Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Matish Lisna
E premte, 02.09.2022, 06:33 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa
Nr. 62. Zamak i Flamurit…
DON MATISH LISNA
Historia
e pashkrueme e epokës ma barbare dhe kriminale që vazhdon me kenë Historia e
qytetit Shkodres nga viti 1944 – 1991, asht dishmia e saktë e “komunizmit ma
antinjerzor e terrorist që asht provue në një popull prej 28.000 banorësh, në
Token ku shkeli Shën Pali në vitin 56 t’ Epokës së Re, dhe sot, ajo histori
asht e panjohun jo vetem nga kontinenti Europjan, po e tham me bindje të plotë
se asnjë shtet komunist n’ Botë nuk e ka provue.”
Shkodra
kje dënue me vdekje e shfarosje nga sllavokomunizmi! Pushkët e para të
shprazuna mbi kokat e shkodranve ishin sinjali i terrorit komunist, të cilin e
drejtonte krimineli anadollak Ever Hoxha, që nuk u mjaftue me 26 burgjet e
birucat në të gjitha anët e qytetit, por edhe vorfnimin e familjeve që kishte
Shkodra atëherë, me mbylljen e dyqaneve të Pazarit, me tatimet dhe burgosjet e
tregtarve, me shtetizimet e shtëpijave e, mbi të gjitha me shpalljen e “qendres
së reaksionarve” të cilët, për shfarosjen e këtyne qytetarve “sollën në qytetin
Verior llomin e të gjithë Shqipnisë së posadalun nga lufta, vetëm për varrosjen
përfundimtare të qytetnimit.”
Mbrenda
katër vitësh jugosllavët jo vetëm, plaçkitën magazinat e tregtarve Ulqinaku,
Rroji, Nikshiqi, Ademi, Tahiri, Muzhani etj., por vetëm, nga torturat e
mnershme që vuejti i ndjeri Man Tepelia, dorëzoi 13 teneqe vojit gurit, me
napolona ar të vetat që kishte të groposuna në fshatin e Kuçit.
Në
Beograd e në Moskë dihet se janë tregtue mallna me firmen “Ulqinaku”.
Fatkeqësia
ma e madhe e një Populli e provueme nga historia e Shqipnisë ishte atëherë
ashtusi dhe sot, kur shteti i tij qeveriset dhe drejtohet nga vagabondët,
kusarët, gjaksorët, drogaxhijët, mashtruesit tradhëtarë dhe të shitunit agjenta, që për dy pare të flliqta
kryejnë të gjitha veprat e trathtisë ndaj Popullit e Atdheut të vet, për hirë
të kolltukut. Qellimi kryesor atëherë ashtusi sot, ishte zhdukja e brezit
kulturor Europjan, zhdukja e themeleve të Françeskanve Shqiptar, shrranjosja e
Atdhetarizmit Verior dhe plaçkitja e pronave të tyne me kulm e themel, tue
fillue nga bibliotekat personale.
Po,
me trashigimtarët e tyne çfarë ndolli? –Shumica u arrestuen si element i
“paknaqun” ndërsa, ata, që vuejten interrnime e papunsi, përfunduen ndër ferma
e rruga ura, dhe, pothuej asnjë nuk kishte të drejtë me vazhdue shkollat e
mesme, me përjashtim të disave në shkollën pedagogjike.
Me
elementin e deklaruem “armik” lufta ishte e haptë dhe e vazhdueshme, sigurisht,
tue u mbështetë në parimet e diktaturës së proletariatit nën të njohunen
formulë marksiste antinjerzore të “luftës së kllasave”.
Kujtoj
si sot një thanje të Prof. Kolë Alimhillit, kur e pata takue para pallatit
Prefekturës: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg,
kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajt e
fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin e vendosun nga diktatura.” Kujtoj mirë
aso kohe arrestimin e mësuesës së nderueme zj. Ida Lezhja në shkollën
pedagogjike e, sa si Ajo, të tjerë si Ruzhdi Çoba apo, intelektuali Injac
Baqli, i cili, jo vetëm hetohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti, po, masakrohet
deri aty sa vdes në podrumet e spitalit të burgut e, pse ? – Vetëm, se Injaci i
shkretë s’ pranon me nënshkrue deklaratë bashpunimi me sigurimin e shtetit
(dosja nr. 1989), e prëgatitun nga hetuesi Fahri Kraja, që tashti duhet të jenë
dekorue nga presidenti “nderi i kombit”, mbasi edhe ky, “ka mbytë edhe një
katolik ma shumë në Shkoder”.
Edukimi
antikombëtar në favor të shovenistve sllavo – aziatikë kishte fillue që në
janar të vitit 1945, kur inspektori i arësimit, partizani Shaban Arra, erdhi në
fshatin Dajç të Bregut të Bunës dhe na komunikoi në shkollën atje se, “nuk
duhet këndue ma Hymni i Flamurit i shkruem prej At Fishtës!”.
Me
datën 16 Shtator 1949 Ever Hoxha erdhi në Shkoder. Kur ai foli në balkonin e
Prefekturës, në krahun e tij të majtë, pra në krahun e “zemres” nëse kishte,
mbante “shokun e shtrenjtë, birin e denjë të kllasës puntore të Shkodres, Tuk
Jakovën.” Pa kalue as dy a tri vjet, Tukut i rrëshqiti kamba e thej qafën,
pikërisht, nga “shoku i armëve” Ever Hoxha. Kur filloi me botue veprat e tija
bash Everi e akuzon Tukun në lidhje me klerin katolik dhe, nxjerrë helmin e vet
të fanatizmit antikatolik që ndryente bashkë me vnerin e tij në shpirtin e
katranosun, se gjoja miku i tij Tuku, ka ndihmue indirekt me mënyrat e veta
klerin katolik. Një rrenë aq e madhe sa kjo shpifje e krijueme nga ai ndër
vepra, nuk zen vend në asnjë rast që kriminelat komunista janë tregue
“njerzorë” të pakten “njëherë” në një veprim të tyne.
Mbizotnonte
në të gjitha veprimet shtetnore urrejtja per Veriun. As nuk mund të mendohej
një kriminel vrastar si kryetari i degës së mbrendshme të Shkodres, që mbasi
torturoi e pushkatoi klerikët katolik Shqiptar, shoku Ever e gradoi edhe
gjeneral. Dhe kjo gradë turpi ju dha pikrisht kur zhvilloi në Shkoder gjyqin
fallco të Don Ejell Kovaçit. E mjerisht, as sot gjykatat nuk kanë ba asnjë
veprim me ndryshue proceset mashtruese t’ sa pushkatimeve. Asnjëherë Shkodra
nuk harron qendrimin Burrnor të At Florian Berishës SJ., At Leonard Shajakut
dhe At Marjan Prelës, të cilët, vetëm, pse nuk pranojnë “me kallxue Rrëfimin”,
vuejtën sa vite interrnimi e burgje nga dëshira për zhdukjen e Tyne nga
krimineli Hilmi Seiti, i cili me ato krime kërkonte me u veshë në spaleta
gjeneralësh vrastar tue krijue simpatinë tek anadollaku Ever Hoxha, sherbëtor i
shovenistve sllav e oriental deri ditën e ngordhjes së tij që, pa kursim për
hirë të kolltukut ndihmohej nga Ramiz Alia dhe grupi servil dhe kriminal
terrorist i byrosë politike të PPSh.
Duhet
shkrue dhe mos me heshtë asnjëherë ndaj asaj së vertete që ka kalue dhe po
vazhdohet edhe sot, per shfarosjen mizore që po organizohet edhe nder ditet
tona tue shkombtarizue Shqipninë, me largimin e dhunshem të rinisë e veprat
tjera të pajustifikueshme si e si me zhdukë Trojet e Arbënisë.
Kujtoj
mirë mësuesin e rij t’ asaj kohe Matish Lisna, kushrini i xhakonit të njohun
Mark Çuni, kur sherbente në Barbullush dhe, njëditë vetem kur u hap lajmi se
Matishi, kishte vendosë me ndrrue krejtësisht drejtimin e Tij të jetes dhe, me
Ju kushtue rrugës shpirtnore të meshtarisë, nën kujdesin e të Nderuemit e të
perkushtuemit Ipeshkvit Shkodres Imz. Ernesto Çoba. Ai u shugurue në vitin 1956
dhe ishte vertetë një klerik model jo vetem në dukje të parë, po edhe si predikatar i shkelqyeshem, që me një
oratori të rrallë nga predikatoria e Katedralës së Shkodres në pragun e 100
vjetorit të saj, ka thithë mbarë popullin e Shkodres me rrethet e saja, po në
mënyrë shumë të veçantë binte në sy dëshira e rinisë Shkodrane me ndigjue predkun
e Tij.
Ishte
një kohë shumë e shkurtë ajo që e bani Don Matish Lisnen me kenë jo vetem i
kerkuem, po edhe i dishruem e i pranishem nder ambjentet tona.
E
ky ishte një kandveshtrim i papelqyeshem per qeveritarët antinjerzorë.
Nuk
mungonin as dashakqijtë e Sigurimit që ishin të gatshem per veprime.
Po
ato ditë kur Hilmi Seiti, pushkatoi Don Ejllin organizon dhe zhdukjen
misterioze të Meshtarit të rij Don Matish Lisna, i cili vdes nga helmatisja,
vetëm se, “fjala e Tij kishte arritë me elektrizue shpirtin e masakruem” nga
ideologjia marksiste të Rinisë Heroike Shkodrane! U mjekue disa ditë në një
repart të spitalit civil të Shkodres, po pa rezultat. Don Matish Lisna u nda
jeta me 20 Tetor 1958, në moshen ma të bukur të jetes së Tij dhe asht i
vorrosun në Rrëmaji. Seksioni Katolik i Sigurimit shtetit zbatonte detyrat.
Don
Simon Jubani shkruente: “Don Matish Lisna ishte një gjeni, që e kishte të
rrallë shokun. Predket e Tij në muejn maji të 1958, me efekt të madh në popull
s’ kishin si mos të shqetsonin pushtetin diktatorial, ndaj në këto raste
merreshin të gjitha masat që të eleminohej një njeri i tillë.”
Dhe
me të vertetë ashtusi tha Don Simon Jubani u veprue me të gjithë Ata që me
veprat e veta Atdhetare dhe Fetare, pa kursye as jeten kur ishte rasti: I kanë
sherbye Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 2 Shtator
2022.