| E merkure, 20.07.2022, 08:20 PM |
Luçia
Albani (Vepër e vitit 1558, e piktorit Giovanni Battista Moroni. Në pronësi të
Klaudio Albani)
POETJA ARBËRORE LUÇIA
ALBANI (1534 – 1568)
NGA
LUTFI ALIA
Kapedani arbëror Mikel Laçi, në vitin 1468 emigroi në
Urbino, ku u prit nga familja e kontit Federiku III i Montefeltro (1422 – 1482).
(Stefano Andretta, Clemente
XI, in Dizionario
biografico degli italiani, XXVI,
Roma, Istituto dell'Enciclopedia Italiana, 1982).Dy
djemtë e Mikel Laçit, Gjergji dhe Filipi ishin në shërbim tëFrançesko Della
Rovere, duka i Urbino, që mori drejtimin e dukatit pas vdekjes të Guidobaldo
Montefeltro (1472 - 1508), i cili nuk la trashëgimtar. Në vitin 1508, duka Françesko
Della Rovere ua ndryshoi mbiemrin nga Laçi në Albani, për tëtheksuar origjinën
e tyre albaneze.(Pompeo Litta, Della Rovere di Savona, in Famiglie celebri italiane, vol. 12, Milano, 1834).(Gianluca
Montinaro. Fra Urbino
e Firenze. Politica e diplomazia nel tramonto dei Della Rovere 1574-1631, EdizioneLeo S. Olschki, Firenze 2009).
Me fëmijët, nipat dhe mbesat e Gjergjit dhe të Filipit, dinastia Albanivazhdoi
të përfaqësohet me figura tëshquaranë historinëe Italisë, ndër të cilët Papa
Klementi XI; tetë kardinalënë vitet 1570 – 1801, poetia Luçia Albani (1534 –
1568); një senator i periudhës monokratike (1624) dheme 4 princa Albani në
vitet 1721 - 1852.
Gjergj Mikel Albani kishte dy djem, Altobelli dhe Hanibali. Altobelli
kishtenjëdjalë Gian Girolamo Albani (1508 – 1591); ndërsa Hanibali(1530 – 1581)
kishte dy djem Karlin dhe Oracio (1576 – 1653).Karl Albani (1623 – 1684) i
martuar me markezen Elena Moska,kishte djal Giovanni
Françesko Albani - Papa Klementit XI. Oracio kishte një vajzëXhiulia dhe
dy djemë, i madh Hanibali ishte kardinal dhePrefekti i Bibliotekës së Vatikanit(Pompeo
Litta Bumi, Della
Rovere di Savona, in Famiglie
celebri italiane, vol. 12, Milano, 1834).
Djali i Altobellit, Gian
Girolamo Albani, politikan, jurist dhe kardinal, u vendos në Bergamo. Aiu martua
me finsiken veneciane Laura Longhi dhe lindën shtatë fëmijë, katër djem dhe tre
vajza. Në vitin 1534 lindi Luçia Albani, të cilës i dhanë emrin e gjyshes nga
nëna. Në vitin 1540 vdiq nëna Laura, që vuante nga tuberkulozi. Gian Girolamo
Albani u detyrua t’i dergoi fëmijët në Venecia te gjyshat nga nëna, ku ata
ndoqën shkollën e Giambattista Ramnusio, ku jipte mësime breshiani Giovita
Rapicio, latinist dhe gramatik italian.
Luçia Albani në përfundim të arsimimit në Venecia, në moshën 15 vjeçe iu
dedikua krijimeve të para poetike, me poezi të thurura në dialektin venecian
dhe në latinisht.
Në moshën 16 vjeç, Luçia, pjestare e familjes fisnike Albani, kjo vajzë e
bukur dhe e shquar për dhuntitë intelektuale, poetesha e suksesshme e me famë,ishte
bërë më e njohur se poetesha tjetër bergamaske, fisnikja bashkëkohore Isotta
Brembati (1530 – 1586).
Lucia Albani në vitin 1550,u martua me kontin Faustino Avogadro (1529 – 1564)
dhepas martesës u vendosën në Breshia e nga kjo kohë mori dhe mbiemrin Avogadro.
(Bortolo Belotti, Storia di
Bergamo e dei bergamaschi, 6 vol.
Bergamo, Banca Popolare di Bergamo-Poligrafiche Bolis 1959) (Giovanni Crema-schi, Albani Giovanni Gerolamo, in
Dizionario biografico degli Italiani, I, Roma, Istituto della Enciclopedia
italiana 1960).
Krijimtaria poetike e Luòia Albani u njoh dhe u vlerësua në mjedisetbreshiane.Sonetet
e saj recitoheshin në sallonet e fisnikërisë breshiane, madje e pranuan antare
në “Accademia degli occulti” të Breshias, ku me dinjitet dhe personalitet
shprehu formimin e saj si poete dhe me diskutime në fushën e filozofisë, si
ekanë theksuar biografët dhe kritikët e shumtë letrar, që kanë analizuar
krijimtarinë e saj poetike dhe shoqërore.
Poezitë e Luçia Albani janë lirika që shprehin ndjeshmëri dhe frymëzim
neoplatonik, të përqëndruara në meditime mbi dashurinë, si mjet i shprehjes të
ndjenjave me vargje të rimuara, sidomos në sonetat, që ishin krijimet kryesore
të saj. Krijimet poetike të Luçia Albani u vlerësuan nga poeti Girolamo Ruscelli,
i cilipërshiu dy nga sonetat e saj, në “Antologjia e poetëve breshianë” e
botuar në vitin 1553.
Luçia e bukur, fisnike, e mençur dhe plot dinamizëm dhe entusiazëm rinor, në
moshën 16 vjeçe u shqua si poete me krijime të shumta sidomos me sonetat. Në
vitin 1553, Luçia zgjodhi 31 soneta dhe i bototi në veprën e parë poetike me
titull “Rime”.
Krahas vlerësimevenga Girolamo Ruscellidhe poeti, shkrimtari, dramaturgu dhe filozofi Turkuato Tasso shprehu vlerësime për krijimtarinë poetike të Luçia Albani, madje në vitin 1568 i dedikoi një sonetë të bukur. Vepra e parë “Rime” është ribotuar disa herë, e shoqëruar me analiza dhe me komente nga kritikët letrar si nga Arnaldo Foresti me parathënien e botimit në vitin 1903të veprës “Rime di Lucia Albani”; ku thekson se këto poezi janë thurur kur Luçia ishte 15 – 16 vjeçare. Krijimtaria poetike e Luçia Albani është analizuar dhe prezantuar në studime të shumta si nga L. Gavarini, me tezën e laurës: “Luçia Albani poetesha bergamaska”, prezantuar në Universitetin Shtetëror të Milanos në vitin 1966-1967; ngaElisa Plebani Faga në vitin 1993 me studimin “Lucia Albani, poetia bergamaska e viteve pesëqind”, nga Elena Kominelli në studimin e vitit 2001 “Përmbledhje lirikash të LuciaAlbani Avogadro”, nga Monica Bianko në studimin e vitit 2004 “Lucia Albani Avogadro, në një mijë viteletërsi breshiane” etj.etj.
Poezitë e Luçia Albani përshkohen nga një fill filozofik, i shprehur në
vargjet e sonetave për dashurinë, me tema neoplatonike të transfigurimit mistik
të dashurisë, një formë shprehje filozofikeme vargje me rimë, që në ato vite
ishin të modës në trevat e Italisë veriore,me të cilat Luçia ishte njohur dhenë “Accademia degli occulti” të
Breshias.Girolamo Ruscelli, e renditi Luçia Albanin ndërmjet poetëve të shkëlqyer,
andaj zgjodhi dy soneta për antologjinë me krijime nga poetët breshianë, vepër
që u botua në Venecia në vitet 1553 dhe 1554.(Girolamo Ruscelli. Rime di diversi eccellenti autori bresciani:le ragioni di un'antologia Venezia: per Plinio Pietrasanta, 1554.
Pagine 56 – 57).
Një fragment nga soneta e Luçia Albani, botuar në
“Antologjia e Poetëve Breshianë”,të G. Ruscelli.
................................................................................
Në se ti fat mizor ende nuk je nginjur,
duke i ndrydhur çdo orë dëshirat e mia,
të mbushura me dhimbje dhe therore,
përsëri kundër meje i ke mbledhur forcat,
por nuk ma fshive kurrë dashurinënga mendja ime,
që më parë qante dhe psherëtinte,
ndërsa tani do të ngrihet në qiell,
aty do të lëvizin yjet dhe do të ndrisë dielli,
se dashurinë e kam zgjidhur nga zinxhirët,
me të cilët ti ma kishe marrë
e ma kishe lidhur zemrën...
..............................................
Në një letër të 1 qershorit 1560, Giovanni
Matteo Bembo (nipi i Pietro Bembo) shkruan: “Luçia ishte e bija e kavalierit
Albano, e martuar me kavalierin Faustino Avogadro, ishte vajzë e re, e bukur, e
sjellëshme, shpirtmirë dhe fisnike, ishte me plot virtyte, e dashuruar me
poezitë në italishte vulgare, në latinishte dhe në shkrimet historike. Unë i
kam lexuar me shumë kënaqësi vargjet e saj të thurura me ëmbëlsi dhe mençuri. I
jam mirënjohës, që pata kënaqësinë ta takojnë martesën e bukur”. (Giovanni Matteo Bembo. Delle lettere di
principi. 1 giugno 1560).
Poeti, shkrimtari, dramaturgu dhe
filozofi Turkuato Tasso, në vitin 1568 i dedikoi Luçia Albani një sonetë ku
shprehet me figura letrare dhe me metafora të bukura, duke përdorur mjeshtërisht
shkurtimin e mbiemërit Albani, në Alba - agu, duke e cilësuar Luçien si bukuria
e agut,si aurora dhesi agimi i ndritshëm i ditës të Romës së shenjtë.
Soneta e Torkuato Tasso, dedikuar Luçia Albani:
O dritë me rreze qielli kaltërosh,
me shpirtin e dlirtë dhe dy sy të
bukur shkëlqimtarë,
mes trëndafilave ngjyre të kuqe
gjaku dhe luleve,
shoh në fytyrën tënde majin e
lumtur,
dritën e ëmbël, që nuk pranon
poshtrim,
shoh kohën dorështërnguar, të
kthyer në shkëlqim,
në titujt shoh madhështinë dhe
stolitë shkëlqimtare,
ti ke shigjetuar në qiellin
sublim udhëtimin në lartësi,
serioz o Brembo për ty jo vetëm
ndrit,
por në se kohët e vjetra i
vështron,
më duket se Roma shkreptinë në
Alba
aq shumë më dhëmb, rëndohet dhe
vonohet
të lavdëroj, të këndoj o drita
ime e kthjellët,
je me të vërtetë dielli, aurora
dhe Alba.
Jetesa e lumtur e Luçies me Agostino Avogadro, në vitin 1563 u trondit nga
një ngjarje dramatike, ku u implikuan i ati Gian Girolamo Albani, vëllezerit (Giovan Domeniko, Giovan Francesko dhe
Giovan Battista Albani), në bashkëpunim me Agostino
Avogadrodhe Manfredo
Landi. Gjatë meshës në kishën e Shen Maria në Bergamo, ata vranë Akile
Brembati. Pas kësaj ngjarje, Giovan Domeniko dhe Manfredo Landi u arratisën,
ndërsa i ati, dy vëllezërit dhe Agostino Avogadro i internuan në Ferrara. Luçia
Albani shkoi në Ferrara pranë
bashkëshortit, por dhe aty e ndoqi një fatkeqësi, që e lëndoj rëndë
shpirtërisht. Në vitin 1564, bashkëshorti i saj Agostino Avogadro, vdiq pasi u
rrëzua aksidentalish nga ballkoni i shtëpisë. E mbushur me dhimbje dhe me lot
dëshprimi Luçia u kthye në Breshia, ku vdiq në vitin 1568, nga ftizi, e njejta
sëmundje, që kishte vuajtur dhe nëna e saj.
Luçia Albani,
poetia e shquar arbërore, u nda nga jeta në moshën 34 vjeçe, në kulmet e
krijimtarisë poetike.
Nuk kishte fëmijë,
por ka lënë trashigim veprën e saj poetike, që vlerësohet dhe nderohe dhe në
ditët e sotme.