Mendime
Florim Zeqa: Shuarja tragjike e ëndërrave të djaloshit entuziast
E diele, 25.09.2022, 06:54 PM
Shuarja tragjike e ëndërrave të djaloshit entuziast
Dren
Bajrami 17 vjeçar, djali i ri dhe punëtor, atdhetar dhe energjik, ambicioz dhe
entuziast, me ëndërra të bukura për jetën. Ai u nisë shtatë muaj më parë në
rrugën e vështirë të emigrimit, i joshur jo nga lakmia por nga mungesa e
përspektivës për jetë në atdheun e tij. Dreni kishte vendosur të sakrifikojë
veten për t’i sjellë shpresë familjes së tij për jetë dinjitoze në vendlindjen
e tij në Kosovë.
Shkruan: Florim Zeqa
Vdekje e dyshimtë e të
riut entuziast
Mirëpo
ëndërrat e djaloshit 17 vjeçar, Dren Bajrami nga Pirana e Prizrenit u shuan në
mënyrën më tragjike në natën mes të dielës dhe të hënës së 18 dhe 19 shtatorit
2022, i cili supozohet se ra nga dritarja e dhomës së tij, në strehimoren
Civiform në Cividale (Udine-Itali), ku ishte i strehuar prej muajsh si minoren
i pashoqëruar nga askush!
Si
pasojë e rënjes prej lartësisë prej afro pesë metrash, ku pas tre ditësh në
gjendje kome (agonie), Dreni vdiq pasditën e së mërkures së 21 shtatorit 2022
në repartin e Terapisë Intensive të spitalit Santa Maria della Misericordia për
shkak të plagëve të rënda.
Vlenë
për të theksuar se 17-vjeçari Dren Bajrami ishte i lindur në Piranë (Komuna e
Prizrenit-Kosovë) më 21 nëntor të vitit 2004, i cili ishte i strehuar pranë Civiform
në Cividale nga muaji Shkurt i këtij viti si i mitur i huaj dhe i pashoqëruar,
siq i trajtojnë autoritetet italiane të rinjët e strehuar aty.
Kështu
për fatin më të keq apo të fatkeqësisë së papritur, Drenit ju shuan ëndërrat
rinore para kohe, pasi i mungonte edhe pak kohë për të dalur nga strehimorja
dhe për të fituar letrat, përkatësisht lejeqëndrimin me të drejtë shkollimi dhe
punësimi në shtetin italian!
Meqenëse
rënja e Drenit nga dritarja e dhomës nuk ishte vërejtur nga asnjë dëshmitarë,
Kryeprokurori urdhëroi autopsinë, ndërkohë që Prokurori ka hapur hetimet ndaj
personave të panjohur për hipotezën e vrasjes së qëllimshme apo nga pakujdesia!
Hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Cividale për të
përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Sipas
njoftimit të mediave italiane, Civiform ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e
të riut, viktimë e një aksidenti tragjik në mbrëmjen e së dielës së 18
shtatorit. Struktura Civiform në Cividale konfirmoj se djali kishte mbërritur
në Cividale shkurtin e kaluar, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për të dhe
për familjen e tij. Siq mësohet nga të dhënat e strehimores, Dreni ishte djalë
i urtë dhe i sjellshëm me shokët dhe stafin e strehimores. Ai kishte ndjekur
disa kurse për mësimin e gjuhës italiane dhe socializimin e parashikuar nga
projekti për arsimim dhe integrim në shoqërinë italiane.
Deri
në daljen e rezultateve të autopsisë, na mbetet të shpresojmë edhe tek
prokurori i rastit për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Drinit, ngase për
logjikën e shëndoshë është vështirë e besueshme që një i ri entuziast që e ka
dashur aq shumë jetën, familjen dhe atdheun, t’i jepë fund jetës së tij duke u
hudhur nga dritarja e dhomës!
Mërgimi kjo plagë e
vjetër dhe trishtë!
Mërgimi
kjo plagë e vjetër s'ka të ndalur për shqiptarët, sa vjen e thellohët akoma më
shumë. Emigrimi është zgjidhja e fundit në jetën e njeriut. Kur humbën të
gjitha shpresat për jetë në vendin amë, kur e vetmja rrugë e shpëtimit mbetët
largimi nga vendlindja. Por jo të gjithë edhe e gjejnë shpëtimin në rrugën e pa
fundë të mërgimit!
Shuarjën
e shpresave dhe ëndërrave, siq e pësoj i riu Dren Bajrami në mënyrë tragjike në
vend të huaj, në kërkim të një përspektive për veten dhe familjen në Kosovë
është gjëja më e dhimbshme dhe më tragjike që mund të përjetoi njeriu në jetën
e tij!
Ishte
i kobshëm dhe i trishtë, i rëndë dhe tronditës perjetimi i këtyre ditëve për
familjen Bajrami në Kosovë, farefisin e gjerë dhe bashkfshatarët, por tepër i
trishtë edhe për bashkatdhetarët në pjesën veriore të Italisë, të cilët janë
duke e ndarë dhimbjen dhe duke u solidarizuar në forma të ndryshme me familjen
Bajrami, e cila e humbi tragjikisht birin e saj të dashur Drenin 17 vjeçarë.
Dreni
iku mbase duke buzëqeshur pa u përshendetur më askënd, as më pridërit dhe as më
vëllaun e vetëm, iku si ëngjëll lartë në qiell për të rrezatuar dritë mbi
ërrësiren e Kosovës, që bahkëmoshatarët e tij në Kosovë të shijojnë dhe të
gëzojnë lumturi në vendin e tyre, në atdheun e tyre të shenjtë.
Vdekja
e parakohshme dhe e pa pritur e Drenit në moshën 17 vjeçare na ka tronditur
thellë në shpirtë neve mërgimtarëve në pjesën veriore të Italisë dhe më gjerë.
I
qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane ëngjëllit nga mërgimi, Dren Bajrami!
I
shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqëve dhe farefisit të
gjërë. Vdekja e pa pritur e Drenit na ka prekur thellë në shpirtë e në zemër të
gjithëve, andaj duam që dhimbjen ta ndajmë së bashku me ju familje e nderuar
Bajrami.
Të pikëlluar:
bashkatdhetarët në Itali
Florim Zeqa
Treviso-Itali,
25.09.2022