E shtune, 21.12.2024, 12:31 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Në përvjetorët e Shën Nënë Terezës shqiptare

E shtune, 06.08.2022, 07:40 PM


NË PËRVJETORËT E SHËN NËNË TEREZËS SHQIPTARE

Nga Lutfi ALIA

Më 26 gusht 2022 do të përkujtohet 112 vjetori i lindjes të Shen Nënë Terezës shqiptare.

Më 5 shtator 2022 mbushen 25 vite, kur pushoi së rrahuri zemra e madhe e Shen Nënë Terezës. Atë ditë, në shtratin e thjeshtë dhe të bardhë, në dhomën e saj të vogël në “Shtëpinë e Nënës” në Kalkuta, pushoi së rrahuri zemra e madhe e motrës misionare Shen Nënë Tereza. Pas 87 vitesh, trupi i saj i vogël qndronte pa lëvizur përtej jetës e vdekjes, mbuluar me lule, e rrethuar nga motrat e dashurisë, që i rrinin pranë me lotët dhe dënesat e dhimbjes, duke përsëritur lutjet-uratat e Nënë Terezës. E rëndë pesha e dhimbjes. Atë ditë Nënë Tereza mbi Pegasin u ngjit në amshim pranë Atit tonë, që e priste në dritën e parajsës. Kumti i kobshëm e mpiu botën, dhimbja dhe lotët e hidhërimit i pushtuan popujt e botës. Në funeralin e ngjitjes në amshim të Nënë Terezës, morën pjesë mbi 1 miljon njerëz, hindian të thjeshtë dhe shumë personalitete të botës, ishte korteu më i madh në historinë e njerëzimit.

MEDITIME PËR SHEN NËNË TEREZËN SHQIPTARE

N?n? Tereza, kjo grua e madhe e shtatvog?l, e veshur me sarin e bardh?, me kordona blu n? buz?t an?sore, me shamin? n? kok? ashtu si e vinte n?nlokja Drane; me kryqin t? fiksuar n?n supin e majt? mbi zem?r; n? k?mb? mbathur vetëm sandalet; gjithnj? n? shtegëtim me hap t? shpejt? dhe t? sigurt? n?p?r rrug?t e bot?s dhe kur ngjiste shkall?t e pallateve mbret?rore, kur shkonte n? zyrat e pushtetar?ve; me t? njejtin rit?m l?vizte n? sht?pit? e motrave t? misionit dhe kur hynte n? sht?pit? e popullit t? thjesht?, n? barakat e slum-eve t? Hindis? dhe t? 136 vendeve të bot?s; p?r herë dhe kudo ishte aktive, dinamike, e fuqishme, e thjesht? deri n? madh?shti, ishte Nënë Tereza Shenjtorja e Dashuris?.

Nën hapat e leht? e të sigurta t? N?n? Terez?s, gjithçka merrte jetë dhe Ajo bëhej me flatra qiellore. Kushdo që e ka takuar Nënë Terez?n, është ndodhur p?rballë pamjes e saj hyjnore, me syt? plot drit?, nga buronte nj? vështrim i but?, i ?mb?l, i qeshur, dep?rtues, plot mir?si, por dhe serioz e guximtar, i mbushur me preokupim, me dhimbje dhe rrall? her? me zem?rim, q? i kthente n? forc? dhe n? aksion, p?r t? zgjidhur problemet shumta t? pjes?s s? mbrapsht? t? bot?s.

Ky portret i mir?njohur dhe shumë i dashur nga t? gjith?, plot?sohet me nj? veçori t? N?n? Terez?s, me p?rsh?ndetjen e saj tipike, me dy p?ll?mb?t t? bashkuara para gjoksit t? vog?l, q? i puthiste leht? – leht?, si t? merrte ndër duar, p?r t? vendosur brenda zemr?s t? saj t? madhe, t? mbushur me dashuri nëne. Kush e ka takuar Shen Nënë Terezën, nga njer?zit e zakonsh?m e deri te burrat e shteteve, Pap?t dhe kardinal?t, artistët e shquar, shkrimtar?t, shkenc?tar?t, miliona varfanjakë, lypsat, gazetar?t, mbret?r e mbretëresha, princa dhe princesha, presidenta, kryeministra e ministra, diktatorë, burra e gra, n?pun?sit e zyrave, kudo në rrugë dhe n? sht?pit? e misionit, të gjithë pa p?rjashtim, për ta përqafuar, ishin t? detyruar të përkuleshin para shtatit të saj të pakët dhe kjo s'ishte thjesht? përkulje fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që u impononte madh?shtia e shenjëtores N?n? Tereza.

Shen N?n? Terez?s ?sht? ikona e kohëve moderne, ëshë shenjtorja e të varfërve, shenjëtoria e dashurisë. P?r veprat shpirt?rore dhe humanitare me dashuri n? sh?rbim t? njer?zimit, Nënë Tereza nderohej nga t? gjith? popujt e bot?s, t? cilët e quanin: "N?na e dashuris?”, “N?na e bot?s”, “Ungjilli i gjallë","Ungjilli i pest?”, “Pena e Zotit", “Lajmëtare e dashurisë të Jezu Krishtit”, “N?na e t? varf?rve”, “Shenjtoria e dashuris?”, “Shenjtoria e t? varf?rve”, “Investuesia e dashurisë”, “Engjëlli i dashurisë”, “Engj?lli i jet?s”, “Engj?lli i mir?sis?”, “Mesazhere e dashurisë dhe e lumturisë në botë”, "Sh?ruese e plagëve të botës", “Emisaria e Zotit në tokë", Ungjilloria transparente” etj, etj

Pesha e viteve kishte l?n? gjurm?t, nd?rsa mundimet q? kishte bartur n? jet?, ia kishin k?rrusur paksa trupin e saj shtatvogël, por nuk e thyen shpirtin dhe forc?n e Motrës së madhe. Shen N?n? Tereza i sh?rbeu njer?zve me vetmohim, duke e shnd?rruar dashurin? për njerëzit n? besim, në mision dhe n? profesion, përherë n? ndihm? t? viktimave t? varf?ris? dhe njerëzve në vuajtje.

T? gjith? ruajm? n? kujtes? fotografit? e panumërta të Nënë Terezës, me fytyrën e bukur dhe fisnike, t? skalitur me rrudha, t? ndriçuar me buz?qeshjen e ?mb?l dhe hyjnore, me vështrimin e ngrohtë, të qeshur e plot dashuri. Kështu mbetet Nënë Tereza, përtej kufijve të kishës katolike dhe të ftoht?sis? zyrtare t? pushteteve. Nuk ishte rast?si, q? nga gjiri i popullit t? vuajtur shqiptar, Zoti zgjodhi Shen Nënë Terezën, që e p?rdyt?soi me Jezu Krishtin, k?sisoj ajo u ngjit n? lart?sit? e shenjt?ris? universale, u b? simbol i past?rtisë, i besimit me devotshm?ri, i p?rkushtimit me dashuri n? misionin si mot?r katolike, misionare e bamir?sisë, misionare e dashurisë. Nënë Tereza i sh?rbeu të gjithë njer?zve pa dallime fetare, etnike, sociale dhe ekonomike, i ndihmoi t? varf?rit, t? s?mur?t, t? braktisurit, të gjymtuarit, jetim?t, ata që shoqëria dhe pushtetet i kishin braktisur dhe spitalet nuk i pranonin e me k?to vepra u b? modeli i p?rsosur i humanizmit dhe i dashurisë për njeriun.

P?r kontributet shpirt?rore dhe humanitare, murgesha misionare Nënë Tereza, ?sht? vler?suar një nd?r grat? m? t? shquara t? shekullit XX dhe p?r kontributin e saj, shum? shtete dhe institucione e kan? dekoruar me 35 urdh?ra, medalje dhe me shum? çmime prestigjioze, nd?rsa n? vitin 1979 i akorduan çmimin Nobel p?r paq?n, p?r veprat e shquara n? aktivitetet e saj humanitare dhe n? inspirimin shpirt?ror. At? dit?, kur mori çmimin Nobel, Nënë Tereza b?ri dhe deklarat?n e fuqishme: “Me origjin? dhe me gjak, jam shqiptare....”, nj? th?nie lapidare, q? p?rcjell kumtin e krenaris? të shqiptares, por dhe nderin p?r t? gjith? shqiptar?t, q? i g?zohen dhe e admirojnë bashkatdhetaren e madhe me fam? bot?rore.

Ashtu si populli e “kanonizoi” Papën Gjoni XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e fatlumëve dhe Lumturimi “i posaçëm” dhe i shpejtë i Nënë Terezës shqiptare më 19 tetor 2003, nxiti d?shirën e p?rgjith?shme t? shpallej menj?her? shenjtore dhe populli, ashtu si e quajti N?na e Dashuris?, pa hezitim e “kanonizoi” shenjtore dhe popujt e botës e quajtën e Shenjta N?n? Tereza. Si shenjtor?t e tjer? dhe Shen N?n? Tereza është kudo e pranishme dhe frym?zuese, pasi Ajo ka l?n? testamentin e besimit katolik t? past?r e t? ndjer? shpirt?risht, optimizmin, guximin, shpres?n gjithmon? fitimtare, thjesht?sin? e admirueshme, dashurin? hyjnore p?r njeriun, forc?n vepruese, dh?mbshurin? dhe p?rkushtimin p?r t? ndihmuar t? varf?rit, lypsat, jeti-m?t, t? s?mur?t, sakat?t, t? gjith? ata q? shoq?ria i braktis dhe i konsideron t? paprekshmit. P?rgjigjia e saj hyjnore ndaj thirrjes s? Jezu Krishtit: “Eja, b?hu drita ime”, e b?n? mot?r katolike t? devotëshme, misionare t? bamir?sis?, n?n?n e t? varf?rve, d?shmitaren e dashuris? t? Zotit p?r t? gjith? njer?zit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe nivele social-ekonomike. Besimi n? fenë katolike i dha forca t? veproi me dashuri n? sh?rbim t? viktimave t? varf?ris? dhe kështu Ajo krijoi shërbimin, moralin, humanizmin dhe dashurinë Tereziane, q? edhe n? dit?t e sotme, jan? modele sociale p?rgjith?suese p?r t? gjith? popujt e bot?s.

Duke vler?suar vepr?n e N?n? Terez?s, Papa Pali VI tha: “Ju prezantoj N?n? Terez?n d?shmin? autentike t? Ungjillit p?r t? gjith?, lajmëtaren e dashuris? t? Jezu Krishtit”. Papa Gjon Pali II, në dit?n q? e shpalli t? Lumturueme N?n? Terez?n tha: “Me d?shmin? e jet?s dhe t? veprës s? saj, N?n? Tereza na kujton t? gjith?ve, se misioni ungjillor i Kish?s, kalon p?rmes dashuris?, e ushqyer n? lutjet dhe n? d?gjimin e fjal?s s? Zotit”.     Shen N?n? Tereza ?sht? Ungjilli i pest?. Ndon?se dihen cil?t jane kat?r Ungjijtë e tjer?, shum? t? krishter? dhe jo t? krishter? nuk e din? cil?t jan? ungjillor?t, por njohin N?n? Terezën dhe e pranojnë unanimisht si Ungjillin e pest?, misionaren e bamirësis?, mish?rimin e dashuris? n? veprim, shenjtoren e dashuris?.

Edhe n? çastet e v?shtira t? p?rjetimit t? “nat?s s? shpirtit”, N?n? Tereza nuk u fsheh n? fen? e saj, nuk dyshoi, nuk u thye, nuk u dor?zua, nuk e braktisi fen? katolike, p?rkundrazi e k?rkoi Zotin me insitim, pasi besimin n? Zot nuk e donte si dhurat?, ashtu si e pranojnë besimtar?t dhe mistik?t e tjer?, por e k?rkoi me të gjitha forcat e besimit, me mençurin? e saj, kësisoj e gjeti, e përvehtësoi, e zbatoi në fè dhe në jetën si mot?r

katolike, si misionare e dashurisë, duke rrezatuar drit? mbi t? gjitha err?sirat.

Shen N?n? Tereza, me misisonet e bamirësisë-dashurisë, ka dh?n? kontribut t? shquar n? nd?rkomb?tarizi-min e humanizmit, duke krijuat kultur?n e sh?rbimit p?r njer?zit n? nevoj?, për njerëzit në vuajtje, pavar?sisht nga p?rkat?sia fetare duke u b?rë protagoniste e shquar e ekumenizmit t? koh?ve moderne.

Me misionin ungjillor, Shen N?n? Tereza u b? "Samaritania e mir?" p?r çdo person q? ka takuar, p?r çdo të varfër, të s?murë, të braktisur, për çdo njeri n? kriz?, n? vuajtje dhe n? d?shprim.

MOTËR KATOLIKE E PËRKUSHTUAR

D?shira e Gonxhe Bojaxhiut, p?r t’iu përkushtuar veprës s? Jezu Krishtit, e ka zanafillën në zemër të vendlindjes arbërore, e cila në vitet e f?mijërisë dhe të rinisë se saj, ishte e copëtuar dhe n? mjerim. Jetesa mes të varfërve të Shkupit, ndikoi n? shpirtin e brishtë të Gonxhes, duke i ideuar ndjenjat e miqësisë, të ndihm?s dhe të respektit për të nëpërkëmburit nga fati i mbrapsht, nga shtypja dhe padrejtësitë shoqërore, andaj i u përkushtua atyre me dh?mbshuri dhe me dashuri e k?sisoj i parandolli vehtes misionin e kryqit.

Në rrugën e shenjtërimit që ajo zgjodhi, nuk e çoi ndonjë kompleks, apo sugjerim, as urdhër, përkundrazi inspirimi për të hyrë në sh?rbim të kishës si motër katolike, i lindi natyrshëm në shpirtin e saj të ndjeshëm dhe për këtë p?rkushtim të veçant? tregon: “Isha e ulur në gjunjë para Zonjës të Letnicës, në Santuarin pranë Shkupit, kur d?gjova thirrjen hyjnore. E kujtoj shumë mirë atë mbrëmje të festës së Zonj?s e ngjitur në qiell. Po lutesha dhe këndoja e mbushur me gëzim t? brendshëm, kur e dëgjova z?rin e Zotit, që më ftoi t’i përkushtohem Atij, të konsakrohem në shërbim të njerëzve”.

Gonxhja rinushe vendosi t’u shërbente njerëzve në emër të Zotit dhe jo të mbyllej si murgeshë në kuvend, për t’i kaluar ditët me lutje dhe meditime, andaj me Jezu Krishtin në zemër, iu p?rkushtua atij në shërbim të njerëzve. Duke parë këtë p?rkushtim, Zoti e ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, andaj zgjodhi Gonxhe Bojaxhiun për barazi dhe si d?shmi të një jete si motër misionare në shërbim të njerëzve.

N? gusht t? vitit 1928, Gonxhe Bojaxhiu vendosi“... para Zonj?s Son?, vendosa të shkoj n? mision e do t’i p?rkushtohem t?r?sisht Zotit dhe shp?timit t? shpirt?rave”. K?sisoj Gonxhia e nisi jet?n e misionares.

M? 26 shtator 1928, Gonxhja nisi udh?timin e misionares dhe nga kjo dit? vazhdoi pelegrine t?r? jet?n. Fillimisht n? Urdh?rin e Motrave t? Loreto-s n? Dublin të Irland?s, ku qëndroi pak koh? p?r t? marr? m?simet e anglishtes dhe ku mori velin e motr?s n? rishtari. N? zbatim t? rregullave t? Urdh?rit t? Motrave t? Loreto-s, Gonxheia zgjodhi em?rin Maria Tereza e Jesu Krishtit F?mij?, ashtu si Sh?n Tereza e Lisieux dhe nga ajo dit? e th?rrisnin Mot?r Tereza. Duke marr? em?rin e Terez?s s? vogël, Gonxhja b?ri nj? zgjedhje t? veçant?, q? i lindi si thirrje e brend?shme, si e tregon ajo vet?: “Tereza e Liseiux b?ri gj?ra t? vogla me dashuri t? madhe; gj?ra t? zakonëshme me dashuri t? jasht?zakon?shme; ja pse u b? e Shenjt? dhe un? besoj, se ne mund ta p?rdorim k?t? shembull n? jet?t tona, duke b?r? gj?ra t? vogla me dashuri t? madhe”. Preferoi em?rin Tereza, sepse ndjehej mishërim i t? dyjave, me t? par?n ngjante nga shtati i pak?t dhe inspirimin p?r t? b?r? gj?ra t? vogla me dashuri t? madhe, nd?rsa me shenj?toren e Avilas e lidh?te dashuria pakufi ndaj Krijuesit, deri në vetëflijimin absolut.

Besimi n? fen? katolike dhe sh?rbimi me dashuri p?r viktimat e varf?ris?, p?r njer?zit në vuajtje, q? kishin nevoj? për ndihm?, p?r p?rkrahje, p?r nj? fjal? t? mir?, e kan? zanafill?n n? edukimin q? mori nga prind?rit, n? shkoll?n, n? famullin? e Shkupit dhe nga shoq?ria shqiptare e koh?s. Në Shkup, t? vobektit dhe nevojtar?t, e kishin ndjer? nga af?r dashurinë, dh?mbshurin? dhe dor?n e ngroht? t? Gonxhes së vogël, q? u rrinte pran? dhe i ndihmonte, andaj e quanin “Engj?lli i ngush?llimit shpirtëror”. Nuk duhet t? harrojm? se n? at? periudh?, femra shqiptare ishte e shtypur dhe pa t? drejta shoq?rore, nd?rsa Gonxhja, i sfidoi paragjykimet dhe ndalimet e kohës, Ajo spikati mbi kufizimet, q? diktonte kultura dhe mentaliteti patriarkal i koh?s.

K?to jan? tiparet e kultur?s humanitare, fetare dhe t? fisnik?ris? t? familjes Bojaxhiu, t? shkoll?s shqipe, të shoq?ris? shqiptare dhe t? famullis? t? Shkupit, ku u rrit dhe u edukua Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Nga n?nlokja Drane dhe nga babai Nikolla, Gonxhja mori vlerat më të mira, që çdo fëmij? dëshiron t’i trashëgoi nga prind?rit e vet. Gonxhja ishte 18 vjeçe kur hyri n? jet?n e murgesh?s katolike dhe n? k?t? shteg?tim t? gjat?, mbajti n? thellësi të q?nies s? saj forc?n dhe dashurin? e n?n?s Drane, q? e edukoi me virtyte t? larta, ruajti krenarin? dhe shpirtin e aksionit t? baba Nikoll?s, kishte mb?shtetjen e p?rher?shme t? v?llait Laz?r dhe t? motr?s Age; por ndjente dhe jehon?n e Rozafës, gruas mitike të murosur në përjetësi, q? e frym?zonte me sakrific?n sublime p?r t? b?r? mir?si; n? shpirtin e saj ishte madh?shtia e mbret?resh?s Teuta dhe e princeshës Donika Kastrioti, mençuria dhe fisnik?ria e Dora D’Istrias, forca edukuese e Parashqevi Qirjazit, trim?ria e Nores të Kelemendit, e Janica Martinit, e Mara Kondit, e Shote Galic?s, ashtu si tërë jetën e shoqëruan uratat e qindramij?ra n?nave,

grave dhe vajzave shqiptare.

Kjo bot? shqiptare, q? gjallonte n? shpirtin e Gonxhes, u lidh dhe me nj?  tjet?r bot? t? dashuris?, q? e gjeti n? fen? katolike, që i bashkoi n? nj? t? vetme e k?sisoj, e plot?soi universin e p?rkushtimit n? katoliciz?m, n? bamir?si, n? dashurin? p?r njeriun dhe p?r jet?n. K?to misione, N?n? Tereza i ka shprehur me veprat e shumta fetare dhe humanitare, por dhe n? shkrimet e n? letrat e shumta, n? uratat, n? esse-t? dhe poezit? e saj t? bukura plot ndjenja, me k?shillat profetike, me vepr?n apostolike, me predikimet, me sentencat ungjillore, n? takimet e n? bisedat me njer?zit e thjesht? dhe n? marr?dh?niet me qytetar?t dhe zyrtar?t. Ta njohësh mirëfilli punën e saj të bërë në Kalkuta dhe në qindra vende t? tjera të botës, të njohësh besimin e palëkundur të saj për Jezu Krishin dhe Sh?n Marien, do të thotë ta njohësh Shen N?n? Terez?n, t? njohish shpirtmadhësinë e saj, pakufish-mërinë p?r të bërë mirësi në jetë, të kuptosh si flijohej për të tjerët, të kuptosh pasurinë e saj fetare dhe shpirtë-rore, sa ishte e mirë, e dobishme për njerëzit, për botën që i përkiste dhe që e shenjtëroi.

Pasi q?ndrimit n? Dublin, n? dhjetor t? vitit 1928, rishtarja Tereza udh?toi p?r në Hindi dhe m? 6 janar 1929 mb?rriti n? Kalkuta. Pas disa ditësh e d?rguan n? kuvendin e Darjeeling, p?r t? plotësuar noviciatin (rishtarinë) dhe p?r t’u kompletuar n? formimin si murgesh?. Për aftësitë dhe nivelin e formimit e em?ruan m?suese n? shkoll?n e kuvendit.

M? 24 maj 1931, pasi mori p?rkushtimin e p?rkohsh?m t? murgesh?s, e rikthyen n? Kalkuta, n? kolegjin katolik t? Saint Mary’s High School, n? periferi t? Entally. N? kolegj, Motra Tereza jepte m?sime n? l?nd?t e historis? dhe t? gjeografis?. Rregullat e urdhërit “Motrat e Loreto-s”, nuk i lejonte murgeshat t? dilnin jasht mureve t? kuvendit, por Motra Tereza duke p?rfituar nga veprimtarit? vullnetare t? nx?n?sve të saj, dilte dhe i shoq?ronte n?p?r Kalkuta, k?sisoj njohu kushtet e r?nda ku jetonte populli e aty preku mjerimin, vuajtjet. K?to realitete, i p?rjetoi me dhimbje dhe kjo vuajtje nxiti thirrjen e brend?shme p?r t’i ndihmuar k?ta banor?.

M? 24 maj 1937, mori p?rkushtimin e p?rhersh?m t? murgesh?s dhe u quajt N?n? Tereza. Papa Gjon Pali II, p?r k?t? zgjedhje ka th?n?: “Ta quajmë N?n? një fetare është e zakonëshme për të gjithë ne, por ky emër, për Nënë Terezën ka shprehje intensiteti special. Një nënë shquhet për aftësinë të dhuroi. Duke e vrojtuar Nënë Terezën në tiparet e saj, në sjelljet dhe në mënyrën e të jetuarit dhe të vepruarit, na ndihmon të kuptojmë çfarë p?rfaqësonte ajo përtej përmasave fizike dhe çdo të thotë të jeshë Nënë”.

Pasi mori p?rkushtimin motr?s s? p?rhersheme, u rikthye n? Kalkuta, ku e ngarkuan drejtuese n? Kuvendin e Motrave t? Loreto-s, nd?rsa n? vitin 1944 e em?ruan drejtore e kolegjit katolik t? Sh?n Maris? n? Entally.

N? vitin 1945, populli hindian u ngrit n? luft? p?r pavar?si nga Anglia. N? dit?t kur Kalkuta u p?rfshi nga luftimet, N?n? Tereza i aktivizoi motrat dhe nx?n?set e kolegjit, t? mjekonin t? plagosurit, të ndihmonin jetim?t, fëmij?t e braktisur dhe n? shp?rndarjen e ushqimeve banor?ve n? mjerimin e slum-eve të Kalkut?s. N? fund t? vitit 1945, kuvendi i Entally u sekuestrua nga ushtria, q? e shnd?rroi n? spital, ku N?n? Tereza dhe murgeshat, sh?rbyen për mjekimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. N? gusht t? vitit 1946, Kalkuta u shnd?rrua n? aren? luftimesh. Nd?rsa ecte n? rrug?t e Kalkut?s shihte shkat?rrimet dhe masakrat, që e trondit?n dhe ndikuan, q? krahas dhimbjes munduese, n? shpirtin e saj t? ndjesh?m t? lindi nj? reflektim i brendsh?m dhe revolta shpirt?ror ndaj padrejt?sive, q? e udh?hoq?n drejt marrjes t? nj? vendimi t? r?nd?sish?m n? jet?n e saj.

NËNË TEREZA THEMELUESJA E URDHËRIT MOTRAT MISIONARE TË DASHURISË.

Congregatio Sororum Missionarium Caritatis.

M? 10 shtator 1946, Motra Tereza shkoi n? kuvendin e Darjeeling, ku kaloi 10 dit? me ushtrime shpirt?rore. Gjatë meditimeve kalonte n? kujtes? ngjarjet e Kalkut?s, luft?n, shkat?rrimet, djegiet, t? vrar?t, t? plagosurit, varf?rin?, vuajtjet e njer?zve t? thjesht? dhe n? nd?rgjegjien e saj shp?rtheu “thirrja e thirrjeve shpirt?rore”, p?r t? cilën tregon: “At? nat? hapa syt? dhe pash? vuajtjen e njer?zve dhe ndjeva munges?n e p?rkushtimit tim. D?gjova Zotin, q? k?rkoi nga un? t? braktisja jet?n e qet?, brenda mureve të kongregacionit fetar dhe t? dilja n? rrug?, p?r t’u sh?rbyer t? varf?rve, të pamundurve, t? s?mur?ve, t? plagosurve. Ky ishte urdh?r, nuk ishte sugjerim, as k?shill?, as propozim”.

Motra Tereza, pas këtij reflektimi dhe e udh?hequr nga thirrja e Krishtit n? kryq: “Kam etje”, vendosi t? largohet nga Kongregacioni i Motrave t? Loreto-s dhe t’i dedikohej bamir?sis?, mb?shtetjes, ndihm?s materiale dhe shpirt?rore p?r t? varf?rit, q? shoq?ria e koh?s dhe kastat hindiane i kishin braktisur dhe i konsideronin t? paprekshmit. I k?rkoi ipeshk?vit t? Kalkut?s dhe Selis? s? Shenjt?, ta lejonin t? dilte nga kuvendi e të sh?rbente si mot?r aktive pran? njer?zve, t’u sh?rbente t? varf?rve, ashtu si e kishte ndjer? thirrjen e Jezusit. Ipeshk?vi i Kalkut?s dhe bashk?motrat e kongregacionit, u p?rpoq?n ta bindnin t? nd?rronte mendimin.

Nj? sociolog atesit shqiptar, ka shkruar se N?n? Tereza e braktisi kuvendin e Motrave t? Loretos, sepse nuk

donte t’iu sh?rbente vajzave t? familjeve t? pasura. U befasova nga ky lloj sociologu, i cili hiqet si studiues i jet?s s? N?n? Terez?s dhe k?t? manipulim të induktuar nga kultura e tij komuniste, na e servir si zbulimin e tij t? madh. N?n? Tereza nuk e braktisi kuvendin, nuk ka th?n? se nuk donte t’i m?sonte nx?n?set pse ishin nga familjet e elit?s, p?rkundrazi i donte, i nderonte, i respektonte dhe i trajtonte nj?lloj si motrat e kuvendit, pasi ajo i konsideronte t? gjith? njer?zit t? barabart? para Zotit. Ndarjen me nx?n?set e saj, e p?rjetoj me dhimbje, por misioni q? do nd?rmerrte, ishte m? i madh, m? i r?nd?sishëm se detyra e m?sueses n? kolegj. Duhet t’i kujtoi ketij lloj sociologu shqiptar, se shumë nga nxënëset e saj që ishin bija të elitës, u bënë misionare dhe punuan së bashku me Nënë Terezën.

N?n? Tereza doli nga kuvendi, por nuk e braktisi fen? katolike, ndryshoi vet?m m?nyr?n e p?rkushtimit katolik dhe përjetimin e fesë së krishterë, krijoi kishën pa mure, e zbriti sh?rbimin fetar mes njer?zve, zgjodhi t? q?ndronte pran? tyre, duke i sh?rbyer t? varf?rve, t? s?mur?ve, t? braktisurve, leproz?ve, jetim?ve, sakatëve atyre q? ishin pa mb?shtetje dhe pa p?rkrahje. Me k?t? zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fes? katolike, krijoi kishën e hapur pranë njerëzve, duke treguar forc?n e besimit katolik n? sh?rbim t? njer?zimit, kështu zbriti n? rrug?t e hapura t? Kalkutës dhe m? pas e shtriu misionin në 136 shtete t? bot?s, i ndihmoi njer?zit në nevojë me vepra t? vogla e t? zakon?shme dhe me dashuri t? madhe.

Për këtë vendim shpesh shtrohet pyetja: Eksklaustrim apo shekullarizim i Nënë Terezës? Nga letrerkembimi i Nënë Terezës me konfesorët, me ipeshkëvin e Kalkutës e me eproret e kongregacionit “Motrat e Loreto-s”, rezulton se ato e këshillonin për eksklaustrim, pra dalje të përkohshme nga kuvendi, me kusht të ishte e lidhur me urdhërin e saj. Këtë sugjerim, Nënë Tereza e shihte si kufizim të veprës së saj, si pengesë për të kryer misionin, andaj vendosi ta linte bashkësinë e Motrave të Loreto-s, për të themeluar urdhërin e ri, ashtu si ia kishte këshilluar Jezu Krishti gjatë vegimeve mistike në kuvendin e Darjeeling. N? baz? t? teologjis? moderne, N?n? Tereza preferoi shekullarizimin, kësisioj u largua nga kuvendi dhe e zbriti besimin fetar në popull, duke modifikuar skemat, rregullat, zakonet tradicionale, pozicionet, praktikat dogmatike dhe ato apriore të besimit fetar katolik. Vatikani ia dha lejen Nënë Terezës, t? jetonte në periferi të Kalkutës, ashtu si kërkoi, të jetonte pranë dhe me njerëzit e varfër, ku ndoqi rregullisht jetën fetare si motër katolike.

Më 15 gusht 1948, në fest?n e “Zonja e Ngjitur në Qiell”, Nënë Tereza e hoqi vellon e zez? te Motrave te Loretos, veshi sarin e bardhë hindian dhe filloi jetën si motër e lirë dhe aktive. Në shtator 1948, Nënë Tereza shkoi n? kuvendin e Patna, pranë misionit të motrave mjeke, ku frekuentoi kursin 4 mujor për infermjere, duke rritur aftësitë në shërbim t? njerëzve, q? jetonin në slum-et (barakopolet, lagjet me baraka, bidonvilat) e shumta të Kalkutës dhe të qyteteve të tjera hindiane, ashtu si shërbeu të varfërve dhe në 136 v?nde të tjera të botës.

Në janar 1949, filloi misionin e Motrës Misionare të lirë dhe aktive në shërbim t? varfërve. Banonte në një barak? në Creek Lane në Motijhil dhe aty priti grupin e parë te motrave, që u bashkuan me Nënë Terezën. Në ato ditë kur filloi misionin, në kuletë kishte vetëm 5 rupie, por n? zemër kishte një pasuri të madhe, besimin katolik dhe dashurinë për njerëzit e varfër, të cilëve u shërbeu me devocion hyjnor. Këtë vep?r modeste në ndihmë të të varfërve, që e filloi vetëm me 5 rupie, por që e shndërroi në institucion humanitar gjithëbotëror, qeveria Hindiane, e ka nderuar me emetimin e monedhës 5 rupie me portretin e Nënë Terezës.

Në barakën e nd?rtuar me kartona, Ajo u mësonte f?mij?ve shkrim e këndim, rregullat bazë te higjien?s, normat e sjelljes me kulturë dhe njëkohësisht iu shpërndante ushqime familjeve të vobekta. Më 19 mars të viti 1949, Nënë Tereza u sistemua në një shtëpi më të mirë, ku një nga dhomat e përdori për tu asistuar të sëmureve në gjendje të rëndë.

Në fillim të vitit 1950 Nënë Tereza i paraqiti Ipeshkëvit Imzot Pèreir, kërkesën për themelimin urdhërit të ri, t? cilin e quajti Missionarie della Carità (Misionaret e Bamirësisë - Dashurisë), si ia kishte sugjeruar Jezu Krishti n? vegimet n? kuvendin e Darjeeling. Leja nga Roma erdhi më 7 tetor 1950. At? dit?, kryeipeshkevi i Kalkutës Imzot Pèreir, shpalli themelimin e komunitetit të motrave katolike “Missionarie della Carità”. Fjala karità (latinisht: caritas) në gjuhën shqipe përkthehet me sinonimet: bamirësi, dashuri, dhëmshuri, përdëllim. Shumica e përdorin thjesht bamirësi, si e ndeshim shpesh n? emërtimin Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës. Kësisoj e përkthyer, nuk e shpreh thelbin e misionit t? Nënë Terezës, pasi në krye të veprimtarive të motrave misionare, nuk është bamirësia, mëshira, lëmosha, altruizmi, filantropizmi, por dashuria për jetën, sh?rbimi me dashuri njeriut t? vuajtur. Bamirësi është të dhurosh parà, ushqime, veshje për të varfërit, por këto janë ndihma individuale, janë lëmosha të çastit, ndërsa misionaret e Nënë Terezës u dhurojnë njerëzve që vuajnë shumë më tepër, i trajtojnë me dashuri, me përkushtim, i japin kurajo, i ushqejnë, i lajnë, i përkëdhelin, i mjekojnë, iu japin mbështje shpirtërore, iu kthejnë buzëqeshjen, iu sh?rbejnë t? gjith?ve me dashuri. Për këtë aspekt, Don Lush Gjergji, autori i 30 veprave dinjitoze kushtuar jetës dhe veprimtarisë të Shen Nënë Terezës, bibliografi kompetent me vepra të përkthyera në 35 gjuhë të botës, me të drejtë ka përdorur emërtimin Misionaret e Dashurisë dhe është nderim e respekt për veprën e saj, t? quhet kesisoj dhe jo t? p?rdoret nj? fjal? e përkthyer thjeshtë dhe thatë “bamirësi”.

M? 22 gusht 1952, inauguroi Shtëpinë e Kalighat, për të sëmurët në gj?ndje terminale, ku motrat misionare mjekonin dhe asistonin këta fatkeq?, të cilët spitalet i refuzonin t’i shtronin. Studiuesi Renzo Allegri, shkruan: “Nënë Tereza, me Misionin e Dashurisë, krahas krijimit t? nj? rendi t? ri misionar dhe nj? kulture sh?rbimi p?r t? varf?rit, kërkonte të shmangëte dhe gabimet e të kaluarës të disa prej urdhërave t? krishter?, që kishin lindur për të ndihmuar të varf?rit, por ishin shndërruar në shërbim të t? pasurve.

Në shtëpinë e Kalighat-it të varfërve dhe të sëmurëve iu jipej bukë, shtrat, veshmbathje, ilaçe, mbi të gjitha dashuri, dinjitet, ngrohtësi, trajtim njerëzor. Një dit? ajo pa në rrugë një njeri të shtrirë, të uritur, të rreckosur dhe i pistë, i mbushur me miza dhe krimba. Njer?zit i kalonin pranë dhe e v?shtronin me përçmim, ndërsa Nën? Tereza e mori nga rruga, e lau, e veshi e ushqeu dhe e vendosi në shtrat në shtëpinë e Kalighat. Ky njeri i braktisur u befasua nga përkujdesia dhe nga kjo dashuri, që nuk e kishte ndjerë kurrë në jetën e tij të varfër, andaj i tha Nënë Terezës: “Nënë, kam jetuar në rrugët si kafshë, por tani do të vdes si engjëll!”

E filloi misionin duke ndihmuar njerëzit e braktisur në rrugët e varfërisë të Kalkutës dhe kësisoj vazhdoi të ndihmoi me qindramijëra t? tjer?, duke kryer vepra të vogla me dashuri të madhe, duke kryer shumë mrekulli, nga ato që dinte të kryente vetëm Nënë Tereza. Komuna e Kalkutës e vlerësoj këtë nisëm sociale dhe p?r ta mb?shtetur i dhuroi nd?rtesën e nj? hoteli të vogël të braktisur në periferi të Kalighatit e nj?kohësisht i dha nj? buxhet modest, q? e përdori për krijimin e kushteve minimale të shërbimit ndaj të sëmurëvë terminal?. Në këtë qendër të re, motrat misionare përkujdeseshin për të sëmurët rëndë, për fëmijët jetima dhe për të moshuarit e braktisur nga familjet, nga shoqëria dhe nga shteti. Ata mjeranë ishin të feve të ndryshme, si hindù, mysliman?, budista, sikhizmatikë, katolik? etj, por të gjithë rrinin së bashku. Q?ndra e Kalighatit ishte strukturë asistence e një urdh?ri të krishterë, por sejcili prej të sëmurëve, ishte i lirë të praktikonte ritet e fesë së vet, pra myslimani lexonte Kuranin dhe falej pesë herë në ditë, hindusëve u jipej uji i lumit Gang, katolik?t kryenin ritet sipas Ungjillit etj. Kështu punuan Nënë Tereza dhe motrat misionare, përherë duke respektuar besimet fetare të sejcilit prej tyre, pa as më të voglën tentativë proselitizmi.

shkurt të vitit 1953, motrat misionare u vendosën në selinë e re në shtëpinë N° 54 A Lower Circular RoadMissionaries of Charity, ku ruhet ende tabela e drurit me shkrimin me ngjyrë të bardhë: 1, 54 A Mother Teresa MC IN/OUT; pra nuk quhet kuvend (manastir), si ato të urdhërave të tjerë të krishterë, por Shtëpia e Nënë Terezës Misionare e Dashurisë. Njerëzit e trajtuar nga motrat misionare, flisnin me respekt dhe entusia-zëm për shërbimet që kryenin dhe kjo atmosferë, i sensibilizoi masat e gjëra popullore, të besonin dhe të vlerësonin kontributin e shquar të Nënë Terezës dhe n? nderim të veprës së saj, të gjithë e quanin Nënë Tereza e Kalkutës, kësisoj e njohu bota, me k?t? “titull nderi” e quajti mass media, duke e sh?nd?rruar Kalkutën n? mbiem?r “zyrtar”.

Në shkurt të vitit 1965, me “Decretum laudis”, Papa Pali VI e aprovoi Urdh?rin “Missionarie della Carità” dhe e shpalli Kongregacion Pontifik, me selinë në Kalkuta. Em?rtimi pontifik, do t? thot?, q? kisha t? krijonte ura lidh?se me besimtar?t dhe me shumë popuj dhe pik?risht misioni i N?n? Terez?s e meritonte m? shum? se çdo urdh?r tjetër këtë nderim, pasi duke e zbritur kish?n në popull, krijoj lidhje t? fuqishme mes kish?s dhe popullit, mes Misionit t? Dashuris? dhe popujve të gjitha besimeve fetare. Në vitin 1965, me Nënë Terez?n, punonin 300 motra misionare, të cilat krahas shërbimeve në qendrat e asistencës, zbrisnin në rrugët e Kalkutës për të ndihmuar të varfërit, të braktisurit, jetimët, të sëmurët.

NËNË TEREZA E FAMËSHME DHE E SHENJTË:

Me themelimin e Urdhërit Misionaret e Dashuris?, N?n? Tereza veshi sarin e bardh? të grave hindiane dhe sipas traditës popullore, bardhësia shpreh bashkëndarjen e dhimbjes me të vuajturit, ndërsa në buzët anësore të sarit, shtoi katër shirita blu, që shprehin katër përkushtimet e motrave misionare: varfëria, pastërtia (kastità), bindja dhe jeta e varfër ndërmjet të varfërve. Zgjodhi ngjyrën blu për shiritat, në nderim të Virgj?reshës Marie, ndërsa tre ravijëzimet, shprehin Trinitetin e Shenjtë. Nën supin e majtë mbi zemër, Nënë Tereza vendosi kryqin me Jezu Krishtin, pra e përdori ndryshe nga të gjitha motrat e rendeve të tjera të krishtera, të cilat e mbajnë kryqin në qafë me varëse.

Nënë Tereza e nisi misionin me një grup të vogël motrash, që u përkushtuan me vetmohim të varfërve dhe nevojtarëve, nj? veçori sh?rbimi, që e dallonte misionin e Nënë Terezës nga rendet e tjera të krishtera, duke i treguar botës se duhet t? jetojm? me profesionin dhe misionin e dashurisë, me k?t? art sh?rbimi për t? varf?rit, t? s?mur?t, jetim?t e të braktisurit. Sh?rbimi i motrave misionare, i kap?rcen kufijt e m?shir?s, nuk ?sht? vet?m keqardhje, nuk ?sht? thjeshtë bamir?si, por ?sht? dashuri dhe ndihm? p?r t? gjith? ata q? vuanin. Martin Luther King nderohet nga bota sepse luftoi p?r drejt?sin? p?r t? gjith?, pa dallime ngjyre t? lëkur?s e pa dallime fetare; Mary Curie ?sht? e famëshme për zbulimet shkencore; Markoni u shqua për zbulimin e radios; Gabriel Garzia Markez u bë i njohur në botë për librat që shkroi; Bill Gates si themeluesi i Microsoft; ndërsa N?n? Tereza u b? e fam?shme dhe e shquar duke luftuar p?r drejt?si shoq?rore, p?r t’iu rikthyer dinjitetin dhe t? drejtat elementare viktimave të varfërisë dhe të sëmurëve, të cil?ve u shërbeu me dashuri, falas, me vepra humanitare dhe me inspirime shpirt?rore, me dashurin? p?r t? varf?rit nd?r m? t? varf?rit, duke kryer vepra madhore pa preçedenta n? përmasa dhe n? intensitet, kësisoj u bë e fam?shme dhe e shenjt? për së gjalli dhe nj? nd?r figurat m? t? shquara t? shekullit XX. Bota e vler?sonte dhe N?n? Tereza i risillte shenjt?rin? bot?s.

Me thjesht?si t? admirueshme, me dinjitet dhe guxim, pa b?r? shpikje dhe zbulime t? mëdha, Nënë Tereza zbatoi profesionin, misionin dhe artin e dashuris?, k?sisoj u b? e p?rbot?shme, u b? vet? bota. Ajo tregoi me vepra, se nuk u sh?rbeu t? tjer?ve vet?m me misionet shpirt?rore dhe as me aksione individuale, por i masivizoi k?to shërbime, i organizoi n? institucione fetare, laike dhe shoq?rore jo qeveritare, i fuqizoi me mjete dhe me burime njer?zore, i shtriu n? t? pes? kontinentet, duke ndihmuar popujt e t? gjitha besimeve fetare.

Për imazhin publik, si simbol historik shpirtëror dhe humanitar, N?n? Tereza është vler?suar në vendin e katërt ndër personalitet më të shquara të botës së krishterë, që janë Jezu Krishti, Shën Pali, Shën Françesku i Assisit dhe Shen Nënë Tereza. Në vitin 2010, revista “Time”, në kremtimin e 100 vjetorit të lindjes t? N?n? Terez?s, i kushtoi nj? num?r special me titull në kopertin? “Nënë Tereza e Shenjta e Gjallë”.

Papa Gjon Pali II ka th?n?: "N?n? Tereza e Kalkut?s, bija e popullit shqiptar, i ka dh?n? nderin dhe shk?lqimin kombit t? saj, ashtu dhe Kish?s Katolike".

Misioni i Dashuris? i N?n? Terez?s u rrit, u zgjerua, u fuqizua, u p?rhap n? t? pes? kontinentet, i pranish?m n? 136 vende t? bot?s, me 5000 motra misionare, q? u sh?rbejn? me vetmohim pjes?s m? t? dob?t t? shoq?ris?, t? varf?rve, t? s?mur?ve me SIDA, leproz?ve, t? s?mur?ve me tuberkuloz, me malarie, me kolera, invalid?ve, toksikodipendenteve, jetim?ve, t? gjymtuarve, t? uriturve, t? braktisurve, pleq?ve t? mbetur vet?m dhe t? paaft? nga ana sh?ndetesore dhe mendore.

Në vitin 1985, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të OKB, Nënë Tereza u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme. Sekretari i Përgjithëshëm i OKB Perez de Cuellar, duke e prezantuar Nënë Terezën tha: ”K?tu është salla e fjalimeve. Në këtë tribunë kanë folur burrat më të fuqishëm të botës, nd?rsa tani kemi privilegjin të kemi mes nesh dhe t? d?gjojm? gruan më të fuqishme të botës. Nuk besoj se është e nevojshme t’ua prezantoj, sepse e njihni t? gjith? dhe Ajo s’ka nevoj? p?r fjal?, por për veprat  tona. Mendoj, se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë, është ta ftoj t? na nderoi me mesazhin e saj dhe t’u them, se ajo është më e madhe se unë, Ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB-ja, Ajo është paqa në botë.”

Në vitin 2012 Asamblea e OKB, në nderim të kontributit të madh humanitar të Nënë Terezës, 5 shtatorin, ditën e ndarjes nga jeta të shenjëtores tonë, e shpalli Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë - Dashurisë. Populli yn?, krenohet me shqiptaren e shquar dhe shenjëtore, e cila me krenari deklaronte p?rkat?sin? shqiptare. Dit?n kur e nderuan me çmimin Nobel, duke i u përgjigjur pyetjes q? i b?ri nj? prift n? sall? p?r origjin?n e saj, N?n? Tereza deklaroi me krenari: “Me origjin? dhe me gjak jam shqiptare, me shtet?si hinduse, jam mot?r katolike dhe p?rmes thirrjes time i p?rkas gjith? bot?s, por zemra ime i p?rket vet?m Zotit”.  Nënë Tereza u bë figura qendrore e njohjes të shqiptarëve në botë, ishte ambasadorja gjith?bot?rore e popullit ton?, duke ndikuar në rritjen e prestigjit t? Shqipëris? n? aren?n nd?rkomb?tare dhe pse politika shqiptare nuk ia dha vendin dhe as meritat q? i takonin, madje dhe aktualisht nuk e nderon si e meriton.

Presidenti i USA Bill Klinton, n? vitin 2002 u shpreh: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo, q? më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani unë ndihem shum? krenar, që plot?sova nj? detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave t? liris? në Kosovë”.

Dit?n e shpalljes e Lumturueme t? N?n? Terez?s, Papa Gjon Pali II  tha: Ta lavd?rojm? k?t? grua t? vog?l t? dashuruar me Zotin, k?t? lajm?tare t? p?rulur t? Ungjillit dhe bamir?se e palodhur e njer?zimit. Ta nderojm? k?t? personalitet t? shquar t? epok?s ton?. Ta pranojm? mesazhin e saj dhe t? ndjekim shembullin e saj”.

VIZITAT E NËNË TEREZËS NË SHQIPËRI

Marrëdheniet e Nënë Terezës me atdheun janë një realitet dhimbje dhe dashurie. Regjimi komunist nuk e lejoj të vinte të çmallej me nënën Drane dhe me motrën Age, por dhe nuk i lejoi nënën dhe motrën të shkonin ta takonin në Romë. Pas shumë kërkesash insistuese personale dhe zyrtare dhe pas ndërhyrjes të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Perez de Cuellar, Nënë Tereza e realizoi dëshirën e zjarrtë e të kaherëshme e në gusht të vitit 1989, pasi mori vizën në Ambasadën tonë në Romë, erdhi për vizitë në atdheun e saj të dashur, që shënoi

fillimin e lidhjes me popullin shqiptar, që e priti me shumë dashuri.

Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri u prezantua si vizitë private dhe për të shpëtuar shpirtin mëkatar, regjimi dha në lajme vizitën në varrezat e Sharrës. Me shpirtin të mbushur me mall e me dhimbje Nënë Tereza vendosi lule dhe u lut para varreve të nënës Drane dhe motrës Age. Në këtë vizitë me emocione drithëruese, Nënë Terezën e shoqëroi Maria Kraja, shoqja e ngushtë e nënës Drane dhe e motrës Age.

Në takimin me Ramiz Alia, Nënë Tereza i foli me dashuri nëne, e quajti “biri im”, ndërsa presidenti e refuzoi kërkesën e saj për të hapur shtëpitë e misionit, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfër e të braktisur. Propoganda komuniste e mbajti të fshehur këtë rrethanë, madje nuk tregoi asgjë për aktivitetet dhe kontributet e shquara të Nënë Terezës në qindra vende të botës. Aktiviteti i parë publik ishte takimi i Nënë Terezës me intelektualë dhe funksionar të partisë e të shtetit dhe me përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Takimin e hapi Ministri i shëndetësisë Ahmet Kamberi, i cili e prezantoi me shumë kulturë, me nderim dhe respekte Nënë Terezën. Në vazhdim foli Nënë Tereza, e cila pasi falenderoi për mikpritjen, bëri uratën dhe e bekoi popullin shqiptar, madje një pjesë të uratës e tha në gjuhën shqipe, çka krijoi entusiazëm ndër pjesmarrësit. Në këtë takim u shfaq një film dokumentar me aktivitetet misionare të Nënë Terezës. Në përfundim të ceremonisë pata fatin ta takoj Nënë Terezën dhe nga ky takim lindi një miqësi e madhe, që vazhdoi dhe kur ika në Itali.

Në prag të krishtlindjes të vitit 1989, Nënë Tereza në letrën e urimit më shkruante: “Me gjithë impenjimet e shumta, mendjen e kam në Shqipëri dhe po përpiqem të gjejë kohë të lirë, për t’u rikthyer dhe të punojmë së bashku ...” Nënë Tereza e mbajti fjalën, në vitin 1990 erdhi e bardhë plot mirësi, me entusiazëm, me dinamizëm dhe me forcat e saj tipike, punoi me dashuri dhe arrijti plot suksese dhe në atdheun e saj të dashur. U rikthye në atdhe, ashtu si premtoi, e mori Jezu Krishtin për dore dhe ia pruri fisit të vet shqipar.

Kjo vizitë përkoi me 80 vjetorin e lindjes e në këtë përvjetor Presidenti i Republikës e dekoroi me urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1990 Nënë Tereza hapi në Tiranë shtëpinë e Misionit të Dashurisë. Mass media e regjimit jepte lajme të shkurtëra e pa komente për vizitat dhe takimet e Nënë Terezës. Ftohtësinë e shtypit tonë, e sfidoi shkrimtari Luan Rama, i cili në revistën “Ylli” botoi shkrimin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, ku për herë të parë e njohu publikun tonë me Nënë Terezën, madje shembi dhe tabut e kohës sepse tregoi për aktivitetet e saj si motër katolike.

Në mars të vitit 1991, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri dhe vizitoi qytete të tjera fillimisht shkoi në Shkodër e më pas në Durrës, Elbasan dhe Korçë. Gjatë këtyre vizitave nuk takoi asnjë nga pushtetarët, as ato lokalë dhe as ato të qendrës, por takonte dhe bisedonte direkt me popullin. Mikpritjen dhe nderimin e këtyre njerëzve të thjeshtë për Nënë Terezën, sidomos për ata që e shoqëronin dhe e që e ndihmuan për ngritjen e shtëpive të dashurisë, e shprehu me respekte dhe me letra falenderimi si familjeve Kraja, Shpati, Vorfi, Zajmi.

Në një nga takimet e zakonëshme i thashë Nënë Terezës: “U bënë tre vjet që vjen në atdheun tënd, këtu ke motrat, ke fisin tënd dhe shumë miq, ke popullin që të do me zemër, pse nuk regjistrohesh banore e Tiranës?”

U mallëngjye e pa komentuar më pyeti: “?farë duhet të bëjmë e kujt duhet t’ia kërkoj këtë nder?”. Natyrisht kishte zgjidhje. Shkuam në zyrën e gjendjes civile të lagjes Nr. 1 dhe biseduam me përgjegjesen Q. Leci, e cila na spjegoi proçedurën dhe rregullat. Bëmë kërkesën, plotësuam formularin dhe i dorëzuam fotografitë. Pas disa ditësh zonja Leci e ftoi Nënë Terezën në zyrë dhe i dorëzoi Letër Njoftimin dhe lejen e pashaporizimit në Lagjen 1 të rajonit 1 të Tiranës. Nënë Tereza e lumturuar e shtërngonte Letër Njoftimin në gjoks dhe i a tregonte të gjithëve, sidomos të huajve që vinin ta takonin.

Nënë Tereza udhëtonte në shumë shtete ku vepronin shtëpitë e misionit. Në aeroporte, në pikat e kufirit tokësor dhe në porte, nuk ia kontrollonin pashaportën, madje të gjithë ngriheshin në këmbë dhe e përshëndetnin me nderime. Të gjitha portat e shteteve ishin hapur për Nënë Terezën, sepse ajo kishte “pashaportën e dashurisë dhe të mirësisë”. Ndonëse ishte pajisur me pashaportat hindiane, kanadeze, amerikane-USA, franceze, italiane, të Vatikanit etj, ajo dëshironte të kishte pashaportën diplomatike të shtetit amëtar, të udhëtontë nëpër botë si shqiptare. Këtë kërkesë asnjë qeveri shqiptare nuk ia plotësoi, i dhanë vetëm pashaportën e zakonëshme, megjithatë Nënë Tereza shprehte gëzim dhe krenari, duke ia treguar të huajve, të cilëve u thoshte: “.. shihni sa e bukur është pashaporta e atdheut tim”.

Gjatë vitit 1991, Nënë Tereza kontribuoi në ripërtrijen e fesë katolike, ndihmoi në rihapjen e Kishë së Shen Ndout dhe të katedrales “Zemra e Krishtit” dhe të shtatë kishave në rrethe, organizoi mensën për romët e Bregut të Lumit, shpërndahu medikamente në qendrat shëndetësore të malësisë, pruri ndihma ushqimore që u shpërndanë falas popullit. Për çdo aktivitet që organizonte, kërkonte të njihej me ligjet dhe rregullat e shtetit, si veproi në vitin 1992 kur ftoi një grup të madh mjekësh amerikanë, që kryen vizita mjekësore falas dhe shpërndanë medikamentet që kishin sjellë, por duke respektuar nomeklaturën e barnave të vendit tonë.

Në një nga takimet me Nënë Terezën më konfidoi për gjendjen e saj shëndetësore. Më tregoi se në vitin 1989, para se të vinte në Shqipëri kishte kaluar infark miokardi, me çrregullime ritmi, andaj mjekët i kishin vendosur pacemaker; në vitin 1991 i ishte nënshtruar angioplastikës në një klinikë në Kaliforni, në vitin 1992 i u shtuan shenjat e insuficiencës kardiovaskulare, por Ajo kurrë nuk u ankua, as nuk e ndërpreu aktivitetin misionar, vazhdoi me të njëjtin intensitet, madje erdhi në Shqipëri dhe ndejti më gjatë duke punuar për forcimin shtëpive të dashurisë, për rihapjen e kishave, sidomos të Katedrales në Shkodër. Për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të Nënë Terezës, dërgova kardiologen Dr Mimoza Lezha, e cila i qëndroi pranë disa ditë, madje fjeti dhe në shtëpinë e Nënë Terezës.

Më 25 prill 1993, Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Në aeroportine Rinasit u prit nga personalitetet e larta shtetërore dhe krahas tyre Nënë Tereza, e pranishmë si bija e shtëpisë, që kish dalë të priste Atin e Shenjtë. Në të gjitha aktivitetet, Papa Gjon Pali II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e kishte kryer në asnjë vend të botës, më asnje figurë të kishës, as me kryetar shtetesh dhe as me funksionarë të tjerë të shtetit. Ky veprim shprehte nderim dhe respekte për figurën madhështore të Nënë Terezës shqiptare.

Në një bisedë me miqt e mi Shaban Sinani dhe Naim Zoto, konstatuam se gjatë pesë viteve të aktivitetit të Nënë Terezës në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe i televizioneve nuk e kishin intervistuar Nënë Terezën. Një qëndrim paradoksal i mass medias shqiptare. E informova Nënë Terezën për kërkesën e Shabanit dhe të Naimit për intervistën. Pranoi me kënaqësi. U takuam me Nënë Terezën në dhomën e saj, dhe sapo u sistemuam dhe Shabani do të fillonte t’i drejtonte pyetjet, Nënë Tereza e parapriu: “Ju që shkruani për mua dini më shumë sa di unë për veten time, andaj mendoj jo intervistë, sepse nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për veten, unë jam një pikë ujë në oqean, por dëshiroj që përmes jush t’i transmetoj një mesazh popullit shqpëtar”. Mbetëm të befasuar nga kjo syrprizë e bukur, nga ato që dinte të bënte vetëm Nënë Tereza”.

Më 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, u botua mesazhi i Nënë Terezës me titull editorial me germa të mëdha

E doni atdheun, duke dashur njeri tjetrin”. Ky mesazh u mirëprit nga populli që e admironte, i dëgjonte dhe i respektonte kashillat e saj, ndërsa politika shqiptare e të gjitha ngjyrave mbajti qëndrim indiferent, madje asnjë gazetë dhe asnjë kanal televiziv nuk reaguan dhe as nuk e transmetuan mesazhin. Ishte koha kur Shqipëria grindej me vehten dhe politikanët ishin të ndërsyer mes tyre.

SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS

Kishin kaluar 13 vjet nga dita kur Nënë Tereza u kanonizua e Lumturume dhe në ditët, muajt e vitet, që kalonin shpalleshin prova të shumta dhe dëshmi të qarta për domozdoshmërinë e shpalljes Shenjtore. Në fakt, tërë jeta e Nënë Terezës ishte Vita sanctae - jeta e shenjtores”, e përjetuar çdo ditë në fè, n? ungjill, n? eukaristi dhe në lutjet, q? i zbatoi me përkushtim e me dashuri n? aktivitetet fetare dhe humanitare në ndihmë të viktimave të varfërisë të sëmurëve, jetimeve dhe të braktisurve nga familjet, nga shoqëria dhe shtetet.

Nënë Tereza i kishte përmbushur të gjitha kushtet p?r tu shpallur shenjtore, ashtu si ka percaktuar Koncili i Trentos, andaj çdo ditë e më shumë, idhëtarët e saj dhe populli e quante Sancta Teresa - Shen Tereza dhe arrijti 4 shtatori, dita e bukur, kur Papa Françesko e shtoi në listën e shenjtorëve të Kishës Katolike, por nga ana tjeter konfirmoj se Ajo nuk ishte e nuk është vler? vetëm e krishtërimit, por ?sht? vler? e madhe e njerëzimit dhe i përkiste të gjithë popujve të botës. Në këtë shkrim do t’i rikujtoj lexuesve disa nga kriteret më thelbësoret dhe më tipiket, që e shquajnë Nënë Terezën në aktivitet e shumta si misonare katolike dhe si shenjëtore.

Nënë Tereza është themeluesja e Urdhërit Misionaret e Dashurisë, fillimisht vepruese në Kalkuta dhe në vazhdim në 136 vende të botës duke realizuar ndërkombëtarizimin e Misionit të Dashurisë, duke e shndërruar në mision humanitar gjthëbotëror. Asnj? urdh?r i krishter?, apo i ndonj? feje tjet?r, asnj? shoqatë humanitare, asnj? organizat? joqeveritare bamir?se dhe ato të quajturat ndërkombëtare, nuk kan? aktivitete n? p?rmasat gjithë botërore dhe me intensitetin, që ka zhvilluar Misioni i Dashuris? i N?n? Terez?s, i cili mbetet unikal n? historin? e njer?zimit, me shtrirje aktive n? shtetet e t? pes? kontinenteve. Me k?t? zgjedhje, Nënë Tereza revolucionarizoi misionin e fes? katolike, krijoi kishën e hapur, duke e zbritur pranë njerëzve, duke e përhapur forc?n e besimit katolik n? sh?rbim t? njer?zimit.

Me veprat e saj sublime Nënë Tereza u bë ikona e Samaritanes së Mirë, sepse shkonte kudò për t’i shërbyer Krishtit n? të varfërit ndër m? të varfërit. As konfliktet dhe as luftërat nuk e ndaluan të kryente misionet shpirtërore dhe humanitare. Personaliteti dhe autoriteti i fuqishëm i Nënë Terezës u shpreh në vitin 1984, kur ndërhyri dhe iu imponoi palëve luftuese të ndërpresin luftimet në Liban, atë që nuk e bëri OKB, as USA, as Franca, as Anglia, as Italia. Kjo ngjarje është pa preçedenta dhe për herë të parë në historinë e njerëzimit, një motër katolike shqiptare, u be protagoniste e paqes, duke detyruar armëpushim për motive humanitare.

Po të jetonte në ditët tona, Nënë Tereza do të kishte ndikuar fuqishëm dhe në ndalimin e luftës në Ukrainë dhe në këto ditët të luftës të sotme, Ukrainës dhe botës i mungon një personalitet i fuqishëm si Nënë Tereza.

Me lutjet në përgjërim, me uratat dhe aksionet, me ungjillizimin dhe promocionin njerëzor, Nënë Tereza proklamoi Ungjillin, me jetën e saj, që ua dhuroi t? gjith?ve. Ajo është ungjilli i pestë, e pranuar unanimisht,  është shenjtore e dashurisë. Shen N?n? Tereza, Shen Gjon Pali II dhe Shen Pio Pietrelçina, jan? tre “sh?rb?tor?t e shpirtit”, q? merituan titullin Servus servorum Dei - sh?rb?tor i sh?rb?tor?ve t? Zotit, p?r veprat shpirt?rore dhe humanitare, që kryen me dashuri n? sh?rbim t? njer?zimit.

Nënë Tereza me motrat misionare kanë ndihmuar, kanë strehuar dhe ushqyer, kanë larë dhe mjekuar me dhjetramiliona njerëz të varfër, jetima, të sëmurë, sakatë, të braktisur, të përbuzur, ata që kastat i konsideroin të paprekshmit, ata që dergjeshin gjysëm të “vdekur” në rrugët e pista të Kalkutës e në vendet e tjera të botes; i kanë shërbyer popullit të gjitha moshave dhe pa dallime fetare, etnike, social-ekonomike. Me këto shërbime  Nënë Tereza solli një risi humanizmi në misionet e kishës katolike. Nënë Tereza dhe motrat misionare shër-benin me përkushtim, me dhimbshuri dhe me dashuri, duke e shndërrruar dashurinë në profesion, në aksion, në mision fetar dhe humanitar.

Shen Nënë Tereza është misionare e bamirësisë, e dashurisë, e paqës, misionare e jetës.

Nënë Tereza nuk ishte teologe, por besimi i saj ishte i madh dhe i thjeshtë, ishte besimi i një motre katolike të devot?shme dhe këtë e ndjenin të gjithë, andaj dhe para se të shpallej e shenjtë, fotografia e saj qëndronte si një ikonë e shenjtë në murin e dhomave të miliona besimtarëve, madje dhe të atyre që nuk besojn?, pra dhe të ateistave dhe kjo është një mrekulli e vërtetë. Të gjithe ishin të bindur për veprën e shenjtë të Nënë Terezës, por konservatorizmi i klerikëve, diktonte si kerkesë prova të dokumentuara të heroizmit dhe të mrekullive të kryera nga Nënë Tereza, të cilat sipas tyre duheshin për ta shpallur shenjtore.

Në vitin 2002, Papa  Gjon Pali II, aprovoi dekretin e virtyteve heroike të Nënë Terezës dhe njohu mrekullinë me qytetaren indiane Monika Besra, e cila u shërua nga tumori me ndërhyrjen shpirtërore të Nënë Terezës. Me këtë akt, u miratua dhe dekreti mbi vlefshmërine e proçesit të Lumturimit.

Natyrisht, ky rast nuk është e vetmia mrekulli e Nënë Terezës, janë dhe shumë te tjera.

Në dhjetor të vitit 2015, Papa Françesko shpalli dekretin për miratimin e një tjetër mrekullie dedikur Nënë Terezës. Ky është rasti i Shërimit të një të sëmuri 42 vjeçar nga San Paolo - Brazil, i cili më 9 dhjetor 2008, ra në gjendje kome, gjatë ndërhyrjes për abscese të shumta në tru, të ndërlikuar me hydrocefali. Gjysëm ore pas ndërhyrjes, kur mjeku u kthye te i semuri, e gjeti zgjuar dhe në gjendje koshiente, ndërsa bashkeshortja e tij vazhdonte të lutej për të Lumen Nënë Tereza, ndaj të cilës shprehnin devocion familjarisht. Gjatë kontrolleve shëndetësore të sëmurit pas operacionit, rezultoi mrekullisht shërim i plotë. Më 10 shtator 2015, nga verifikimi që i bënë shtatë antarët e konsultës mjekësore të Kishës Katolike, çdukja e sëmundjes u konsiderua shkencë-risht e paspjegueshme, por u vlerësua një mrekulli e Nënë Terezës. Bazuar ne raportin e hartur nga komisioni i mjekëve, antarët e Konsultës Teologjike, që kanë detyrë të shprehen në rastet e kanonizimit, deklaruan “lidhje perfekte e shërimit, me vokacionin për të Lumturumen Nënë Tereza”. Kolegji i Kardinalëve dhe i Ipeshkëve të Kongregacionit për Çështjen e Shenjëtorëve, miratoi raportin e hartuara nga teologët dhe nga komisioni i mjekëve dhe sanksionoi virtytin heroik dhe mrekullinë e Nënë Terezës, në shërimin e qytetarit brazilian.

E tërë jeta e Nënë Terezës është plot vepra heroike dhe mrekulli të shumta. Ndonëse shkruhet pak, madje pothuaj nuk flitet rreth këtij fakti, do të shtoj dhe një mrekulli tjetër, që është unikale në historinë e njerëzimit. Në vitin 1958, për kurimin e të sëmurëve me lepër, në Titagarh, një lagje e madhe e degraduar në shtetin federal t? Bengala, Nënë Tereza hapi qendrën e asistencës dhe të kurimit të sëmurëve me lepër. Sëmundja e leprës ishte shumë e përhapur në Hindi, ishte një plagë e madhe shoqërore. Hindia është leprozari i hapur dhe më i madh i botës. Për ta vënë nën kontroll këtë situatë, Nënë Tereza iu përvesh punës, duke krijuar një rrjet me ambulanca infermierie, ku Ajo vetë personalisht dhe me motrat misionare u shërbenin të sëmurëve me lepër. Lepra është sëmundje infektive ngjitëse, andaj në të gjitha vendet e botës, këta të sëmurë trajtohen në leprozare, të izoluar, për të parandaluar infektimin e personave të tjerë. Si të mos mjaftonte izolimi për motive mjekësore, familja dhe shoqëria i përbuz, nuk u afrohet, i braktis këta mjeranë, të cilët janë të detyruar të jetojnë të mbyllur mes tyre në leprozarët. Është fakt i njohur nga të gjithë, i dokumentuar me fotografi dhe me filma dokumentarë dhe me të dhëna klinike, që pasqyrojnë punën vetmohuese të Shen Nënë Terezës dhe të motrave misionare, që u shërbyen këtyre të semurëve me dashuri, i kanë përkedhelur, i kanë ushqyer, i kanë larë, i kanë veshur, i kanë ndihmuar të shtrihen në shtrat, i kanë kuruar, u kanë lehtësuar dhimbjen, u kanë dhënë shpresa.

Shen Nënë Tereza dhe pse i prekte, i mjekonte dhe i ushqente të sëmurët me lepër, nuk u infektua nga bacili tepër ngjitës i leprës dhe kjo është një nga mrekullitë e vërteta, që karakterizojnë jetën dhe veprën e saj sublime, në shërbim të këtyre të sëmurëve, është një sfidë për pushtetet indiferente dhe për mjekësinë. Impenjimin në trajtimin e këtyre të sëmurëve Shen Nënë Tereza e shprehte me thjeshtësinë dhe përkushtimin e saj, duke theksuar me bindje:  “Nuk ka leprozë, është vetëm sëmundja e leprës e cila mund të kurohet”.

Misionet e Shen N?n? Tereza p?rfshijn? aktivitete t? shumta t? karakterit fetar, humanitar, shpirtëror, bamir?s, kulturor dhe t? gjitha n? veçanti e s? bashku, jan? shprehje e dashuris? pa kufi p?r njer?zit n? vuajtje, jan? sh?rbime p?r t? shp?tuar dhe sh?ruar jet?n e lënduar nga sëmundjet, jan? misione hyjnore, misione të shenjta, q? i realizoi me thjeshtësinë dhe me madhështinë e saj dhe n? p?rmasa gjith? bot?rore. Shen Nënë Tereza shqiptare është gruaja më potente e botës, është motra misionare, që e ndërkombëtarizoi dashurinë për njeriun.

Më 15 mars 2016, Papa Francesko firmosi dekretin e kanonizimit shenjtore të Lumturumes Nënë Tereza.

Më 4 shtator 2016, Selia e Shënjtë zyrtarizoi vendimin e Kongregacionit të Kardinaleve të Kanonizimit shenjtore të Nënë Terezës, duke konfirmuar verdiktin mbarë popullor: “Vox Populi, vox Dei”, pasi de facto, popujt prej kohe e kishin shpallur shenjtore. Ceremonia e shenjtërimit u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dhe shënoi një ndër ngjarjet kryesore të Vitit Jubilar të Mëshirës.

Pas kanonizimit shenjëtore, në disa vende të botës u konsakruan kisha me titullin Shen Nënë Tereza, por kjo nuk ndodhi në Shqipëri, sepse si gjithmonë shqiptarët janë te vonuar në nderimin e figurave të shquara të kombit, ndër të cilat shquhet në përmasa gjithëbotërore Shen Nëna Tereza.

Shen N?n? Tereza shqiptare është N?na e p?rjet?shme e popujve, Apostola e Dashuris?, Shenjtoria e Dashurisë, vepra e saj shpreh shërbimin, moralin, humanizmin dhe dashurinë Tereziane, q? edhe n? dit?t e sotme, jan? modele sociale p?rgjith?suese p?r t? gjith? popujt e bot?s.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora