E shtune, 21.12.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në Bujanovc

E merkure, 03.08.2022, 06:32 PM


VIZITË NJË DITËSHE OBJEKTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE NË BUJANOVC, E PLANIFIKUAR DHE E REALIZUAR PËR MËRGATËN E LUGINËS SË PRESHEVËS

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë hartoi një projekt për vizitë një ditore disa objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit, për Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë në Zvicër.

Realizimi i projektit u caktua të ndodh më 26 korrik 2022. Po edhe vitin 2021 ndodhi një vizitë një ditëshe objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë. Fondi i kënaqur me këtë vizitë kërkoi që edhe sivjet, më 2022, të ndodhë një vizitë në objektet e trashëgimisë kulturore në Bujanovc.

Fondi Humanitar bëri një Njoftim/Ftesë, me të cilin i ftoi të gjithë dashamirët e objekteve të trashëgimisë kulturore, për ta njohur më mirë dhe për ta dashur trashëgiminë shqiptare me moton: “Bashkë ecim përpara”. Me këtë ftesë publike u ftuan anëtarët e Fondit Humanitar, anëtarët e Shoqatës për Trashëgimi kulturore, por edhe të tjerët, dashamirë të trashëgimisë kulturore në Bujanovc.

Vizita kishte për qëllim: njohjen sa më mirë të trashëgimisë kulturore, objekteve arkeologjike të saja, ndërtimore, fetare dhe trashëgimisë natyrore.

Andaj u vendos që të vizitohet: Teqja e Nasalcës, Ura e Çartme në Lluçan, Lisi i Vjetër në Turi, Gradina në Tërnovc, Shtëpia e Vjetër e haxhi Xhavit Ramadanit në Muhovc dhe objekti i Shkollës-Mejtepit në Zarbincë. Mirëpo, përshkak të vështirësive kufitare u anulua vizita në Muhovc dhe Zarbincë dhe u shtua vizita në Gradinë të Konçulit dhe Kërshevicës, në rrugën rajonale Bujanovc-Vranjë.

Më 25 korrik 2022, në një bisedë me Z. Adnan Ymerin, kryetar i Fondit, ku ishte edhe haxhi Avdija me kryetarin e SHTKK=së, Xhemaledin Salihu u vendos që takimi të ndodh në restorantin “Bici” në Bujanovc, në orën 8.

Ashtu edhe ndodhi, në restorant pinë kafën e mëngjesit anëtarët e Fondit, anëtarët e Shoqatës dhe dashamirë të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe Qenan Haxhi Vlora Hamdiu me motoçikletën shumë kubikshe të tij nga Kumanova dhe Mustafë Ismaili, shkrimtar nga Samolica.

Në restorant ndodhi një takim i përzemërtë i vëllezërve shqiptarë, të etur që të njihen më mirë dhe ta njoftojmë edhe më mirë Luginën e tyre. Të gjithë të hareshëm, të gëzuar e të këndshëm për këtë vizitë vëllazërore objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Para se të nisemi për vizitë objektit të parë fetar, Teqesë së Nasalcës, krytari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore dhe kryetari i Fondit Humanitar i përshëndetën të pranishmitë më mirë se ardhje dhe i dëshiruan një ditë vizitore të këndshme, folën edhe për programin dhe qëllimin e vizitës, me moton: “Bashkë të ecim përpara”

Pastaj kryetari i Shoqatës për Trashëgimi kulturore i ndau nga një libër, botim i saj:”Trashëgimia kulturore material e paluajtshme në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” Z. Adnan Ymerit, kryetar i Fondit Humanitar dhe donatorit të Konferencave shkencore të Shoqatës për Trashëgimi, humanistit, atdhetarit Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, nip Presheve, nga Bushtrani, jetoi dhe punoi në Zvicër, tashti në Kumanovë.

Ashtu sëbashku me makina private të Mërgimtarëve dhe me motoçikletën e tij Qenani, udhërrëfyes i rrugëve, me gëzim të madh u nisën për te Teqja e Nasalcës.

Në Teqenë e Nasalcës, me mikpritje na priti te dera e Teqesë, Plaku i Teqesë, Ragmi Xhemaili që na njoftoi me strukturën përbërëse të Teqesë dhe objekteve në te.

Së pari na njoftoi me Varret e Shehëve në oborrin e Teqesë dhe na dha një histroik të saj. Sipas tij ekzistimi i teqesë është dikund para 320 vjetëve dhe i takon Tarikatit Saadi. E përmendi edhe teqenë e Tërrnavës, për të cilën tha se është shumë e vjetër. Pastaj na njoftoi me Tyrbenë, në të cilën ishin Varret e Shehëve: që nga themeluesi, Sheh Hysen Prishtina, Hoxha Baba Hyseni, Sheh Ali Vranja, Sheh Hysen Nasalca, Sheh Lutfi Shabani, Dervish Alija, Sheh Hajrullahu dhe varri i një fëmije 7 vjeçar.

Vizituam edhe pjesën e Teqesë, Semihanën me Mirab, ku mbahen ritualet e Dervishëve, Mejdan Odën, ku qëndrojnë Dervishët dhe Oxhak Odën.

Nasalcën e lamë dhe vazhduam për Lluçan, ku vizituam Urën e Çartme, në Moravën e Binçës, e cila është urë antike, lidhte dy vendbanime të vjetra: Sejacën dhe Tasllakun në shek. IV, gjatë mbretërisë së Konstandinit dhe ishte ura e dytë në Serbi, si e tillë. Bile dashuria e madhe për ta parë këtë urë edhe rrezikoi vizitorët, sepse u ndalën në rrugën rajonale Bujanovc-Gjilan.

Më pastaj vazhduam për në Konçul, ku vizituam Gradinën e që dikush e quajti Shkalla e Konçulit.

Më pastaj vazhduam për Turi, te Lisi i vjetër më shumë se 1.000 vjet e që ishte mbuluar me bimë të tjera dhe i pa mbrojtur.

Pastaj morëm rrugën për Tërnovc, ku vizituam Gradinën e tij, të shek 2-7. Në afërsi të saj gjendej edhe Xeherorja me banesat e punëtorëve.

Në fund të vizitës shkuam në Kërshevicë, e cila gjendej në rrugën e Udhës së Vjetër Bujanovc-Vranjë, për të cilën lokalitet studiuesit serbë thonë dhe shkruan një libër, me titull: Kërshevica në ndikim të kulturës helene dhe kelte, në gjuhën serbe dhe angleze, ndërsa disa studiues shqiptarë ofrojnë fakte se ky lokalitet është Demastioni, qytet xeherore e Dardanisë. Aty u bënë disa foto me flamur shqiptar se ky vend është Dardani, ashtu e vertetojnë shumë studiues, në mesin e të cileve edhe e ndjera arkeologe e njohur botërore Fanulla Papazoglu.

Vizitorët u ndien shumë të rehatshëm për të gjitha objektet që i vizituan, por në Kërshevicë i mori nostalgjia dhe dashuria për Dardaninë shqiptare.

Ashtu të gëzuar, të hareshëm, edhepse ishte kohë e nxehtë, thuajse te të gjithë ndihej një freski burrërore dhe atdhetare qe edhe viteve të tjera të vizitojmë vendin tonë nëpërmjet këtyre vizitave me moton: “ Bashkë të ecim përpara” morëm udhën për në restorantin “Bizi” tashti në Samolicë, ku Fondi Humanitar na kishte përgatitur një drekë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj vizite.

Aty u bisedua për vizitat në vitin 2023, që të organizohet në Medvegjë, për ta rrumbullakësuar Luginën e Preshevës, u bisedua për zhvillimin ekonomik të Luginës, u bisedua për hallet e Shqiptarëve të Luginës dhe gjithçka që e mundonte shqiptarin e kësaj Lugine.

U ndamë përkohësisht secili në shtëpitë e veta, për të qenë edhe më të bashkuar në synimet tona kombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora