| E premte, 09.09.2022, 05:12 PM |
13 shtator: në Tiranë, promovohet vepra "Kosova" në tetë vëllime
Nga
Rali LURA - Tiranë
Shtëpia
botuese "Jalifat Publishing" nga Houstoni i Teksasit në SHBA, Qendra
Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACBS) në Tiranë dhe "Gazeta e
Alpeve" (medium PanShqiptat e NdërBallkanik), organizojnë Promovimin e
veprës-kolonë të historianit Jusuf Buxhovi "Kosova" I-VIII” (në
gjuhën shqipe), "Kosova" I,II,III (në anglisht) si dhe "Kosova -
histori e shkurtër".
Promovimi
mbahet më 13 shtator 2022, në orën 11.00, në Akademinë e Shkencave të
Shqipërisë, në qendër të Tiranës.
Nderojnë
me praninë e tyre akademikë, profesorë e doktorë, studiues, diplomatë, gazetarë
etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Amerika dhe Europa.
Nga
Amerika ka ardhë edhe botuesi i veprave të Buxhovit, veçmas atyre në anglisht,
botuesi Ramiz Tafilaj i “Jalifat Publishing” në Huoston-Teksas, SHBA, i cili
këto ditë ndodhet në Kosovë, i cili ka shpërndarë veprat e Jusuf Buxhovit në
anglisht në institucionet më të larta të Amerikës, në disa universitete
amerikane me famë ndërbotërore, në Kanada etj., si dhe në Kosovë, Shqipëri,
Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës etj.
Në
këtë promovim elitar do të nderojnë me praninë e tij edhe Presidenti i Bordit
Botues të “Gazeta e Alpeve”, Besnik Mustafaj- President i Këshillit të
Ambasadorëve Shqiptarë, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, një ndër
shkrimtarët e publicistët shqiptarë më të përkthyer e libra të botuar në disa
shtete e kontinente të botës.
Gjithashtu,
në këtë promovim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Qendres Shqiptare të
Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS), ambasador Islam Lauka, ish ambasdori i
parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disa monografive për
Kosovën etj.
Ky
promovim, i organizuar nga “Jalifat Publishin” në Huoston-Teksas, SHBA, Qendra
Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) dhe Bordit Botues i “Gazeta e Alpeve” (medium
PanShqiptar e NdërBallkanik), do të moderohet nga ambasador Flamur Gashi, Ish
Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Shtypit, me rastin e vizitës së
Presidenti Xhorxh W. Bush në Tiranë etj.
Vepra
“Kosova e historianit e gazetarit të njohur Jusuf Buxhovi është një nder
kombëtar për historinë e brezat, ashtu sikurse për të gjithë pjesmarrësit e
ftuar nga bota akademike e diplomatike
dhe për mediat shqiptare e të huaja është nderim e vlerësim i veçantë prania e tyre në këtë promovim elitar
të 13 shtatorit 2022, ora 11.00, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Tiranë, 9 shtator 2022