Kulturë
Çerçiz Topulli: E fëlliqura Turqi shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar
E merkure, 21.09.2022, 06:55 PM
Çerçiz Topulli:
‘’E fëlliqura Turqi
shqiptarët i ka rrjepur e varfëruar keq sa që mund të themi se varfëri e vobësi
si e shqiptarëve nuk gjendet gjëkundi. Pa shtëpi, pa gjë, pa mësim e pa më të
voglën shpresë kanë mbetur, edhe prap pagesë të rëndë i paguajnë Turqisë e cila
i merr ushtarë që të vejnë e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait në
Arabi. As udhë s’kemi, as ura, as mesonjëtore as ndonjë të mirë për vendin tonë
ka bërë gjerë më sot Turqia. Të gjitha të hollat që mbledh i dërgon në Stamboll
dhe çdo nëpunësi të saj i ka dhënë lejen të rrjepë gjendjen në çdo udhë të
mundur…"
(Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906)
"Duhet të bëjmë
kurban, sakrificë e çdo gjë që kemi, që të shpëtojmë nga Turqia. Dua prap të
them, se vdes për nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë
dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndërsa me turqit ndryshojmë si dita nga
errësira, si jeta nga vdekja!”.
Çerçiz Topulli “Letër e një mëmëdhetari “ (botuar në Gazeta
“Drita”, Sofje 1906)