirimtare! Shpresa
e madhe e shqiptarëve të Kosovës vazhdoi edhe në vitet e para të pasluftës deri
më 17 shkurt 2008. Pas kësaj date fillon zbehja e shpresave të qytetarëve për
jetë në Kosovë.
Pse?
Ndodhi
kështu, jo pse shqiptarët nuk ju gëzuan pavarësimit të vendit, madje, kjo ishte
dita më e shënuar dhe më e gëzuar në historinë e re të shqiptarëve të Kosovës.
Mirëpo, zhgënjimi i qytetarëve ndodhi për shkak të qeverisjeve të
papërgjegjshme, të cilat më shumë u përkujdesen për veten e tyre sesa për
mirëqenjen e qytetarëve.
Pavarësisht
ndërrimit të shpeshtë të qeverive, qasja qeverisëse nuk ndryshoj gjë për të
mirë, madje viteve të fundit kemi pasur degradim të vlerave qeverisëse në
venditn tonë. Në secilën qeveri kemi pasur vjedhje dhe zhvatje milionshe të
buxhetit të shtetit pikërisht nga liderët shtetërorë si gardian të parë të
arkës dhe pasurive shtetërore, për të vazhduar me ministrat, zv.ministrat,
deputetët, stafi diplomatik pa i anashkaluar sekserët e tyre në Diasporë.
Vjedhja
dhe zhvatja permanente e shtetit ka ndodhur edhe në pushtetin lokal, ku
kryetarët komunal përmes njerëzve të vet të vendosur në borde dhe agjensione i
përvetësuan pronat komunale për vete dhe familjarët e tyre, i fituan milionat
përmes tenderëve një burimor për kompanitë e afërta me ta.
Asnjë
projekt nëpër komunat e Kosovës nuk është realizuar pa ndikimin e nivelit
qendror, përkatësisht i bashkëpunimit të krimit të organizuar mes dyja niveleve
të qeverisjes, qoftë ai projekt i vogël apo i madh ndërtimor, projekt
kanalizimi apo ujësjellësi, ndërtim shkolle apo objekti më madhor universitar,
qofshin dhjetra apo qindra kilometra të shtrimit të alfaltit në zonat rurale e
të mos flasim për ndërtimin e autostradave me koston më të lartë në rajon!
Hipërbolizimi
i kostos së projekteve zhvillimore të vendit askund nuk është në përputhje me
koston reale të ndërtimeve! E gjithë kjo është bërë dhe vazhdon të bëhet për
zhvatje dhe përvetësim të mjeteve të ndara nga buxheti i shtetit, nga i cili
përfitojnë pushtetarët e nivelit qendror dhe lokal, kompanitë e familjarëve apo
njerëzve të afërt me pushtetarët e të dyja niveleve të qeverisjes.
Si
rezultat i kësaj zhvatje sistematike u pasuruan një grup i caktuar i njerëzve
në Kosovë, por në të njëjtën kohë u varfëruan shumica e qytetarëve!
Thyerja
e shpresave dhe zhgënjimi i qytetarëve vazhdoi duke u rritur nga njëra palë
zgjedhje në tjetrën, nga rënja e një qeverie dhe ardhja e tjetrës në pushtet,
ngase asnjëra qeveri nuk u muar me problemet reale të qytetarëve, saqë tek këta
të fundit (qytetarët) është krijuar bindja sipas maksimë popullore “shko njëri
hajde tjetri, më i zi i riu se i vjetri”!
Që
i bie, se qytetarët e vendit e kanë humbur besimin në të gjitha partitë
ekzistuese dhe pushtetet që derivojnë prejt tyre. Qytetarët duan ndryshim real
dhe substancial, e duan një alternativë ndryshe qeverisëse e cila në plan të
parë e ka interesin e popullit dhe të ardhmen e shtetit, përkatësisht
zhvillimin ekonomik dhe mirëqenjen e qytetarëve.
Nëse
vazhdohet edhe më tutje me këtë klasë politike dhe më këtë mentalitet
qeverisës, jo vetëm se do të kemi rënje të fuqisë elektorale në Kosovë, liderët
e partive aktuale do të mbetën në Diasporë në kërkim të votës së mërgimtarëve,
ngase në Kosovë do të mbeten pa mbështetje elektorale. Rënja e fuqisë
elektorale është produkt i dështimit të klasës aktuale politike në njërën anë
dhe e vetëdijësimit të popullatës në anën tjetër.
Zbrazja
në heshtje e Kosovës dhe rritja enorme e mërgatës tonë në shtetet
evro-perëndimore është pasojë e kësaj klase politike pa dallim pushtet dhe
opozitë, për shkak se edhe po deshtëm t’i dallojmë nga njëra-tjetra këto parti
e kemi të vështirë për shkak të ngjashmërisë dhe dëmëve të përbashkta që i
shkaktuan shtetit dhe qytetarëve.