| E hene, 20.06.2022, 06:42 PM |
Ndue Ukaj:
Udhëheqësit
e mençur krijojnë modele të mira dhe pastaj e krijojnë frymën e tyre, si
kulturë e mendësi politike. Sepse, qeverisja, para se gjithash është kulturë
dhe mendësi kulturore.
Kultura
e sjelljes politike - e udhëheqësve të sotëm të Kosovës dhe e mendimit të tyre
politik - pra gjuhës politike, si retorikë dhe si manifestim praktik, është
rrjedhojë e një mendësie agresive, të shkretë, pa vizion e pa ide, që nuk ka
arritë as pas ardhjes në pushtet të humanizohet, prandaj tash si shoqëri po
korrim atë çka kemi mbjellë ndër vite.
Sepse
dihet: udhëheqësit që s' krijojnë modele të mira, digjen vetë në modele të
këqija që ndjekin ose krijojnë dhe këtë mësim na jep historia.
Udhëheqësit
që s' krijojnë modele të mira në rrafshin politik, etik e estetik, të gjuhës,
të mendimit
dhe
të veprimit, zakonisht të trullosur rendin pas cikërrimave, intrigave,
parullave të mëdha e shterpe, dhe kur të vijnë ernat e forta e stuhitë, i
shkundin lehtë, sepse janë pa rrënjë.
Siç
janë shkundë udhëheqësit e sotëm nga formulat patetike për bashkim kombëtar,
flamur kuq e zi, sepse, qartësisht s' kanë besuar në këtë ideal, por kanë
abuzuar në emër të sentimetneve kombëtare.
Dhe
sot, në këtë turbullira politike ndërkombëtare, ne vazhdojmë të demonstrojmë
paaftësi të frikshme në raport me shtetin, aleancat strategjike politike dhe
veprimtarinë politike, prandaj sorollatemi pa e ditë ç'po bëjmë, zihemi si
gjelat, jo për parime e ide, por për inate e mllef personal, sepse nuk jemi solidarë
dhe nuk e njohim konceptin e të mirës së përbashkët, që është parimi themeltar
i qytetërimit të sotëm perëndimor.
Prandaj
është koha për një katharsis urgjent politik. Për një pendim të thellë, sa s'
është bërë krejt vonë. Dhe pendimi është vlerë fisnike e njerëzve fisnikë.
___________
Libri
"1984" i George Orwellit është shumë i rëndësishëm dhe lexues të
shumtë ane kënd botës i ka mësuar shumë. Sidomos rreth raportit të
individit
me partinë dhe lirisë me sistemin.
Në
këtë roman të quajtur profetik, më pelqen fort një dialog ndërmjet O'Brajënit
dhe Uinstonit. Ky i fundit pas serisë së torturave, pyet:
"Ekziston
Vëllau i Madh
Patjetër.
Ai dhe partia. Ai është personifikim i Partisë.
Ekziston
ashtu siç ekzistoj unë?
Ti
nuk ekziston,- tha O'Brajëni.
Uinstonit
iu prenë sërish fuqitë. I dinte, ose mund t' i merrrte me mend, argumentet që
vërtetonin mosekzistencën e tij, por ato ishin absurditete, veç lojë
fjalësh."
Sa
shpesh u thuhet qytetarëve të vendit tonë: ti nuk ekziston.