E enjte, 26.12.2024, 11:30 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Gipa në tripa

E diele, 21.08.2022, 04:57 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Gipa në tripa

Këtij Nagip Tashit

Me shkurtesën Gipa,

I ka ikur truri...

Diku nëpër tripa!

Keq është dalldisur

Në gdhendje të drurit,

N’portrete figurash

T’Kombit dhe Flamurit!

“Gjama” e tij e madhe

Mbërrin në Shqipëri,

Te Mrizi i Zanave

Pranë Lezhës karshi.    

O mjeshtër i drurit

Po ta them si mik,

Nuk fitohet leku

Me këtë mozaik!

Me gdhendla druri

S’paguhet talenti,

Sikur t’kishe hapur

Një Fabrikë Peleti!

Mjaft, ke humbur kohë

E ke derdhur djersë,

Kapu për figura

Që ke interes...!

Po ta jap një këshill

Meqë të kam mik,

Kthehu nëse mundesh

Prapë në mozaik!

Me copa thëngjilli

E keni më lehtë,

Të bëni portrete

Burrash me pushtet!

Siç na mëson urtia

Për disa politikanë:

-Janë si thes qymyri

Brenda zi, përjashta katran!

(Foto Nagip Tashi)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora