| E enjte, 28.07.2022, 06:43 PM |
Faleminderit SHBA
Nga
Kastriot Dervishi
Sot
mbushen 100 vjet nga dita nga SHBA njohur shtetin shqiptar. Më 25.7.1922,
sekretari i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) la këtë porosi për të
komisionerin, Maxwell Blake në Shqipëri (konsull i përgjithshëm në Marok atë
kohë):
“Në
datën 28 korrik mund t'i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli
Evangjeli-shënim) një njoftim me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga
Shtetet e Bashkuara. Kur të njoftoni njohjen, mund të deklaroni se Qeveria e
Shteteve të Bashkuara ka patur parasysh faktin që Shqipëria arriti të mbajë me
sukses një qeveri kombëtare. Në pritje të aktit legjislativ nga Kongresi për të
vendosur një përfaqësi të rregullt diplomatike, ju do të vazhdoni të veproni si
komisioner i Shteteve të Bashkuara në rangun e ministrit. Konfirmoni marrjen
dhe veprimet që do të ndërmerrni. Fakti i njohjes do të jepet për publikim në
gazetat e mëngjesit të datës 28 korrik”.
Data
e sotme shënon 100-vjetorin e lidhjes së këtyre marrëdhënieve. SHBA kanë qenë
mbrojtëse të interesave shqiptare përballë hegjemonisë e ndikimeve ruse në
rajon. SHBA si vend i lirisë dhe demokracisë, mbrojtën sovranitetin e shtetit
shqiptar, rrëzuan komunizmin, i dhanë Kosovën shqiptarëve, si dhe ishin faktor
përcaktues për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, etj. Për kombin shqiptar,
prania e SHBA-së në Ballkan ka qenë dhe mbetet jetike. Faleminderit SHBA!