E merkure, 13.11.2024, 06:20 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Revista 'Life' nderon dhe kujton Nënë Terezen

E premte, 02.09.2022, 06:58 PM


“Me gjak, unë jam shqiptare…”

REVISTA “LIFE” NDERON DHE KUJTON NENË TEREZEN NË 25-VJETORIN E SHKUARJES NË AMSHIM

Nga Frank Shkreli

Për disa ditë tani, anë e mbanë botë, përfshir këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kujtohet jeta dhe veprimtaria e Nenë Terezës, në 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim (5 Shtator, 1997). Edhe këtu në Amerikë po organizohen përkujtime dhe simpoziume të ndryshëm, në kujtim të këtij përvjetori, si për shembull simpoziumi që do të mbahet në Universitetin Katolik në Washington DC dhe shumë të tjera, si ky, anë e mbanë Amerikës.

Edhe media amerikane në përgjithësi duket se nuk do e qesë në hararesë këtë përvjetor dhe kujtimin e Nenë Terezës -- kësaj bije krenare të Kombit Shqiptar.  Më ra në sy sot në mengjes një botim i posaçëm i revistës së njohur amerikane, historike dhe me vlerë, “LIFE”, që ka vazhduar të botohet -- me formate të ndryshme -- që nga viti 1883 e deri në ditët e sotëme. Kjo revistë prestigjoze amerikane e njohur, botërisht, i kushton ekskluzivisht një numër të posaçëm jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës – në 25-vjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.

Edicioni fundit i revistës “LIFE”, kushtuar Nenë Terezës me rastin e 25-vjetorit të ndarjes së saj nga kjo jetë.

Siç dihet, Nenë Tereza ka jetuar dhe vepruar në periudhën modern të medias së shkruar, vizive dhe në prag të revolucionit teknologjik të informacionit. Për ‘të, janë shkruar dhe botuar mijëra artikuj e libra, janë prodhuar filma dhe programe televizive të panumërt -- dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës, jo vetëm  në Shtetet e Bashkuara por edhe anë e mbanë botës.

Nenë Tereza është ndër 5-6 veta në të gjithë botën që kanë marrë titullin qytetar nderi i Amerikës.  Nenë Tereza, e dashur dhe e respektuar gjithmonë nga media amerikane – megjithëse nganjëherë nuk mungonin as kriktikat ndaj saj. Për shumicën e amerikanëve të thjesht, përfshir median, si dhe për përfaqsuesit më me influencë dhe më të fuqishmit e politikës amerikane, Nëna Tereze pasqyronte dhe shpërndante dashurinë dhe dinjitetin për çdo krijesë njerëzore, pa dallim, përfshir edhe të varfërit e më të varfërve të botës.  Këtë respekt po tregon edhe revista e njohur amerikane, “LIFE” me edicionin e saj të fundit.

“E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotëmen, Prandaj,le të fillojmë” (Nenë Tereza)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: 'Dashuri më të madhe nuk ka' Frank Shkreli: Kush provokon me statujat e Stalinit dhe Leninit në Tiranë?! Frank Shkreli: Në kuadër të 25-vjetorit të kalimit në përjetësi të Shën Nënë Terezës Frank Shkreli: Në 10-vjetorin e shkuarjes në amshim të Arbën Xhaferit Frank Shkreli: Prapë bien kambanat në kishën e Currajve t’Epërm Frank Shkreli: Gjekë Marinaj, poeti erudit po pushton botën me poezinë e tij Frank Shkreli: Marrveshja Abazoviç-Porfirije - Krim ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve Frank Shkreli: Komuniteti shqiptaro-amerikan në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe vlerat e përbashkëta Frank Shkreli: Në këtë ditë të lutemi për Viktimat e Komunizmit në Shqipëri! Frank Shkreli: Governatorja e Nju Jorkut takohet me shqiptaro-amerikanët në rrugën Gjergj Kastrioti Frank Shkreli: Një fillim i mbarë me një hap të mbrapshtë! Frank Shkreli: Lek Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës Frank Shkreli: Apostulli i lirisë fetare - Dom Simon Jubani Frank Shkreli: Morali i Protestës Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishëmve Frank Shkreli: NATO, Rama dhe Liria e Shtypit në Shqipëri Frank Shkreli: Me rastin e 15-vjetorit të vizitës së Presidentit George Bush në Tiranë Frank Shkreli: Presidenti John F. Kennedy - Unë jam qytetar i Berlinit Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës, apel për ndihmë! Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora