Kulturë
Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës
E enjte, 23.06.2022, 05:22 PM
Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës
Ibrahim
Rugova nuk ishte figurë rastësore…Kështu e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin
e Kosovës në librin e tij më të ri “Rugovën si e kam njohur”, botim i UET
PRESS.
Rugovën,
si e kam njohur” është libri më i ri i shkrimtarit dhe gazetarit Gani Mehmetaj,
botuar nga UET PRESS. Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është
fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë
ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka
luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në
arenën ndërkombëtare.
Ngjarja
më e rëndësishme e gjysmës së dytë të shekullit XX, mendon shkrimtari Gani
Mehmetaj, është formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989),
partisë së parë shqiptare në ish-Jugosllavi. Themelimi i LDK-së u bë në
rrethana të çuditshme, shumë të ngjashme me rrethanat e formimit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, atëherë kur rrezikoheshin territoret shqiptare. Sepse,
në të njëjtën mënyrë po rrezikohej qenia kombëtare shqiptare në ish-Jugosllavi,
një shekull më vonë. Por përcaktimi politik ishte kryekëput Perëndimor,
këmbëngulej që t’i ngjiteshim edhe një herë Evropës, kontinentit që i kishim
takuar gjithmonë.
I
vetmi kandidat për lidershipin e partisë ishte Ibrahim Rugova, kryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve, student i Parisit, me rrënjë të thella në traditën
shqiptare. Ai ndiqte modelin e Vaclav Havelit, disidentit të njohur çek, po
ashtu shkrimtar. Mori model edhe Mahatma Gandin. Dhunës nuk i përgjigjej me
dhunë, por me padëgjueshmëri qytetare dhe me stoicizëm. Në vetëm disa muaj,
Rugova e pushtoi botën demokratike me guximin, mençurinë e maturinë që nuk e
pati asnjë intelektual tjetër.Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore…Kështu
e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin e Kosovës në librin e tij më të ri
“Rugovën si e kam njohur”, botim i UET PRESS.
Botimi
u promovua në Prishtinë, gjatë ditëve të Panairit të Librit, ndërsa autori që
është gjithashtu fitues i Çmimit Letrar Kadare për 2021, rrëfeu përpjekjen e
tij për të ruajtur paanshmërinë në këtë libër që përmbledh ngjarje, takime e
kujtime që shënjuan jo vetëm karrierën e liderit historik, por edhe të
shtetformimit të Kosovës.
Mehmetaj
tha se synimi i tij në këtë botim, ndryshe nga trilli letrar në romanin “Zogjtë
e Qyqes”, gjithashtu botim i UET PRESS, është të mbetet brenda rolit të tij si
gazetar dhe të dëshmojë kronikën e kohës, si edhe ngjarjet episodike me Rugovën
si personazhi kryesor i saj. Autori
thotë se i ka qëndruar besnik së vërtetës që ka përjetuar ai dhe bashkëpunëtorë
të tjerë të Rugovës.
Gani
Mehmetaj, një ndër themeluesit e LDK- së dhe gazetar aktiv i kohës, sjell
kronikën e një periudhe historike që nga vitet e para të rezistencës rugoviane
e deri ditën kur Rogova mbylli sytë në 2006, për të mbetur amanet frymëzues për
klasën e re politike të Kosovës.Kryeredaktorja e UET PRESS, Suela Mino e
përshkroi librin jo vetëm si profil i Rugovës, por edhe si kronikë e ngjarjeve
të rëndësishme të kohës.
“Libri
sjell përveçse një profil të ilustruar të veprimit politik të Ibrahim Rugovës
dhe të dimensionit të tij politik e intelektual, gjithaq sjell edhe një kronikë
të kohës që vjen me zhvillime intensive të guximshme, që dëshmojnë të vërtetën
historike të Kosovës së atyre viteve, parë në mjediset e ngushta afër
protagonistit kryesor të kësaj kohe, që është Ibrahim Rugova”, thotë
kryeredaktorja Mino.Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është
fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë
ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka
luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në
arenën ndërkombëtare.
Njëra
ndër meritat kryesore të Ibrahim Rugovës ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së
Kosovës, miqësia me burrështetasit më të fuqishëm të botës, mençuria e maturia
në udhëheqjen e popullit që i besonte. Rugova po ndërtonte filozofinë e
rezistencës paqësore, kultivonte kulturën demokratike që mosmarrëveshjet të
zgjidheshin me biseda e dialog, vuri në pah tolerancën.
“Më
parë duaje veten, pastaj fqinjin tënd”, ishte filozofia politike e tij. Debatet
qytetare rrezatonin mirësi e mirëkuptim. Rugova e rugovizmi nuk u bënë vetëm
sinonim i rezistencës paqësore pa përdorimin e dhunës, por edhe sinonim i
kultivimit të qytetarisë, me një përcaktim të qartë për Evropën Perëndimore e
vlerat e qytetërimit të kontinentit të moçëm. Fryma e tolerancës, e
mirëkuptimit, e qytetarisë ishin vlera fondamentale. Koha e nxori në sipërfaqe,
por Rugova nuk priti, i priu kohës. U shqua me angazhimin, guximin,
largpamësinë dhe maturinë, që nuk i kishin prijësit e tjerë para tij…
Liberale.al