Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Shes e blej

| E diele, 10.07.2022, 05:50 PM |


SHES E BLEJ

(Barcoleta satirike - erotike)

NGA KALOSH ?ELIKU

(DASHURIA MES LIVADHEVE)

Dashuria lindë, dhe vdes një ditë. Ligje Natyrore janë si te njerëzit, kafshët, insektet, lulet, pemët dhe lindjet tjera natyrore. Pakrëndësi ka, sesi e përfundojnë jetën e bujshme në fatkeqësi njerëzore, komunikacioni, apo mes livadheve nën hije të Rrapit...

(IKE, IKE MORE DHENË)

Me këngën popullore “Ike, ike, more dhenë”, “Zekthi” i dëshiron rrugë të mbarë për në Qabe bashkëpunëtores së tij, Yllka Hanës. Njëherit, i dëshiron edhe jetë të lumtur me ndonjë sheik barkmadh!

Urimit i bashkohen Tata e madhe. Hava e “Bit-Pazarit” dhe Nusja e Gostivarit.

(LOPA E KATUNDIT)

Urgjentisht shes një lopë katundi, që milet tri herë në ditë. E mbushë plotë kusinë me tambël. Ose, e ndërroj për një shterre qyteti...

Shifra: “Katundari”

(TREGTI ME LIRIM)

I shes dy mollë verore shumë lirë, për një gjashtëshe në index...

Shifra: “Studentja”

(MIKJA NË AKAND PUBLIK)

E shes Miken time me të cilën i kalova dy dimëra me pandemi. Masa Qeveritare. Burg shtëpiak. Dhe, i shkruajta tre libra me poezi, për dy shtama me verë...

Shifra: “Bohemi”

(NUSJA ME FISHEKË)

Xha Cuti, dilinxhiu i Kërçovës, këto ditë u ankua se nuk i ndez patllakja. Prandaj, dhe kërkon një nuse me fishekë.

Të nesërmen, lirisht pa frikë mund të paraqiteni te “Patrioti” në Kërçovë. Përparësi kanë nuset me pashterka të kuqe, ndërsa haxhilerët, deputetët e popullit dhe ministrat e Qeverisë nuk vijnë parasysh...

Shifra: “Xha Cuti”

(KA?AKU I QYTETIT)

Mikja ime keto ditë shkoi në një udhëtim zyrtar, prandaj të gjitha ato që kërkojnë net të çmendura, le të paraqiten te Kaçaku i Qytetit. Kaçaku natën e bënë ditë, e ditën natë.

Të interesuarat derën e kanë hapur, por mund të hyjnë edhe nga dritarja...

Shifra: “Kaçaku i Qytetit”

(REVISTA PORNOGRAFIKE)

“ZEKTHI”, revistë për humor dhe satirë, që del kur t’i teket, jua zhvesh lskuriq të vërtetën. Prandaj, disa anëtarë të Unionit të Viçave edhe e shpallën si revistë pornografike...

(PAZAR ME POEZINË)

E shes “Grerzën” anonime me gjithë franga përqafe, lirë: për Dy shtama me Verë të Mikes Di te “Pazari Grave”, në Shkup. Shkaku, se: më tradhtoi me Poezinë në letërsi. Pasmesnate, iku pas një rrufjani trusakat në Qeveri.

Hajdutja e shkrimeve dhe librave të mi publicistik...

Shifra: “Poeti”

(HAKMARRJA)

“Bit-Pazari” të cilin e bëra të pavdekshëm nëpër satira, vendosi të më hakmirret: E përhapi  në të katër anët se, jam martuar me Miken...

(RRIQRAT E PARTISË)

Rriqrat e partisë ia parapanë diagnozën një shkrimtari, se: së shpejti do të çmendet. Ose, do të infektohet nga Pandemia.

Intersant, në vend që të çmendet, ai u martua edhe një herë dhe iku nga shtëpia. U dezifenktua me raki rrushi dhe u martua me Pandeminë. Nga “Pazari Grave”, u paraqit me telegram në të cilin shkruante: U thoni rriqrave të partsisë të më gjejnë një hoxhë që të m’i prishë magjitë. Dhe, të kthehem në shtëpi...

(IKJA E BURRIT)

Gruaja e burrit i ankohet një shoqeje:

Eh, ori shoqe! Qe dy javë më ka ikur burri...

Mos u mërzit! Dikur në modë ishte të iknin gratë. Ndërsa, sot kanë ndryshuar kohërat – ikin burrat. Me siguri do të kthehet një ditë pasi t’i kalojnë magjitë...

(PARALAJMËRIMI I fATKEQËSISË)

Nusja me pashterkë të kuqe të gjithë atyre që nuk e lënë rehat, u uron rrugë të mbarë për në haxhillëk me gjithë haxhuxhe me këngën:

E kam burrin në Gjermani

E ç’po vjen ty me të ç...

(DASHURIA E MADHE)

Një lexues anonim u paraqit nëpëfrmjet telefonit dhe pyeti se cilëve personazhe më së shumti “Zekthi” i shpall dashuri?!

-“Zekthi”, pasi buzëqeshi, iu përgjigjë:

-Mëshqerrave dhe lopëve. Në mungesë të tyre, mund të vijnë në konsiderim edhe disa politikanë dhe haxhilerë...

(TRI STINËT E CUFËS)

Gjatë një takimi në “Menada”, një poet i yni u lëvdua se me Miken është në gjendje të bëjë dashuri ashtu siç i ka lindur nëna në një fuçi me verë plot një muaj.

Ehu, u përgjigjë Cufa. -Unë me Miken time bëj dashuri, hiç pa ia hequr samarin plot tri stinë nëpër livadhe...

(FABRIKA E IDEVE)

Gruaja besnike një ditë iu drejtua shkrimtarit rebel:

E ke lehtë ti, kur në shtëpi ke fabrikë, dhe të gjiha idetë për barcoleta i merr nga unë.

E vërtetë, - iu përgjigjë rebeli. -Ja, pse më duhet të kem edhe një fabrikë për ta dyfishuar prodhimtarinë...

(STOLIA E SHTËPISË)

-Grua, më bën një kafe, - i tha një shkrimtar zonjës së shtëpisë. -Vallë, mos mendon se të kemi për stoli?!

-Po, tha gruaja, - unë jam stolia e shtëpisë.

- Shkëlqyeshëm! Atëherë, shkova të sjell edhe dy-tri stoli të tjera për shtëpinë...

(KËSULA E POETIT)

Gjatë verës në Tiranë në një lokal afër redaksisë  së “Rilindjes” në mërgim, u ndalëm të pimë kafe. Papritmas erdhi edhe poetesha e talentuar Eneida Topi. Ajo pasi u përshëndet, ia dhuroi shkrimtarit rebel librin e saj me poezi: “Tjetër është në anën tjetër”.

Nehas Sopaj që ishte prezent nga kurreshtja mori librin dhe e lexoi përkushtimin me xhelozi, ku në mes të tjerave shkruante: ... dhe për kësulën e tij karakteristike”...

Përkushtim interesant! Ofshau, Nehas Sopaj.

Kot, tha shkrimtari. Kësulën ia kisha falur, po nëse i pëlqente mjekra?...

(NUSJA E MINSITRIT)

Minsistri i punëve të brendshme, pas votimit për interpelancën në Parlament, u deklaroi gazetarëve: “Ndonjëri e ka lëvduar nusen se është e bukur dhe e vyeshme, dhe se nuk ka kurfarrë behane. Mirëpo, po s’e pati nusja të paktën një behane të vogël, atëherë del se është pak shtatzanë”.

E vërtetë. Nusja e ministrit nuk është pak, por shumë shtatzanë. Përditë pjell kopila dhe ua lë shqiptarëve pas dere...

(PARULLA DEMOKRATIKE)

Humoristi ynë i njohur nga Struga, Avdi Lena, kur shkoi për herë të parë në Shqipëri, maleve e lexoi edhe këtë parullë: “Ruani pyjet nga zjarret”!

Parullë e njohur e xhaxhit Enver, - buzëqeshi Avdiu. -Unë do ta formuloja kështu këtë parullë demokratike: Ruani p... nga k...

(AFERA E DASHURISË)

Se, nuk është besnik ndaj gruas së vet Babai (“Tatkoto”), moti i doli zëri me djalin e tij Haxhi Deputetin, që qysh në vitet e para u paraqit në skenën politike: një herë si aktivist partie, një herë si deputet i popullit, e pastaj si ministër i kulturës.

Edhe kjo aferë dashurie nuk është befasi për Maqedoninë, por për popullin që duhet të dalë përsëri në zgjedhje të parakohshme Parlamentare...

(TRADHTIA)

Partitë tona politike, siç duket, janë kurva. Sepse, pak si shpesh na tradhtojnë me politikanët...

(TYRBJA E GANI XHAFOLLIT)

Përpara postës së re në Gjakovë para do kohe u ngritë si ide edhe Tyrbja e Gani Xhafollit, dhe ajo pritet të përurohet pas ikjes nga kjo botë me porosinë për së gjalli të poetit, në të cilin do të shkruhet ky epitaf: “Këtu pushoj unë, Gani Xhafolli. Që, në jetë i pata 33 dashnore. Dhe, më vranë tri të fundit duke i pritur mbi dy orë në tavernë...

(VI?I I PALËPIRË)

Meqë këto ditë shkon në Teheran, Mikja ime e shet viçin e palëpirë për një biletë aeroplani. Në shprehje mund të vijnë politikanët që i janë vardisur para disa vjetësh...

(ASGANJA)

Jam një asgane dhe kërkoj një burrë trim. Mundësisht të jetë poet. Në shprehje, mund të vijnë edhe deputetët e popullit dhe ministrat. Kuptohet, me një kusht: t’i lajnë borxhet që do t’i bëj me poetin...

Shifra: “Asganja”

(PËRZËNIA E MAGJIVE)

Femrat që janë të pakënaqura në dashuri, femrat që nuk mund të gjejnë burra, le të më kërkojnë mua, Ustain!

Unë jam ai që bëj mrekullira në shtrat. Unë jam ai që e kam shkopin e mbarë dhe ua përzë magjitë brenda një nate...

Shifra; “Ustai”

(NEVOJË PËR GJELA)

Përditë e më shumë po i shohim pallotë se si fryhen nëpër parti politike, shoqata të varuara e “pavarura” joqeveritare... Unione...

Vetëm, se: Populli Shqiptar nuk ka nevojë për pallotë, por për gjela që kanë përmbrapa më se pesëdhjetë pula...

(BURRË ME DY SHTAMA VERË)

Vjollca Rrapi, femër me një të ardhme të bujshme, në shtrat e hatashme, në rrugë e pakapshme, kërkon një burrë që vdes pas Dy shtamave me verë!

Në shprehje mund të vijnë edhe burrat e martuar, që dinë të shkruajnë poezi pasmesnate... Vetëm me një kusht, që gratë e tyre besnike të mos jenë xheloze...

(SHPËRBLIMI I DEMOKRACISË)

Komunizmi i mësoi keq disa “intelektualë” shqiptar: kur u jepte funksione, poste partiake, pasuri, ai u jepte edhe diploma fakulteti, tituj shkencor dhe nga një grua.

Demokracia vepron ndryshe: u jep funksione, poste partiake, pasuri... Por, ua merr gratë...

(FEMRA E BUKUR)

Poazia është si një femër e bukur kurtizane: të gjithë i turren përmbrapa. Vetëm pak veta e rrëzojnë në shtrat...

(MBRËMJA E TEUTAVE)

Në Shkup, disa vite me radhë organizohej edhe Mbrëmja eTeutave. E, si për inat të burrave gratë ia mësynë ta pushtojnë edhe Stambollin.

Burrat, tashti  e kuptuan se gratë bëjnë politikë si Nëna Parti, hap pas hapi për t’i fituar të drejtat e barabarta me  burrat. Ja, edhe si u lindi xhelozia, ato këto ditë do të organizojnë Mbrëmjen e Gencave...

(PATRIOTI DHE BESNIKJA)

Një “patriot”, që e vizitonte shpesh Bullgarinë, u njohtua me një bukuroshe bullgare. Ajo, kur e pa se “patrioti” iu hodhë në sulm, i tha:

-Mos, se kam burrë!

-“Patrioti” ia hoqi jelekun.

-Mos, se do më bësh probleme me burrin!

-“Patrioti” ia hoqi edhe brekët.

-Grahi, se i prisha punët me burrin!...

(DARDHËN E MIRË E HAN DERRI)

Gruaja një ditë i tha burrit:

-Eh, ore burrë! Nuk thotë kot populli se dardhën e mirë e han derri.

Po, iu përgjigjë burri. -Vetëm, se: unë nuk e ha atë dardhë...

(POETESHA E TALENTUAR)

Redaktori më i kërkuar në botë, poeteshës zullummadhe, që shkruan vjersha pasmesnate, ia uron librin e ri me këngën popullore: “E kam jaranin viç pa lëpi”.

Urimit i bashkohen edhe Tata e Madhe, Dudumi dhe Nusja e Gostivarit...

(LEXIMI I POEZIVE)

Një poet i yni oborrtar, gjithëmonë lëvdohej sesi me poezi i pushtonte zemrat e bukurosheve, matanë gardhit.

Në një takim në tavernën “Menada”, ku rastësisht ishte edhe një poet rebel, ai filloi të lëvdohet përsëri se kësaj radhe kishte kapur në grep një studente.

Rebelit nuk iu durua pa ia uruar mikut viktimën.

-Hi-hii-hiii... Edhe kësaj ardhe me siguri do do t’i lexosh poezi...

(MIQTË E REDAKSISË)

Shkrimtari ynë më i mirë bashkëkohor, një ditë ishte njohtuar me një poete të re. Dhe, si përçudi vendin më të fshehur e kishin zgjedhur, klubin e shkrimtarëve.

Mirëpo, kjo orë letrare nuk zgjati shumë kohë. Një mik i tij, edhe ky shkrimtar e kishte nuhatur bukuroshen, matanë Vardarit.

Të nesërmen shkrimtari ynë më i mirë bashkëkohor, që kishte lënë takim afër varreve, del ta presi bukuroshen. E priti një orë, nëpër atë shi të madh që s’mbahet mend të ketë rënë ndonjëherë në Shkup. Vetëm, se kot. Miku i tij një gjysëm ore para tij e kishte rrëmbyer poeten e ardhshme për t’ia redaktuar një libër me poezi...

(STUDENTJA)

Shkrimtarit rebel, një ditë iu ankua gruaja besnike: Me fakultetin që kam kryer, siç e shoh unë nuk ka punë. Fatin do ta provoj edhe diku tjetër, do të regjistrohem në artin figurativ.

Po. -iu përgjigjë shkrimtari, por vetëm me  një kusht: më parë të lidhim kontratë. Gjatë asaj kohe unë të martohem me një studente që nuk dëshiron t’i vazhdojë studimet...

(GREVË SEKSUALE)

Poeti rebel me këngën popullore: “O moj e mira që do ‘oqe, përshëndet dy mikeshat e tij të mbyllura në Tyrben e Babashehut. Njëherit, grevisteve që bëjnë grevë seksuale u dëshiron që këtë vit Babasheu t’ua përzë magjitë...

(“ZEKTHI” KËRKON NJË NUSE”

Gati të gjithë miqtë dhe armiqtë e “Zekthit” shpallën konkurse bukurie: kush kërkonte grua e kush burrë.

Ja, pse më në fund edhe “Zekthi” vendosi të kërkojë nuse. Vetëm me një kusht, nusja e “Zekthit” duhet të jetë shterre ose lopë...

Zoti e bekoftë!...

Shifra: “Zekthi”

(VJERSHA ME SIMBOLE)

Jam një poeteshë e re që shkruaj poezi pasmesnate dhe kërkoj një redaktor me aftësi bukolike në redaktimin e vjershave me simbole...

“Poetesha”

(FATKEQËSIA)

Jam një burrë që e ka përzënë gruaja. Dhe, kërkoj një grua që e ka përzënë burri!...

“I lumturi”

(TATA E MADHE NË SHITJE)

Redaksia “Zekthi” e shet Tatën e Madhe për një sekretare të çdo moshe. Mjafton të jetë e bukur dhe e rrezikshme.

Në shprehje mund të vijnë vetëm ato kandidate, që i plotësojnë të gjitha kushtet, sipas kërkesave të kryeredaktorit...

Shifra: “Zekthi”

(CUFA KËRKON DASHNORE)

Cufa, dilingjiu i një katundi të Kumanovës, kërkon një dashnore. Këto ditë ai erdhi në redaksinë e “Zekthit” dhe e dha këtë shpallje:

“Dashnorja ime duhet të jetë rrospi, mundësisht nga një shtëpi publike matanë Vardarit...”

Shifra: “Cufë Dilinxhiu”

(BURRAT E LIVADHIT)

Laura pyet:

-Meshkujt, si del pranvera, turren dhe huxhum në jeshillëk. Kohën e fundit është vështirë të dilet edhe në rrugë.

Përgjigje: Meshkujve të tillë, e dashura Laurë, hapjua derën dhe le të bytryjnë në livadh...

(BOMBAT E ITALJANIT)

Blej një sekretare pa brekë, e armatosur me dy bomba italjani. Përparësi kanë ato që janë të mbushura me eksploziv të fortë shkatërrues në shtrat...

Shifra: “Drejtori”

(SHOQJA E RREZIKSHME)

E shes shoqen time fare lirë, ngase ma rrezikon burrin. Në shprehje mund të vijnë edhe burrat e martuar, por që jetojnë në Gjermani...

Shifra: “ E vetmuara”