Faleminderit
Sinan Gashi: Personalitete të huaja adhurues të shqiptarëve
E shtune, 17.09.2022, 07:00 PM
PERSONALITETE TË HUAJA ADHURUES TË SHQIPTARËVE
Nga
Sinan GASHI
Është një numër i madh i personaliteteve me emër në
kulturën, artin dhe shkencën botërore që kanë shkruar, kanë botuar apo kanë
pikturuar për shqiptarët, përkatësisht shqiptarët, sa duke u mahnitur pas atyre
njerëzve të një kombi të lashtë, e tepër specifik gjatë historisë së mbijetimit
të tyre, po aq edhe nga specifikat gjenetike, etnike e trashëgimore. Kjo ishte
shtysa e parë tek akëcili prej tyre për të thurur poezi a poemë, për të
pikturuar peizazhe shqiptare a edhe trupat e tyre, për të shkruar tregime, romane
a drama për të ngjarat e tyre specifike e mbi të gjitha tragjiko-heroike, po
janë një grup jo i vogël sish që qëndruar me vite të tëra mbi dokumente e hulumtime historike vetëm për ta zbardhur të
vërtetën e tyre, të cilën, me pabesi, ua kishin mbuluar shekujve. Pra shkencëtarët
e tillë,sado që thelloheshin në gjetjen për fatin e tyre, aq më shumë mahniteshin
për lashtësinë aq sa filljeta, për rezistencën
fytafyt me sulmet e kundërshtitë e ardhacakëve të tjerë për t’ua gllabëruar
tokën, kulturën, përvetësim i gjithëpërfshirës sa me synimin për ta zhbëre njëherë e përgjithmonë,
se ata nuk kishin asgjë të tyren.
Përveç tjerash këta intelektual të dalluar botërore, shpesh
edhe kalonin në shkallën e adhurimit të shqiptarëve, madje edhe duke pasur
kujtim të domosdoshëm veshjet e tyre të larmishme, plot kolorit dhe me ngjyra të
ndezura si dhe zemra e tyre, sa bënë fotografi për kujtim me veshjet
karakteristike të tyre. Me ato kostume ata ndjenin edhe një krenari, duke pasur
mendjen te krenaria e të parit shqiptar që u shqua përjetësisht në jetë, me bëmat
e tij në lëmenj të ndryshëm të jetës.
Për shqiptarët gjatë historisë kanë shkruar studiues të ndryshëm,
shkrimtarë, diplomatë, gazetarë, udhëpërshkrues, piktorë e kush jo, që u ka
rënë rruga apo fati të jenë në mesin e
tyre, si Guillaume Adam, Jean Claud Faveyrial, William Martin-Leake, Edith
Durham, Ftanz Babinger, Roberto Almaggià, Conrad Malte-Brun, Antonio Baldacci,
Guissepe Valentini, Henrik Bari?, Franz Bopp, Georga Fred Williams, Henri Boissin,Evlijs Çelebi, Henri Descoins, Miranda Vickers, Fabian Barcata, Marcin
Czermi?ski. Christian Schmed, Dimitrije
Mita Mitrovi?, Paul Ziberc, Christine von Kohl, Peter Barlt, Edward Lear,
Agnija Vasiljevna Desnickaja, Carl Patsch, Jire?ek Kostantin, Rose Wilder Lane dhe një duzinë të tjerësh.
Këso radhe, shkurtazi por për kuriozitet, po i përmendim disa
nga ata adhurues të huaj për racën shqiptare. Respektin e manifestuan edhe me
veshjen kombëtare shqiptare.
1. George
Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) është një poet
romantik anglez, i cili kishte shëtitur vende të ndryshme të Europës, po edhe të
Ballkanit, ndër të cilat edhe tek shqiptarët. Ai ishte mahnitur me këto vende
dhe natyrën ekzotike, sa edhe për karakteret, pamjet, veçantitë dhe madhështitë
e shqiptarëve. Ishte edhe mik i Ali Pashë Tepelenës. Mbi të gjitha i lënë
përshtypje tradita e shqiptarëve, trimëritë e tyre dhe entuziazmi e pashuar për
liri.
Të gjitha këto ndjesi dhe përshtypje i lë dëshmi në
vargjet e përjetshme të poemës “Çajld Harold’s”
2. Ludwig
von Thallóczy (Ludvig Taloçi, 1854-1916), ishte
historian hungarez, i cili hulumtoi shumë dokumente për shqiptarët, të cilat më
pastaj u botuan në dy vëllime të plota me bashkautor. Është me interes të
përmendet një vepër e tij, e shkruar gjermanisht dhe e përkthyer shqip nga
shkodrani Stefan Curani, me titullin “T’ nnollunat e Sc?ypniis”, botuar më
1898, me emrin e rrejshëm autorial prej
Gni Geget ?i don vènnìn e vet. Kjo mbase është një libër i parë historie që
ndriçon dhe sqaron shumëçka për rrjedhat historike të popullit shqiptar, duke shprehur
dashuri dhe adhurim njëkohësisht.
3. Theodhor
Anton Max Ippen (Teodor Anton Ipen, 1861-1935) ishte diplomat austriak,
por nuk iu nda asnjëherë studimit të albanologjisë. Shërbeu konsull në Shkodër,
pastaj ishte i pranishëm edhe në takime të ndryshme ndërkombëtare ku bëhej fjalë
për fatin e shqiptarëve. U njoh, pra, dhe u mishërua me historinë dhe fatin e
këtij populli, duke i thelluar njohuritë përmes hulumtimeve. Ato dije dhe
njohuri i shprehu në veprat e tij, si: “Kontribute për historinë e brendshme të
Shqipërisë në shek, XIX”, “Dy episode nga historia e Shqipërisë”, “Shkodra dhe
ultësira bregdetare e Shqipërisë Veriore”, e tjerë.
4. Mary
Edith Durham (Edit Durham, 1863 – 1944) është etnografe, shkrimtare dhe antropologe angleze. Ajo udhëtoi në
vende të ndryshme të Ballkanit, gjithsesi edhe të Shqipërisë, e cila i bëri
përshtypje të rrallë, si për natyrën e bukur e po ashtu edhe për njerëzit, me
doket, zakonet e veshjet e tyre. Për të gjitha këto ajo shkroi vepra të plota,
si: “Lufta për Shkodrën”, “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, “Shqipëria e
Epërme”, e tjerë.
5. Milan
Šufflay (Millan Shuflai, 1879
- 1931) historian kroat, i cili kishte qenë i interesuar shumë për historinë e Shqipërisë,
duke botuar si koautor dy vëllime me dokumente, por edhe vepra të plota, si:
“Qytete dhe kështjellat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës” dhe “Serbët e shqiptarët”.
Po ashtu botoi edhe romanin historik me temë shqiptare, me titullin “Konstantin
Balsha”. Kishte një projekt për ta shkruar të plotë historinë e Shqipërisë, për
çka edhe vizitoi Shqipërinë. Por, pasi u kthye nga atje, u vra nga policia
sekrete jugosllave.
6. Miksimilian
Lamberc (Maximilian Lambertz, 1882 -1963) albanolog austriak që
kishte bërë shumë për çështjen e gjuhës shqipe dhe studimit të saj, për çka bëri
edhe një ekspeditë në Shqipëri. Mblodhi dhe publikoi materiale interesante të
letërsisë gojore shqiptare, në veprën “Poezia popullore shqiptare” si dhe
“Pwrralla shqiptare dhe tekste të tjera...” në vitin 1917, përkatësisht 1922. La në dorëshkrim
edhe studime tjera me vlerë të pakundërshtueshme, siç është vepra e tij “Epika
popullore shqiptare”, ku mbrohet me të drejtë fillesa shqiptare e këngëve të
kreshnikëve.
7.
Joseph Roth (Jozef Rot, 1894-1939) gazetar dhe romancier gjerman me origjinë hebraike. Është i njohur
romani që e përjetësoi “Legjenda e Santo Bevitores”. Romani i tij “Job” 1930,
ka temë jetën hebreje, të cilën temë e trajton vazhdimisht Po ashtu disa nga
romanet i janë xhiruar edhe filma..
Ai bëri fotografi me veshje kombëtare shqiptare në
Shqipëri në vitin 1927, për të cilin fakt nuk gjeta informacion se në çfarë
rrethanash kishte qendruar aty.
8. Blanche
Payne (Blanshe Pajone, 1897-1972)
kjo studiuese amerikane nga Kanzasi, ia ka kushtuar jetën veshjeve të ndryshme kombëtare,
ku ka veshur edhe vetë kostume shqiptare. Për këtë studim interesant dhe të
gjerë, ajo kishte bërë ekspedita në Europën Qendrore dhe në Ballkan, deri në
vitet ‘30. Përvojën profesionale dhe rezultatet e ekspeditave në rajon, i botoi
në librin “Historia e kostumeve”.
9. Berit
Backer (Berit Beker, 1947 - 1993) antropologe norvegjeze, e
cila iu përkushtua studimit të antropologjisë shqiptare, kryesisht në Shqipëri
dhe në Kosovë. Ajo madje kishte qëndruar në një familje për një vit në fshatin
Isniq, duke e përjetuar nga afër mënyrën e jetesës, veshjes dhe marrëdhënieve
familjare shqiptare tradicionale, të cilat i kishte publikuar në veprën “Ndryshimi
i organizimit të familjes ndër shqiptatrët e Kosovës”.
10.
Robert Elsie (Robert Elsi, 1950 - 1917) ishte gjerman i lindur në
Vankuver të Kanadasë. Ishte shkrimtar, studiues e përkthyes. Vdiq në Bon të
Gjermanisë.
Mbasi studioi në Gjermani, Francë e Irlandë, ai në Bon
mbrojti doktoranturën më 1978. Në Shqipëri ishte disa herë, e po ashtu edhe në
Kosovë, në kuadër të takimeve shkencore e seminareve për kulturën dhe historinë
shqiptare, ku njohu dhe iu përkushtua historisë dhe kulturës së këtij populli.
Aq shumë i adhuroi, sa në fund la amanet që të prehej në tokën shqiptare, andaj
u varos në Alpet Shqiptare.
Ai botoi disa vepra kapitale për shqiptarët, duke qenë një
kundërshtim krejt ndryshe nga deri tashti, ku ndriçoi të vërteta të mohuara, pa
asfare ndikimi as politik e as institucional. Rreth 61 vepra gjithnjë për
krijues të veçantë shqiptarë, por edhe histori e studime të ndryshme që lidhen
domosdoshmërisht për shqiptarët. Është edhe një vlerë, se ato vepra janë
shkruar e botuar në anglisht, duke bërë paraqitjen dinjitoze të artit, kulturës
e historisë sonë në përmasa ndërkombëtare.
Disa nga veprat e tij, janë: “Historia e letërsisë shqipe’,
“Fjalor historik i
Shqipërisë, “Fjalor historik i Kosovës”, e të tjera.