| E premte, 16.09.2022, 06:29 PM |
Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij
Nga
Gjon Keka
Në
kohët antike, ka patur tregime të ndryshme se si njerëzit, luftëtarët,
mbretërit, princat etj. kanë qenë të lidhur më kafshët e tyre që ata i kishin
në shërbim të tyre personal, për shembull me kuaj që kanë patur beteja në
luftëra të ndryshme etj.
Shpesh
disa nga ngjarjet që nga antikiteti e deri në mesjetë u atribuohen nga njerëzit
për shkaqe të mbinatyrshme. Vdekja e luftëtarëve të dalluar në veçanti
shoqërohet pothuajse gjithmonë me një dukuri të çuditshme. Kafshët që u
shërbejnë zakonisht ngordhin, pasi shumë shpejt ata e përçmojnë ushqimin e tyre
dhe dëshirojnë të kenë mall për zotërinë e tyre.
Sikur
mësojmë nga bashkohësit e tij, kronistët etj, edhe kali i mbretit arbëror
Gjergj Kastrioti nuk lejojë askënd tjetër t'i vendosej në shpinë, dhe nuk donte
asnjë nga ushqimet që i ofroheshin. Kjo në fakt tregon për lidhshmërinë e tij
me të zotin e tij, një lidhshmëri kjo e natyrshme.