Kulturë
Ardian Ndreca: Polimeret e silikonit nuk kanë asnji ndikim domethanës tek kordat zanor
E enjte, 01.09.2022, 06:00 PM
Ardian Ndreca:
Kush
asht ai që mbërrin me riprodhue fillim e mbarim nji kangë të këtyne yjeve të
showbizit të sotëm?
Pa
pasë nevojë me qenë nostalgjik, por brezi jem asht ende sot në gjendje me
riprodhue motivet e Vaçe Zelës, Gaqo Çakos, Tonin Tërshanës që janë këndue jo
dje e pardje por nji gjysëm shekulli ma parë.
Sot
muzika e showbizit, tallavatë laramane, reduktohet vetëm tek pjesa ritmike,
ndërsa poezia dhe melodia janë zbehë (e ky asht nji eufemizëm). Vendin e tyne e
ka zanë kryesisht pamja e jashtme, markat e veshjes, grimi, protezat e
silikonit, ndërhymjet e kirurgjisë plastike që s’mbarojnë kurrë pse sa rregullohet
nji anë prishet nji tjetër.
Në
natyrë muzikaliteti lind për me ndihmue kafshët me mbijetue dhe për me mbështet
riprodhimin e species, ky asht motivi që kafshët “këndojnë” apo ma mirë me
thanë lëshojnë tinguj me muzikalitet. Njeriu i ka shtue këtyne dy funksioneve
misionin e artit dhe ka krijue instrumentet muzikore dhe fjalën. Sigurisht dy
motivet e para nuk janë zhdukë, por i nënrenditen idealit të artit.
Edhe
në natyrë zogjtë ma të hijshëm, ato me pupla shumëngjyrëshe e lafsha të
derdhuna mahnitëse nuk janë kangëtarët ma të mirë. Bylbyli asht gati krejt
anonim në kandvështrimin kromatik por asht mbreti i kangës. Ndoshta natyra
kërkon me na komunikue diçka edhe nepërmjet kafshëve!
Gjithsesi
nji gja asht e sigurtë: polimeret e silikonit nuk kanë asnji ndikim domethanës
tek kordat zanore.