E hene, 30.12.2024, 05:23 PM (GMT)

Kulturë

Gjovalin Muzhani: Moti në Veriun e Shqipnisë

E hene, 20.06.2022, 06:58 PM


Moti ne Veriun e Shqipnise

Nga Gjovalin Muzhani

N J O H U N I   M B I   M O T I N.  Te gjithvet ju linde kurreshtja me dijte si parashikohet moti, e pse gjate dites ndryshon? Kur njef disa fenomene atmosferike, din si ndryshon koha dhe orjentohesh mjaft mire ne jeten e perditeshme. Pragnoza (te dhanat meteorologjike te kohes) mjaft e domosdoshme per bujqesine, udhetimet detare, udhtimet me avion, eskursionistet e alpinistet  etj.

Te dhanat atmosferike per nji krahine te nji dite e percaktojne motin. Nxirren nga vrojtimet e temperatyres, mbulimi i qielles me re, lageshtina absolute e rrelative. Ndriçimi, mesatarja ditore e kater matjevet te temperatures ditore, ora 7 mengjes, 13 drekes, 19 darkes e ora 1 pas mesnate, mblidhen e pjestohet per kater tue dhane mesataren ditore, minimalen (mesatarja e temperatyres e mbatjes ores 1 e 7 ne mengjes), maksimalen (mesatarja e ores 13 e 19) ditore (din çfare teshash me veshe, a duhet cadra me mot vrante). Temperatura jepet ne grade Celsius  per çdo rrajon: malore, kodrinore, fushore, bregdetare, veriore, qendrore, jugore, lindore e prendimore.

Shtypja atmosferike, qendra e presionit te ulte “U”ose“B”(baso), te nalte “L”ose“A”(alto). Jepet era, drejtimi i saje e forca, shenohet me shigjete drejtimi eres. Moti ndryshon mbrenda dites, ose zgjate moti i mire ose i keq. Çdo vend ka faktoret percaktues mbi-zotnues. Gjanesia gjeografike (largesija nga ekuatori), naltesija mbi dete (zona fushore, kodrinore e malore). Afersia me detin zbute klimen, dhe rrymat detare, te ngrohtat e zbusin klimen, te ftohtat e ashpersojne me temperatyra te ulta. Barrjerat malore, ne se jane ne drejtim te veriut i nderpresin rrymat ajrore te ftohta. Liqejt i Shkodres rrezervon temperatyren tue zbute klimen. Lumejt e luginat malore e pyjet, duhet te jene ne krahin si barriere pyjore, ardhjes e eres se ftohte ulin shpejtesine deri  80%, e sjellin rreshje etj. Parashikimet e motit qe jep Tirana, per Shkodren ndryshojne se ka nji mikrro-klime ne vehte, shpesh del e kunderta e pragnozes qe jep T.V.i Tiranes (shkodranet thojne rrencaku.) Pragnoza e kohes çdo dite te merret nga lajmet qe jep televizioni lokal, asht ma i saket.

Te dhanat e matjeve ditore rregjistrohen ne liber, permbledhsja ne fleten mujore, permbledhjet japin stinet, keto klimen e nji vendi. Sikurese e ka vendi jone tipi i klimes Mesdhetare. Rregjistrimet shum vjeçare vlejne per te parashikue kohen, ka perseritje ciklesh krye 11, 22, 33, 99 vjetesh, lidhen me njollat Diellore. Rrol te randesishem mbi motin e klimen lot Hana, fshataret e vrejne per punet bujqesore. Ndotja e smogu me vrimat e ozonit (O3) 0sigjen atomik, losin rrol te pa parashikuem, mote perkeqesuese!?…Ndotja atmosferike “El nino” nga spanjishtja femi. Amerike jugore krijohen urogane te forta e tornado shkatrruese (trumbe). Ndotja me efektin sere dioksidi karbonik CO2.

Ajri i ftohet peshon ma rande ka dendsitet te madh, quhet presion i nalte”L” (Alto), ajri i nxehte ka dendsitet te vogel e peshon ma lehte, quhet presion i “U”(Baso). Ndryshimi i  dy presionevet formon eren. Sa ma i madh asht ky ndryshim, aç ma e forte asht era. Era fryen nga presioni ma i nalte, drejte presionit ma te ulet. Kjo asht arsyja e mbjelljes se brezavet pyjore, qe te pengohet era e forte e rrembyshme, tue mujte me shmange e devijue damtimet e uroganeve...

Cikloni i ftohet, kur qendra asht e ftohet, dhe i nxehte kur qendra e cilkonit asht e nxehte. Cikloni levize ne drejtim te grepavet te sahatit e sjell shi, ne harte shenohet ne harqe blu. Anticikloni me vijzime te kuqe kohe e mire. Qendra e ciklonit Islanda, shvendoset ne drejtim te lindjes 400-800-1000 Km. ne dite. Duhen 24 ore nga Italia me hy ne rrajonet Shqiptare. Faza e fundit e ciklonit mbyllet me token, sjelle mot te keq te pa qendrueshem, sjell shina e shtergata shiut.

Anticikloni levize ne drejtim te kundert me grapat e sahatit. Qendra anti-ciklonike asht ne Azoret. Gjate veres 3-4 muej sjell kohe te mire pa shina, mjaft thatesi. Shtrimja gjeografike 1600 Km. E hape kohen, mot i mire. Veres kur masat e ajrit me lageshti sjell shina te shkurta, ndolle rralle. Vera ne pergjithesi zgjate me kohe te mire, thatesina dhe rralle sjell shi veres.

Syni i stuhise pershine ne vorbullen e vet 10-13 Km. Asht nji ere shum e forte rrotulluese shkatrrimtare ku perfshine, si ne Luisana te Sh.B.A. Urogani Katrina me shpejtesi 300Km/ore, qe solli permbytje, e shkatrrime kolosale, me damtime miliarda dollaresh e shum viktima. Urogani ka  shpejtesi nga 200-400 km/ore. Njifet era Bora e Triestes me shpejtesi te vruelishme 100-150-200Km/ore. Nuk sjell dame, ndertimi i qytetit nga ingjinieret i kan kalkolue e mbjelle pyllzime ne kodra, me ule e dobsue forcen shkatrrimtare t’eres.

Kjo ere e forte formohet ne Fushen Hungareze, me ndryshimet e presionevet permes te korridorevet te gjiut  Adriatikut (Triestes) vjen tufan i rrembyeshem. Hape kohen. Dimnit mund t‘sjelle rreshje bore, ndoshta nga kjo mari emnin (bore=Bora). Era e shirokut, sjell shi, kjo i dha emnin (shi- shiroku)!

Zona eret ne Shqipni ka: Tepelena, Puka, Miloti, Shkodra, qe ndihet teper te Ura e Kirit etj.

Djalli i pluhnit, jane masa ajrit te perziem me pluhna, shtrimje 30 deri 90 m. naltesi, fryen nder ditet e nxeha te veres se thate. Front quhet vija e takimit te dy masavet ajrore me token, ka veti te ndryeshme. Fronti i ftohet çvendoset ne drejtim te ngrohtit. Fronti i ftohet çvendoset e futet si pyke poshte, sjell shtergata shiut me rrebesh. Kur fronti i ngrohet njitet nalt sjell hapje kohet.

Po te ja sillni shpinen eres, ne te majte asht qendra e presionit te ulet (cikloni), e anticikloni asht djathtas (presioni larte)“L“. Erat predominuese Prendimore me shpejtesi 6-11m/ sekond, jane erera per me leshue femijet balonat, gezimi i ketyne femijnore, nji kenaqesi e vertete defryese.

Shiu i rreshjevet qe bijne 1/3 kalojne nder detna ne vershimet e ujnave rrjedhes, 2/3 avullojne tue kalue ne qarkullim ne rreshje. Reshjet mesatare ne Shqipni bijne1700-18000mm. Ne Boge me 15.XII.1963 ra maksimalja ditore 420,4mm. shi, si mesatare vjetore 1878mm. Shkodra ne vitin 1970 pati maksimale vjetore 2719mm. shi, si maksimale ditore 1907 ra 670mm. Selce me 159.V.1955 ra 340mm.shi ne nji dite. Tre dite te Gushtit nxehtesia maksimale, populli i quen: Ditet e djega gurit, jane ne mes te datavet 3 Korrik e 11 Gusht. Nxehtesise se Diellit veres i shtohet nxehtesija qe vjen nga Yllesia e Qenit ma afer Tokes. Jane tri ditet ma te nxehtat e veres, qe digjet kamba zdathe ne gurin e nxehun ose ranen e plazhit, nxehtesi maksimale nga rrezja e Diellit.

Perpara se te vijne stuhija ka rritje te presionit. Kur koha don me u prishe ndihet era e rande e banjovet WC. Bregu i detit mban ere te rande. Qirosit i kruhet koka, asht si barrometer biologjik i saket…Njerzit me rreomatizem kan dhimbje, t’operuemit e azmatiket vuejn mjaft.

Shum njerz ankohen per te nxehte, dikush per te ftohet, fshataret dojne shi, qytetaret kohe te mire, skiatoret dojne boren, kuj te ja ndreqish e kuj te ja prishish, prandej ndrron moti nder stinet.

Vera e nxehte me plase gjinkalla. Dimni i ftohet me ngri njeriu e shumica e kafsheve rrin pa ngrane. Nuk del dimni gomare, me ra shi shum thohet se:” Na kalbi shiu”! Veres se zete te grijne mizat therese, mushkajat e insektet parasitare. Shiu pa pushue bujqesija mbarue. Pa shi ska prodhimtari bujqesore.

Shkollat 8 vjeçare qe zakon me mbajte nxanesit kalendare natyre, kjo te mbahet mbi baza shkencore, edukon deshiren per vrojtime natyre. Temperatura matet me termometer. Presioni ajrit me barrometer. Sasia e shiut me pluviometer, levizja e eres me fluger etj. Vrojtimet e bame edukojne nxanesit ambjentalista. Ka mjaft thanje popullore per kohen:

Kur shkundet delja dimnit bje bore.  Hana me rreth shiu erdhi. Moti i mire shifet nadje. Mesnata e ndane kohen. Dita e sotme se bje te nesermen.  Shiu ne Maje gjith vaje. Shiu ne Korrik gjith metalik.  Shiu rrekaje, bujqesija ne vaje. Te kuqunit e prendimit te Diellit buze detit, tregon, se  shpejti ka shi. Shiu i beharit si vrapi i maxharit. Shiu i veres nji vesh te lage e tjetrin jo. Percaktues i motit jane ernat, drejtimi i tyne, sjellin masa ajrit plot lageshti, o masa ajri pa legeshti.

Era e Shirokut. Ere e ngrohte, vjen nga pellgu D. Mesdhe, nismenia nga Shkretina e Saharase, ere e thate pa lageshti, plot pluhna. Tue u pershkue permes Mesdheut ngopet mjaft me avuj ujnash tue u fute ne Shqipni ne drejtim te jugut. Avujt kondensohen tue sjelle shi. Koha nxehet  se vijne masa ajrit nga Afrika V.nga zona te nxehta, ngritet paksa edhe temperatura.

Era e Murrlanit. Ere kontinentale vjen nga malet. Ere e ftohet, e thate pa lageshti, vjen ne drejtimin J.L. kajhere me shpejtesi qe arrijne 50-60 m/sek. Sjell kohe te mire e thatesi.

Era Veriut. Emertohet se vjen nga veriu, quhet se fryne“Veri i Podgorices“.Sjell te ftohet e thatesi.

Era e Lezhnjanes. Ere e ngrohet, fryen gjith vitin e krejte Veren, jep kohen e mire per plazhe.

Puhija e liqenit per Shkodren e Koplikun, e Puhija e malit e fushes jane erna periodike perditore.

Era e Shtergates. Ka shpejtesi 35m/sek. Shoqnohet me vetima, bumullima e shkreptima, me gjame moti, keto ndigjohen 20-30 Km.largesi, ne fushe pa pengesa. Era e shtergates sjell dame te medhaja ne bujqesi. Duhija e shtergates: e  ka shpejtesi 6m./sek.e cila zgjate 2’-3’, por rralle 25’.

Erna percaktuese te motit Tramontania fryen V-P. kohe e mire, Greco fryen V-L, Levante e Bora. Shiroku fryne J-L. sjedh shina, Austro, Libeco J-P, Ponente P. e Maestrale, jane trandafili i ernave. Zakonisht ernat qe vijne nga V-P sjellin kohe te mire, dhe ernat qe vijne nga J-L. sjedhin rreshje.

Llogarite 15 Km2 me ra rreshje 20mm. bjen 500 milion Ton uje. Rryma e vetimes ka endergji me furnizue 20000 shtepia me korrent. Globin Toksore biejne ne vit 16 milion shkarkesa rrufeshe,  fornizojne token me 100 milion ton lande azotike, komponime t’azotit, shtojne plleshmenine bujqesore. Praktikisht sa veton, numroni sekondat ardhjes bumollines, çdo sekond asht 1 Km. largesi.

Reja e breshnit njifet nga reja grumbullore ne gri t‘errte rreth 3-4000m.naltesi. Breshen bje rralle. Nne Tirane breshen ka rreth 8 dite ne vit. Divjake 9 dite, Shkoder 5 dite, Kopliku 4 dite. Zgjate 2-3’ rralle 15’ trashsija mesatare1-2 cm. Kann ra egzemplare i rralle kokrra e breshnit 600 gr.ne madhesine 13,7 cm.(bashkohen kokrrat e breshnit, sjell dame te medhaja).  Lageshtina apsolute asht sasia e avullit t‘ujit n‘ajr ne 1cm.kub. Lageshti rrelative rraporti i avullit t‘ujit dhe asaj qe i duhet per ngopje.

Veres Dielli kur perendon duket 5 here i madh ? Kjo ndolle nga presioni viziv se ka dhe pluhna ajrit. Kur veton nuk duhet te rrijme prane dritarevet, as stufes, e oxhakut se terhjek rrufene. Ne asnji menyre nen peme, sidomos kur jane te veçueme ne fushe se terhjek rrufene. Udhetimet me autobuz e veture jeni te mbrojtun se gomat bahen izolues korrentit. Rrefe-pritesi asht i domosdoshem nder kompanjelat e minaret  e shtepijave me kulla te nalta (grataçelat).

Kur ne Hane formohet rreth, ka rrezen 100 Km. Tregon se ka lageshti e do te bjere se shpejti shi. Barrometer natyrore per Shkodren asht si thoshte Fishta: « Kur Taraboshi ven kapelen, shko ne shtepi e merr mrrelen ». Gryka e Bunes mbushe me re, qe tregojn prishje kohet. Koplik Mali i Lohes ven Qeleshen (e mbulon reja) prishet koha e bje shi. Njeriu mos t’rrije indiferent per kohen, lidhet me punen e perditeshme. Mjegulla e lehte  hape kohen, ule pluhnat e ajrit. Mjegulla e dendun qe zgjate sjell shi. Qendrueshmeni moti  drejte ftohjes e me ngrohjne prishet. Koha parashikohet ne baze te shenjavet, skuqje ne horizonte e prendimit Dillit, shpreso kohe te mire. Ju linde pasioni…

- Kohe e mire :                                                   -Kohe e keqe :

Diten asht vape e naten te ftohet.                       Koha ngrohet naten.

Mbas shiut ngrohet koha.                                   Naten ne pylle ma ngrohet se ne livallet.

Naten tue zbardhe ne mjes ngrohet.                   Lageshtina diten shtohet e naten paksohet.

Era diten bahet ma e forte, naten pushon.           Era naten shtohet edhe forcohet.

Rete ne mjes te qarta, diten grumbullohen.       Shtohem mjaft rete nga mbramja.

Ne mbramje zhduken rete.                                 Reja shkon drejte eres i shtyen Shiroku.

Rete grumbullore shtyhen nga era.                    Dendesohen rete,vijne nga P e J-P. e V-P.

Reja asht e kaltert, horizonti asht i nalte.          Re te turbullta, dhe grumbullore te ulta.

Prendon Dielli verdh ne drandofil.                    Prendon Dielli ne te kuq te purpurt (kuq si gjak)

Prendon Dielli ne Qiell pa re.                            Prendon Dielli ne Qiell ne mes reshe.

Forma e diellit e shtypun.                                  Mezi duket Dielli prej reshe tue prendue.

Horizonti asht i hapun pa re.                              Horizonti nuk duket prej reshe qe e mbullojne.

Yjte vezullojne dobet naten.                              Yjt vezullojne fort, Qiella ndrite kuqrremet ne blu.

Kur ka mjegull, naten ulet lageshtina.               Mjegulla ulet poshte ne dendesi.

Kur Ylberi del mbas dreket.                               Ylberi duket perpara drekes.

Ylberi i kundert me drejtimin e eres.                 Thekesimi i ngjyres se kuqe tek Ylberi.

Zanet nuk ndigjohen mire.                                  Zani ndigjohet mire,nga jonizimi i ajrit.

Horizonti nuk shikohet i kjaret.                          Ka kjartesi horizonti, shikon deri ne largesi.

Radijo s’ban zhurme, stacionet lag s’ndigjohen. Radio ka zhurme, ndigjon stacionet larg.

Rete grumbullohen ne naltesi.                             Rete grumbullohen te ulta 2000-3000 m.

Koha vjen e freskohet.                                          Nxehet koha, nga ajri i nxehte me lageshti.

Kur fryen Veriu ka hapje kohet.                         Naten fryen era nga kodra ne mal, diten nga mali .

Rete jane shtresore te nalta.                                Rete jane  shtresore te ulta, bardh ne gri.

Barometri tregon pak ngritje.                              Barometri tregon paksa ulje, keqsohet koha.

Ne agim ujte e detit nuk kan kjartesi.                Ne agim ujte e detit duken te kjarte.

Ajri i ftofte ulet ma poshte.                                 Ajri i ngrohet njitet me ne naltesi.

Era fryen ne L. reja ece ne J.-P.                          Era fryen ne drejtim te shiut nga Jugu.

Rete shtresore s’formojne shi.                             Rete shtresore gri e grumbullora japin shi.

Rete kan zhvillim vertikal.                                   Rete e shtergates 100m.naltesi si lasha e keshtjella .

Re puplore, shtresore-puplore grumbullore.       Re shtresore t’ulta e grumbullore t’ulta ne gri..

Re ne naltesi 3000-6000m.                                 Re t’ulta 20000 m. naltesi gri t’blozta, japin shi.

Baza e revet çvendoset ma ne naltesi.                Grupe izoluese reshe, ulen levizin e dendsohen.

Re shtresore formohen te çara diellit.                 Para mesdites re voluminoze reshe gri, shiu po vjen.

Tymi i oxhakut njitet nalt drejte.                       Tymi i oxhakut ulet horizontal ne perkulje poshte.

Diten shtohet lageshtina, naten s’ka lageshtine. Lageshtina diten shtohet, edhe naten shtohet.

Ne mal ulet temperatyra gjat nates.                    Ulet temperatyra nder oret e para te mjesit.

Nuk fryen ere ne mal, qiella e kjarte.                  Naten fryen era nga kodra ne drejtim te malit.

Ernat qe sjellin kohe te mire:L, V-L. e J-L.        Lajmetar te prishjes se kohes ernat: P. V-P. e J-P.

Tymi  nji oxhakut te fabrikes asht si nji fluger eret. Tregon drejtimin e eres tue e vrejte.

Kur qendrojme me shpine nga era, keqesimi i kohes vjen nga e majta. Rete qe udhetojne djathtas nuk e ndryshojne motin. Asht kulture e shkence ta njofish kohen.  E njofin mire detaret e fshataret.

KURRESHTJE: Maksimalja e rreshjevet ndodhet ne Çarapunxha te Hindise ku bie 12660 mm. shi ne vit. Vendi ma i nxehti ne Libi afer Tripolit 58°C.ne hija, piqet veza ne diell. Tokat Viktorja vendi ma me shum ere tane vitin 80 m/sek. Vendi ma i thati Vada-Halfa ne Sudan e shkretira te Kilit Atakama ku bie 1 mm shi ne vit. e Vada-Halfa bje shi nje here ne tre vjet. Temperatura ma e ulta rregjistrue 1960 stacionin Vostok ne veri te Rusise (-88,3°C). Verhojanck te Siberise (quhet poli i te ftohtit), 2012 ne dhjetore temperature shkoi -70°C.

Observatorin e pare Metereologjik ne Shqipni ndertuene Jezuitet ne Shkoder, 1888 para 132 vjetvet, vrojtime 70 vjeçare, i pari ne Ballkan. Bajshin vrojtime te sakta shkencore nxirshin kalendarin vjetore me parashikim t’kohes e fazat e Hanes. Kazma antikultures diktatures e rrenoj?

Biogjallesat reagojne nga moti si barrometra biologjik. Para ramjes shiut, demat e lopet ngrejne kryet nalt tue marre frume ma shpejt. Lopet para shiut e paksojne qumeshtin. Macja rrin nji kohe ma te gjate tue pi uje koha prishet, si ban te ftohet rrin prane votres. Pulat shkrrahen ne pluhun o ne rane kur bie shi. Bagetia han shpejt barin ne mbramje, te nesermen prit shi.  Kafshet pijne pak uje e flejne diten bje shi. Qeni mblidhet kulaç vjen te ftohet, kur shtrihet koha ngrohet. Gjeli kendon ne darke bje shi. Para ardhjes se shiut vlojne mizat, e mizat nujoza (te merziteshme) pickojne, ka prishje kohe, mushkojat e shumta vlojne ne muzg.

Lakuriqi i nates e dallndyshet fluturojne ulet prishet koha se insektet vlojne. Laraskat shkrrahen ne pluhun, fryhen pendesh ka shi. Pllumbat shetisin fushavet ka kohe te mire, kur rrijne ne nji vend ka fortune. Pulbardhat rrijne ne nji vend mbi uje vjen fortuna, pastaj ikin ne strehim para shtergates. Dallndushet fluturojne qete koha e mire, por kur  fluturojne nalt e poshte vjen furtuna. Zojgjet kangetare kendojne ne mjes bulbylat e gardalinat dite e mire. Para prishjes se kohes shpendet bertasin, s’kendojne, fluturojne ulet e kruhen me skjep, prishet koha. Sorrat bajne krrau, krrau, krrau moti i ftohet. Ardhja e mulli zezave dimnit mbi shermashek te ftohet e bore. Bilbili mbreti i shpendvet kendon tana naten moti kthjellohet. Kecen peshku mbi uje kape miza prishet moti. Peshku s’bje shpejt ne grep per shi. Kaçamijt dalin nga guasta ecin, rrajzat dalin ne siperfaqe te tokes prite shiun.

Bretkocat gugasin shum e ka mjaft livadhesh, kur ka shi. Bretkoca ne akuarium rrin mpijte n’uje, ka shi. Kafshet si ore barometrike, ndijne hygroskopine tue parashikue motin. I quejme zoobarometra biologjike, japin praktikisht nji sinoptike te kjarte per motin, mjaft me saktesi, Zojgjet instingtivisht n’fluturim kapin ndryshimet atmosferike, rritja e jonizimit t’ajrit ne prak t’shtergates, s’fluturojn.

Qyqja leshon zanet e saje monotone (ku-ku, ku-ku) te qeta me intervale, ka kohe te mire te ngrohet. Paralajmerim per shi asht kanga e kukuvajkes monotone pa nderpremje. Patat para ardhejes se shiut zhyten e futen n’uje se i besdisin insektet. Kanga e bylbylit naten, heret n’agim  dites mire, zanet e bukura melodioze ne vibrim, tue thure kantata ne dueto e kuarteto te harmonishme si ne konkurrim, kohen e mire. Oret biologjike te zojgjve ju zgjojne ne kenaqesine e flladit te mjesit, me kangen melodioze, te ftojne per nji dite te mire per pune.

Sterçokat rrijne tue kokorisun, sorrat me zanet e tyne te çiere e monotone: krrau-krrau lajmerojne shi ne vere, vjeshte e dimnit bore. Ne bore trumcaku i vogel vjen te dritarja se kerkon ushqim.

Harabeli asht i ngathte ne kohen e keqe. Ne diten e mire çukapiku punetore nise punen ne oret e para te mjesit. Hingllima e kalit e vazhdueshem, tregon perkeqesim te kohes, tunde koken, zilet ne qafe tunden vazhdimisht, lajmeron karrocierin me marre mushamane per shi. Kali e pulat shkrrahen per toke i ngacmojne insektet, paralajmerim shi. Para ramjes bores kali shtrihet per toke thohet se merdhet. Derri ne kohen me shi, rrin rate si nji pertac i perfjetun, shkrra per toke.

Insektet me organet orjentuese t’antenavet e trakeidevet ndiejne hygroskopine e ajrit, para shiut, strehohen para tufanit. Marimanga fillon endjen e pelhure ne kohen me shi, tregon se po hapet moti.

Para fillimit t’eres e mbledh pelhuren marimanga instingetive mos ti prishet! Meshtekna leshon shum lange prenveres, vera asht me shina. Mbajne arrat me shumice e ftojt tregojne se ka dimen te ftohet. Ahu mban shum lande, ban dimen i bute. Ushujzat e dermanit mbajtuna ne kavanoz me uje, rrijne ne levizje te vazhdueshme koha e mire, kur s’levizin perkeqesim  kohe.

Trumcaku mbi pleh, gjene kandrra me ngrane lajmeron shi. Perpara ardhjes shiut bleta punetore, len punen e futet ne zgjue, ditet me tufan rrijne mbrenda ne zgjue. Kohe te mire folene e thneglavet ka grumbull dheut, para shiut rrijne ne folene, mbyllun mbrenda. Zhuzhitja vone e kacalecavet tregon hapje kohet. N’shi dhija rrine e strukun. Brigjet e detnavet mbajne ere te rande e bajat WC prishje kohet. Botanistet ne studime numrojne 400 bime barometrike. Lulja e akacies para shiut nxjerr nektare, kundermon ere te mire. Mimozat mbledhin gjethet ka shi. Bleta ne zgjue gumezhine para ardhejes shiut. Ambjentalisti qe shef  e njef kohen, orjenohet miri ne jeten e perditeshme.

Kafshet para-lajmerojne termetet. Kafshet si zoograf biologjik, ndijne perpara ardhjen e termetit e shqetesohen, jane derrat e mijte etj. Ne Japoni biejne termete te shumta, paralajmerues mbajne peshkun e kuq n’akuarium. Levize e hillet peshku prite shpejt termetin. Mijte dalin nga brimat e leshojne zane trishtueshme. Qeni para termetit rrin e drillet. Tregohet nji qen kapi per kemishet nga shtrati nji femije te vogel, mandej ra termeku. Milingonet braktisin folene e gjarpijt. Peshku merluc jeton ne thellesi te detnavet. Kur kapet ne siperfaqe, mbas dy ditevet ra termet ne Japoni.

Themelet e Stacionit metereologjik i vune Jezuitet ne Shkoder, vrojtime te sakta shkencore me dokumentacione te rregullta 70 vjeçare. 1945 u ngrit ne Tirane Sherbimi Hydro-metereologjik. Sot asht shtri rrjeti hydro-metereologjik ne tane Shqipnine me stacione vrojtuese. Kane aparate moderna automatike per vrojtime shkencore te kompjotirizueme. Bahen vrojtime me satelit e pragenoza te sakta komunikimit. Çdo dite bahen tabela permbledhese nji ditore, javore, mujore e vjetore. Vlejne per tabela krahasuese, shpesh klima perseritet nder cilket Diellore. Nxiren konkluzione per klimen e vendit. Mbatje te nivelit te ujnavet ne sherbim te hydro-centralevet. Nxoren Atllasin Klimatik te Shqipnise. Hydrologjia e vendit. Klima e Shqipnise, gjeografine fizike, ekonomine, udhtime detare.

Kur ishe ne Dajç te Zadrimes si mesues, me ngarkuen vrojtimin e stacionit metereologjik kl.III, bajshe vrojtime te saktta me nxiten pasionin per vrojtime atmosferike. Me derguen flete lavdrimi vrojtuesi ma i miri. Shprehje per motin: Nji dite me tufan, shkon si hajvan. Nji nate me Hane e ke si shoke prane. Hana me rreth, shiu erdh. Nji dite e vranet dhe trupi shkon rande. Dita me diell gjithkuje i ban mire. Era e hambar thates. Na kalbi shiu. Reomatizmi, çirosi barometer. Nga Stambolla pyten: A pushoi shiu ne Shkoder?Admirues ambjentalist njifni mire kohen. Shqetesimet alergjike prishje kohet. Kenaqesia per ambjentin, vrojtimet shkencore te motit edukojne dashurine per vend-lindjen.

Eshte interesant fakti qe ne Itali ne krahinen e Friuli-Vnezia-Giulia, ne qytetin e Triestes, ka shume ere qe quhet “Bora”. Formohet nga ndryshimet e presionit vjen nga ulsinat Ungareze me presion te nalte, komunikon permes luginash me presionin e ulte te Adriatikut  te Gjiut Triestes. Fryne e forte 100-150-200 Km/h sjelle kohe te mire si murlani i Shkodres. Dimen mund te sjell edhe rreshje boret ( kjo e emertoi si ne shqip Bora).

I kulturuemi mban ditare me te dhana metereologjike te vrojtueme. Ç’do dite zgjatet 0'001 sek.mija vjeçare qe nga shperthimi i Bing Bangut 13 miliard vjet mepare dhe jeta a planetit toke eshte rreth 5 miliard. Kalendarit Julian mbet prapa 13 dite. Pape Grigori ja shtoi 13 ditet e hupuna. Percaktues i klimes ndriçimi Diellore e kohe zgjatja. Njifen perioda thatesire, P. lageshtire e rreshje, P. Ngrirje t’Kuaternarit, Tashti P.e ngrohet, thohet zgjate deri 2070.  Dimni 2021-22  ma te ngrohtit nga viti 1880. Ishe feni moshen 7-8 vjeçare, dimnin 1941-42 te ftohet rrekord, me rreshje bore e ngrica 3-4 jave. Ndertesa qe banoja 2 kateshe me vjetersi 200 vjeçare, ishin formue hej qe uleshin nga pullazi der afer tokes dhjetor-janar. Gjyshi im me keshilloi mos i the hejte e akullit se mund te bijne tjegulla krese e te mbyte nga naltesia 10-12 m. Tash piku i te ftohtit ne veri te Shqiperise eshte nga 20 janari deri ne 20 shkurt. Pastaj nxehet koha, zgjatet dita ndriçuese, bleron natyra.

Pjese e marrur nga libri: “Kopliku kryeqendra e Malesise se Madhe”,

shkruar nga Gjovalin Muzhani, biokimist.

Shenim:

Familja Muzhani me lashtesi mendohet qe te kete jetuar ne Shkoder qe para pushtimit turk, qe nga viti 1274, rreth 7,5 shekuj me pare. Por me tregeti eshte marre qe nga  mesi i shekullit te 18 per rreth 230 vjet deri ne ardhjen e komunizmit ne 1944 ne shekullin e 20, simpas librit te Z.Hamdi Bushati. Me tregti jane marre  katragjyshi im, Tush Muzhani 1760-1837, pastaj Zefi M. 1820-1886, Mikeli M. gjyshi im 1808-1883 qe jetoi 75 vjet, pastaj Zefi e Gasper Muzhani 1896-1978. Kishim biblioteke 300 vjeçare e mbanin ditare tregtare per rreth 3 shekuj shenimet librat turre mbi 1m. e librat e borxheve mbi 1,5m. Gaspri i tha nji mikut se me na pase kthye te gjithe borxhet e tregtise do mjaftonin per te jetuar mbi 100 vjet jetese pa punuar.

Çlirimtaret e P.K.Sh. ne vitin 1946 na shtetizuen pasunine e shtepine pa na lane asnji mjet jetese e banimi. Ne 1946 biblioteka private e dokumentacionet tregetare e familjes Muzhani mbi 3 shekullore me karro u cuan ne shtepine e jetimores Shkoder per me ngrohe vorfanjaket jetima, duke djekur dokumentat me vlere historike. Keto dokumenta me vlere ne sherbim te kultures e histore tregtare te Shqiperise, i dogjen “Djajte e Kuq”, komunistat injorante te Enver Hoxhes. Nji pjese e dokumentacionit u dergue ne A.T.SH. tue krijue Fondacionin Muzhani- Suma, duke u bere pasuri sheterore. Keto dokumentacione tregtare nuk u arriten te merren as ne demokraci dhe nuk dihet se ku jane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora