| E premte, 09.09.2022, 06:15 PM |
KRYEKËNGËS SË ÇAMËRISË
Pesë vjet të
Kushtetutës të Republikës së Çamërisë dhe Himnit të Çamërisë
Sot, më datë 09.09.2017, kemi një lajm shumë
të rëndësishëm për kombin, e veçmas për Çamërinë. Qeveria e Republikës së
Çamërisë, pas zgjedhjes së Qeverisë së Re, për herë të parë, realizon dy vepra
historike:
Kushtetutën dhe Himnin e Republikës së
Çamërisë. Të dyja këto vepra janë realizuar për mrekulli e me nivel të lartë
cilësor.
Himni Kombëtar i Çamërisë është një
Kryekëngë, marsh liriko-epik – ka linjë melodike të ëmbël, e po aq është
kumbues e evokues ndaj historisë çame. Në të gjitha vargjet e himnit koncetrohen
kulmet e historisë sonë, tragjedita çame, ideali kombëtar i saj...
Evidentohen plagët shekullore, „Gjokset e
përgjakura të Nënës Çamëri“ që mëkojnë këngën shqiptare në këto brigje. „Toka
çame është e bekuar dhe e uruar, – thotë himni, prandaj ajo është dritë e
Shqipërisë“.
Poeti Atdhe Geci në
bashkëpunim me kompozitorin Izet Kallaba, solisten Ylberina
I. Avdyli, dhe dy veprimtarët kombëtarë – Bekim Bytyqin dhe Xhevdet
Hajdarin – janë relizatorët e këtij Himni madhështor për Çamërinë.
Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh me atdhetarizëm, të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë të Unifikuar.
Është kuptimplotë fakti që këtë himn e
realizuan një grup shqiptarësh nga Kosova dardane, çka do të thotë: skaji
verior i kombit tonë i këndon skajit tjetër jugor të atdheut… e kjo tregon se
dielli ynë etnik sot është në zenitin e tij.
Idajet
Jahaj, shkrimtar
Hollandë, Hagë, 09. 09. 2017
HIMNI ÇAMËRISË
Çamëri tokë pellazgjike
Pallë Epiri në lashtësi
Je stërgjyshe e shqiptarëve
Në Dodonë e Iliri
Gjokset tua të përgjakura
Drejt fitores në lavdi!
Refreni:
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin kuq e zi
Ti je gjaku i Janinës
Ti je dritë e Shqipërisë
Plagët tua shekullore
Ndritën zjarrin e lirisë...
Këngët tua nuk shterojnë
N´zemrat tona të rinisë
Refreni...
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin kuq e zi
Çamëri fole shqiponjash
Brinjët tua i ke shpatë
Jatagan mbi fustanella
Vendit tonë i dalim zot
Mëmëdheu po na pret
Gjithandej deti
buçet,
Çamëri, e jona Çamëriiiii!...
Tekstin; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit: Ylberina I. Avdyli
p.sh. Himni
Çamërisë me zë gjendet
në Yoo Tube në disa adresa; ikv.at