| E hene, 26.09.2022, 06:00 PM |
BARIU I MACEVE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Bariu
i maceve endacake te “Parku i Grave” në
Shkup, i mbëlidhte macet dhe i sillte në shtëpi. Jo, nuk e kundërshtoja. Edhe,
pse: kisha, probleme familjare. Nuk ishte kohë e lehtë, nateditë me vite i
rrethur nga të katër anët me Koronavirus
dhe Pandemi. Masa Qeveritare: Mos dilni në rrugë pa maska. Dy metra larg rrini
edhe me Gruan besnike. Burg shtëpiak. Mërzia, kur t’u rrokë, dilni në verandë,
hiqni valle dhe këndoni këngë qafëpërqafe me çifteli. Burg, shumë më i rëndë
se, burgjet politike jugosllave me të gjitha “konvestat” ndërkombëtare: “Goli
Otok”, dhe “Idrizovo”. E, mos të flasim për miket besnike te “Parku i grave”.
Vite me radhë na izoluan nga familja, miqtë dhe gratë besnike.
Bariun
e maceve, një ditë e shpërblyen me goditje në tru. Përpak, shpëtoi nga Zonja
Vdekje. Dy-tri vite, duke u arratisur nëpër spitale. Shtëpi rehabilitimi. Mezi
shpëtoi gjallë me një këmbë, në kohë me Koronavirus, dhe Pandemi partiake me
masa Qeveritare. Luftë për jetë. Vite, kur njerëzit mezi ecnin me dy këmbë. E,
Bariu i maceve duheshte të ecë me një
këmbë në jetë.
Bariu
i maceve, sot ma rrëmbeu profesionin, jo të shkrimtarit, po humanitarit: ka
gjetur punë në shtëpinë familjare. Herët, në mëngjes: përderisa, shokët e tij
aktivistë partiak shkojnë në punë, pa vende pune, por me rroga partiake
Qeveritare, ai i ushqen mecet...