| E premte, 08.07.2022, 07:08 PM |
Musineja dhe reparti i Rrëshenit
Nga
Kastriot Dervishi
Për
të kuptuar më mirë idiotësitë e dosjeve formulare (agjenturiale-operative) të
Sigurimit, në të cilat hidheshin të dhëna për objektet, si dhe hartoheshin
planet e përpunimit të tyre, mjafton të lexohet kjo faqe. Dy bashkëpunëtorë,
“Piktori” dhe “Lisi”, në vitin 1975 informonin Musine Kokalari (e cila lëvizte
gjithnjë e vetmuar) shfaqte interes për një repart ushtarak, i cili rastiste në
të njëjtën rrugë dhe të vetme që bënte Musineja. Vlerësohet e dhëna dhe
kërkohet të kihet kujdes.