Mendime
Nue Oroshi: Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi
E diele, 28.08.2022, 07:33 PM
Nue Oroshi, Mark Krasniqi dhe Muhamet Shatri
Në Prishtinë si maja e lisit del prej kullës Mark Krasniqi
Nga Nue Oroshi
Këto
ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për
profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin.Sot e shtatë vjet më parë u nda nga
ne atdhetari , studiuesi , etnologu,
shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë
të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra
ndesh me politikën shoviniste serbe. Ishte i vetmi i cili i kishte kundërshtuar Vasa Qubrilloviqit shfarosesit të shqiptarëve
i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar.E Akademik Mark
Krasniqi ju patë drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: " Këtë dizertacion
të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit
tim shqiptar.Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në
Slloveni. Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e
qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për
aktivitetët e Shoqatës "Trojet e Arbrit" se e kishim edhe Kryetar
nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri. Kishte rast
që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe mi tha këto fjalë:
" Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je por në gjeneratën
tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë
shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti. "Këto fjalë vërtetë me
motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rastë te veçantë
kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te
takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi profesor Marku duke folur për
tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë:
" Shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar.Në një krahinë në
Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam por që në
shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën. Por
politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: "
I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë? Profesor Marku u zu
ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: arushat e bardha. Dhe në këtë
shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit e kujtojmë këtë
atdhetar i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga
Bashkimi Kombëtar !