Mendime
Hasan Hasanramaj: Qytetaret dhe strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit i pyesim
E merkure, 24.08.2022, 06:33 PM
Qytetaret
dhe strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit i pyesim
Ku ishit qe njëzet e dy
tri vite që heshtet ndaj vendimeve arbitrare të parlamenti serbë i cili
është në fuqi?! ...
Në
vitin 1993 parlamentet serbe në Beograd dhe në Deçan me vendimet arbitrare
kompleksin turistik, Stacionin e Bletarisë, Pushimoren e fëmijëve dhe prona të
tjera në Deçan i dhurohen në pronësi të përhershme manastirit të Deçanit. Gjatë
këtyre vjetëve ne mjetet e informimit ashpër është reagua kundër këtij vendime
arbitrar dhe UNMIK-ut ku kërkuam që këto pasuri t’i kthehen në pronësi të përhershme
të kuvendit të komunës së Deçanit, por për fat të keq përveç fjalëve të thata
nuk u ndërmor asgjë deri me tani. Të gjithë strukturat udhëheqëse të Kosovës
dhe ato të komunës së Deçanit duhet të
përgjigjet para popullit për mos kryerjen e detyrave të tyre...
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e pastër që lëshohet nga Bjeshkët e
Nemuna, pishat shtatgjata dhe druajt tjerë, flora dhe fauna e pasur që mbulon
kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, Lumi i Bardh,
gryka piktoreske e Deçanit , basenit , uji i tharbet dhe bukurit tjera atraktive dekada me radhë ishin viset
me tërheqëset për fëmijë, nxënës, student, të rinj, punëtor, pleq dhe turist
nga anët e ndryshme të Kosovës dhe viseve të tjera nga Evropa dhe botes, të cilët në Deçanin turistik kanë ardhur për
të ajrin e pastër, për ujë të ftohtë,
për t’i çlodhur sytë në këtë mozaik të bukur turistik që rrallë kund shihet dhe
për t’i mbushur muskujt me energji të re. E tërë kjo ishte dikur, kurse sot...
Parlamenti
serb në Beograd dhe ai në Deçan në vitin 1993 miratuan vendimin arbitrar në
seancat e tyre ku thuhet :’’Kompleksi turistik” me dhjetë hektar dhe objektet
që ka, Stacioni i bletarisë me afro 20 hektarë, Pushimorja e fëmijëve
Manastirit të Deçanit i japin në pronësi të përhershme”?!
Ky
vendim arbitrar i cili kishte një
prapavijë me pasoja të rënda ekonomike dhe politike habit qytetaret e 42
fshatrave të komunës së Deçanit dhe dashamiret e shumtë të turizmit në Kosovë
dhe më lagë. Historia dhe pleqet më të vjetër të Rrafshit të Dukagjinit nuk e
mbajnë në mend së ndonjëherë që ky kompleks turistik ka qenë pronë e manastirit
të Deçanit .
Të
gjithë atyre që kanë marrë vendime të tilla arbitrare dhe ata që po i mbrojnë
sot e kësaj dite u bëjmë me dijë se manastiri i Deçanit është manastir katolik
shqiptar, për çka flasin dokumente nga lëmi e historisë...
Para
luftës së fundit strukturat komunale dhe punëtoret serb që punofshin në
kompleksin turistik nga objekti i hotelit të ri të kategorisë super ‘’B’’vodhën
një pjesë e mirë e inventarit.
Pas
përfundimit të luftës dhe tërheqjes të serbeve nga territori i komunës së
Deçanit dhe hyrjes dhe vendosjes të forcave të KFORIT-it Italian në objektet e
Pushimores së fëmijëve dhe ata të UNMIK-ut në objekte e kuvendit të komunës në
Deçan-ish-punëtoret e ndërmarrjeve të Kompleksit turistik , Stacionit të
Bletarisë dhe Pushimores së fëmijëve me kohë trokitën në dyert e UNMIK-ut, nga
të cilët kërkuan që tu mundësohet kthimi në objektet e tyre,ku dekada me radhë
derdhen ndjerës dhe dhanë mund dhe aty të fillojnë punën ,në radhë të parë në
mbrojtjen e objekteve nga vjedhjet e barbarit tjera, mirëpo...
Pas
kërkesave të shumta me gojë dhe me shkrim kuvendi i komunës dhe udhëheqësit e
ndërmarrjeve të Kompleksit turistik , Stacionit të Bletarisë, Pushimores së
fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan nga shtylla e katër të UNMIK-ut morën
përgjigjeje së kërkesat e tyre për momentin nuk mund të realizohet me
arsyetimin së pasuria e Kompleksit turistik prej dhjetë hektarësh dhe ajo e
Stacionit të bletarisë prej afro 20 hektarësh me objektet edhe sot janë në
posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit- atë që e vendosi parlamenti
serbë në Beograd dhe Deçan administrata e shtyllës së katër nuk dhe organet ma
të larta shtetërore të Kosovës po vendnumërojnë n vend pa luajti nga vendi?!
Njëzet
e dy tri vite po kalojnë dhe vendimin
arbitrar i parlamentit të Beogradit dhe atij të Deçanit edhe sot në fuqi?!
Shtylla
e katër e UNMIK-ut duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të kuvendit,qytetareve
dhe punëtoreve të ndërmarrjeve në fjalë
nxorën vendimin numër 2000/45, në të cilin thuhet:’’pronat shoqërore dhe
ato shtetërorët në territorin e komunës së Deçanit tani e tutje do të
menaxhohen nga ana e shtyllës së katër të UNMIK-ut, e jo nga kuvendi i komunës dhe ndërmarrjet hoteliere
dhe stacionit i Bletarisë të Deçanit”.
Me
këtë vendim shtylla e katër e UNMIK-ut mur mbi veti përgjegjësin dhe
kompetencat për t’i mbrojtur dhe mbikëqyr nga të këqijat objektet shoqërore dhe
ato shtetërore në komunën e Deçanit, por nuk doli ashtu për çka më së miri
flasin fotografit e kamerës sonë?!
Vendimet
e dhunshme të Kuvendit të Serbisë, Deçanit dhe urdhëresa e shefit të Emisionit
Kombeve
të Bashkuara në Kosovë Z. Petersenit për krijimin e një Zone për mbrojtjen e
tetëqind hektarëve tokë duke filluar nga Ura e fshatit malor Bellës dhe deri ta
varrezat e serbeve në afërsi të Deçanit dhe tërë kompleksi turistik të
ndërmarrjeve shoqërore të hotelerisë “Iliria”, Pushimores së fëmijëve “Pishat e
Deçanit”, Stacioni i Bletarisë “Apiko” dhe pasurit private të qytetarëve, gjë
që më së miri shihet në hartën tonë janë sipërfaqe e një Zone të posaçme të
mbrojtura për rreth Manastirit të Deçanit,
që nuk synon interesat e 70.000 qytetarëve, sa ka komuna e Deçanit, gjë e
cila me plotë të drejt të banoret e kësaj ane
ka mbjell një dozë frikë së shumë shpejt do të behët shpronësimin e
pronave të tyre dhe krijimin e një Zone të banuar kryesisht me popullatë
serbe?...
Vendimi
i parlamentit serbë të Serbisë, Deçanit, UNMIK-ut, harta për faljen e tetëqind
hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, deklarata e Veton Surrojit se nuk duhet
të behët problem marrja e tokës në fjalë e cila do të mbetet në Kosovë
dhe nuk do të shkoi në Serbi dhe deklaratat e stafit të Manastirit të Deçanit
me në krye me Sava Janjiqin e të tjerëve është një mendim jo real, i gabuar me
një prapavijë të rrezikshme politike e cila nuk
shpinë në një rrugë të drejt dhe me perspektivë të mirë për të gjitha
palët...
Andaj,
të gjithë ata që u munduan të pronësojnë
tokat e sektorit shoqërore dhe atij privat në një anë, dhe në anën tjetër frika
që i ka kapluar nga fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe të tjerët që vijnë për
pushim në Deçanin turistik që njëzet e dy tri vite u penguan buzëqeshjen, lumturin, të drejtën
për jetë, pushim, rekreacion dhe qarkullim të lirë, të drejtën e shfrytëzimit
të pronës të trashëguar nga gjyshet dhe stërgjyshet nuk janë dashamirë që
punojnë për stabilizimin e situatës politike, ekonomike në Kosovë.
Andaj,
personeli i Manastirit të Deçanit me në krye me Sava Janjiqin duhet të dinë së
dekada më radhë këtë objekt të mirënjohur të kultit fetar ortodoks qytetaret e
komunës së Deçanit me besnikërinë më të madhe e kanë mbrojtur nga të papriturat
dhe do të mbrojnë edhe sot edhe nesër. Këtë e dinë, por për fat të keq në
momentet më të duhura po paraqiten si të shurdhët?!
Andaj,
dorën në zemër vendimet e parlamenteve të Serbisë, Deçanit, UNMIK-ut, harta
katastrale të cilat janë në fuqi janë disa prej fakteve të gjalla që na bindin
së reagimet dhe frika që i kapluar
qytetaret e komunës së Deçanit në kohën e
fundit nuk janë dezinformata, por realitet, të cilat deri sa të
çvlersohen vendimet në fjalë nga Gjykata
Supreme e Kosovës dhe organet tjera me
të drejt jemi do të mbetemi të gjithë të brengosur, duke u bazuar në përvojat e
hidhura në njëqind e njëzet e shtatë vitet e fundit...
Uzurpimet , vjedhjet dhe
rrënimet i lanë me gisht në gojë qindra punëtor të kompleksit turistik dhe
Stacionit të Bletarisë ?!
Njerëzit
me kulturë të ulët filluan “aksionet” në
vjedhjen e të gjitha të mirave të cilat i kishte kompleksi turistik me arsyetim
se këto janë pronë e manastirit të Deçanit?!
Jo,
“zotëri” shkatërrues, hajna dhe rrënues
e të mirave, kush jeni ju nuk e
dimë , nuk e dinë as forcat e SHPK-së, UNMIK-ut as ata të KFOR-it. Mirëpo, u
bëjmë me dije se objektet dhe kompleksi turistik i cili pas luftës ka qenë në
gjendje të rregullt, kurrë nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë pronë e manastirit
të Deçanit dhe as e parlamentit serb të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është
dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e kuvendit të komunës Deçanit, të
qytetarëve të saj dhe të punëtorëve, shumica e të cilët dekada më radhë derdhen djersë dhe mund për t’i
pritur dhe përcjell mysafiret e shumtë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të
komunës dhe të Kosovës, për t’i fituar
pagat mujore me të cilët kanë mbajtur gjallë familjet e tyre, a sot në komunën
e Deçanit po bredhin rrugëve të Deçanit duke trokitur nëpër zyre e komunës dhe
mjedise tjera për të kërkuar punë, por për fat të keq për ta punë nuk ka, nuk
ka bukë, por vetë pakënaqësi e revoltë...
Hajnat
dhe demoluesit mbi çatinë e objektit të ri dhe modern të hotelit të kategorisë
super “B” me një sipërfaqe prej njëmijë e treqind metra katrorë shkulen tërë sasinë e llamarinës së bakrit
dhe të gjitha të mirat tjera që ishin në këtë objekt dhe
para syve të KFOR-it, UNMIK-ut, SHPK-së, stafit të Manastirit të
Deçanit, qytetarëve e të tjerre e vodhën çdo gjë të mirë që ishte brenda këtij
objekti për çka më së miri flasin fotografit e kamerës sonë.
Edhe
objekti i mirënjohur të hotelit të vjetër me një kapacitet prej tridhjetë
shtretërish, restorantin, kuzhina, dy salla të pajisura me inventar dhe mjetet
tjera të tipit më të mirë dhe dy terasa më pesëqind vende për ulje janë të demoluar
dhe vjedhur. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte moderne të kamp
shtëpizave me një kapacitet prej tre deri në gjashtë shtetesh të kompletuara me
inventar, shumica e të cilave si na deklaruan disa prej punëtorëve që kanë
punuar në këtë ndërmarrje hoteliere, hoteli i vjetër dhe kamp shtëpizat ishin në gjendje të rregullt. Mirëpo, në
njëzet e dy vitet e fundit u demoluan, u
vodhën, u rrënuan, në mënyrë të
pamëshirshëm! Në to u vodhën dyer,
dritare, dysheme, inventari dhe të gjitha të mirat tjera që ishin në këtë
kompleks të mirënjohur turistik.
Disa
kamp shtëpiza, të cilat mirë po shefen në fotografit e kamerës sonë kanë
filluar t’i rrënojnë dhe të marrin çatitë komplete, tullat dhe të njëjtat po i
shfrytëzojnë për nevojat vetanake. Sot disa prej këtyre kamp shtëpizave janë
rrënuar dhe rrafshuar rrafshe me tokë dhe nuk ekzistojnë me?!
Nëse
UNMIK-ut, KFOR-it, AKM-së dhe SHPK-së dhe të tjerët nuk ndërhyhet shpejt dhe në mënyrë të
organizuar objekte e kompleksit turistik, të cilat ende janë në
këmbë shumë shpejtë do të zhduken nga sipërfaqja e dheut?!
Çka
është edhe me brengosësh nga objekti i
ngrohtores është vjedhur tërë aparatura,
makinat dhe dy kazan të mëdha të cilët u tërhoqën njëqind metra larg objektit
të ngrohtores, por për shkak të peshës së rëndë hajnat nuk munden t’i tërheqin
më tutje dhe të njëjtit mbeten nën hijen e pishave shtatgjata, gjë që shihet në
fotografin e kamerës sonë.
Pyetja
e jonë është a janë bërë të gjitha këto
shkatërrime, vjedhje me një qëllim të shkatërrimi të këtij kompleksi turistik
me të gjitha bukurit dhe objektet që kishte, apo...?!
Kuvendi
i komunës, qytetare e afro dyzet
fshatrave dhe punëtorët e kompleksit turistik, Stacionit të Bletarisë,
Pushimore së fëmijëve, të cilat dekada me radhe
ishin rentabile kërkojnë nga strukturat e shtyllës së katërt të
UNMIK-ut, strukturave më të larta të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të cilat që
njëzet e dy teri vite radhazi me gojë e
më shkrim nga ta është kërkuar që objektet në fjalë t’i kthehen në pronësi të
përhershëm kuvendit të komunës dhe qindra punëtorëve të këtyre tri ndërmarrjeve,
a sigurinë e mbrojtës së plotë të Manastirit të Deçanit dhe rrethinën do të
marrinë në mbrojtje vetë qytetaret e komunës së Deçanit si e kanë mbrojtur
dekada më radhë.