Mendime
Presidenti i Edi Ramës mbron 'Ballkanin e Hapur', reagon Prof. Enver Bytyçi
E merkure, 17.08.2022, 02:32 PM
Enver Bytyçi:
Sonte
presidenti Begaj dha nje interviste per TV e Kosoves. Ne kete interviste ai
mbrojti idene e Ballkanit te Hapur dhe mospjesmarrjen e Kosoves e konsideroi
"diversitet" mendimesh e qendrimesh!
O
president, ju lutem sinqerisht, nese nuk je i informuar ne thelbin e gjese,
hesht! Se Ballkani i Hapur eshte instrument anti-Kosove, kjo dihet. Jane dhene
qindra fakte e argumente. Se Ballkani i Hapur synon zhberjen e Kosoves si shtet
i pavarur, edhe kjo eshte e provuar. Sepse nuk ka asnje dokument me te cilin
kjo iniciative mbron sovranitetin e vendeve anetare! Nuk ka mekanizem vetoje,
sic kane te gjitha asosacionet e vlerave perendimore! Sepse.... ka njemije
sepse!
Presidenti
i Malit te Zi thoshte para dy javesh se "Open Balkans synon zhberjen e tri
shteteve, Kosoves, Malit te Zi dhe Bosnje-Hercegovines! Dhe duhet ta dish se
Gjukanovic di shume me teper se ju dhe kryeministri Rama te marre se bashku! E
ka vuajtur dhe e vuan nen lekure politiken agresive nacionaliste te Serbise.
Prandaj
qendrimet ndaj Ballkanit te Hapur nuk jane diverse. Jane kundershtuese dhe
kundershtia eshte jetike per ekzistemncen e shteteve qe dolen nga
ish-Jugosllavia per fajin e Serbise. Prandaj dhe Serbia ka gjetur mekanizmin e
Open Balkans per te rikthyer Jugosllavine e Re, duke suprimuar shtetesine dhe
pavaresine e vendeve te tjera te rajonit, perfshire edhe Shqiperine!