Kulturë
Përparim Hysi: Lirika maji
E diele, 19.06.2022, 08:32 AM
Lirika maji
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Ata
sy që më vështrojnë
Ah,ata
sy që vështrojnë!
Si
nga unë kërkojnë përgjigje
Në
kohë tjetër seç më çojnë
Në
një kohë,kur s'pyes për ligje.
Bëhem
gati të përgjigjem
Pse
ata sy më vështrojnë?
Porse
ti më lë veç "hijen"
Dhe
më shumë më turbullon.
Mos
t'u duka si i "egër"
Që
më ike si një "hije"
Jam
i "butë" si askush tjetër
Dhe
si unë,s'do gjesh, moj mike.
2. Pse u fshehe?
U
fshehe si një zok në ferrë
Sa
u pamë ballas të dy.
Sikur,papritur,
të mori një erë
Jo.Nuk
qe erë, por "stuhi".
Prita
që "zogu" nga ferra të dalë;
Prita
që era-stuhi të pushoi.
U
shfaqëm tash ballë për ballë
S'kishim
ç'të thoshim me gojë.
Fjalët,
befas, u dukën të tepërta
Ç'kishim,sikur
e thamë me sy
Të
kujtoj, moj e Paemra!
Dhe
çastin kur u puthëm të dy.
3. Moment
Gjoksi
yt si vullkan në shpërthim
Magma
gati që të dalë
Po
unë nuk"trembem",mbi"vullkan" synë
Dua
të digjem nga ky"shpërthim",i gjallë.
4. Të fshehur në shpirt
kam diçka
Të
fshehur kam në shpirt diçka
E
ruaj atë si të jetë thesar
Që
e ruaj, kam shkaqe të mëdha
Besomëni,se
jam i moshuar.
Dhe
kjo"e fshehur",zë më dhëmb
Siç
dhëmb një plagë e vjetër
Këtë
plagë sikur ma shpon një gjëmb
Për
të treguar, një herë tjetër.
Në
ndodhtë që,papritur,ika
Kuriozët
mos bëhen alarmant
Një
gjë ju siguroj: të fshehurën nuk e shpika
Dhe e marr me vete si garant.
5. Ah, ajo dekolteja e
hapur !
Ah,ajo
dekolteja e hapur,
Kur
dy gjinjtë duken cullakë
Sado
që jam flokëzbardhur
Dua
që t'i thithë si fëmijë nga pak.
I
thithë dhe pi sa "dehem"
Se
"rakia që piva",qe sarhoshe;
Sulmoj
më tutje,sa shkrehem e "velem"
Dhe
tulatem,aty në një"qoshe".
6. Ndodh ndonjëherë...
Siç
dridhet flaka e zjarrit nga era
Dridhem
dhe unë para bukurisë
Këtë
lloj dridhje ma shton pranvera
Dhe
sikur kthehet koha e djalërisë
Bukuria
bën "paradë" para syve
Dhe
mua më shkakton të dridhura
Lirohet
mendja prej"burgjive"
E
humb pusullën prej bukurive.
Se
të bukurat në maj dalin "lisho"
Dhe
unë,ende sytë i kam në ballë.
Sado,në
këtë moshë, nuk u bëj dot"iso"
Nepsin
e kam si një djalë.
7. TI dhe UNË
Ti
buzëqesh me dykuptim
Mua
më shkojnë mornica
Pse
kështu, o shpirti im?
Folëm
troç,Sllavica!
Trupi
yt zu dhe dridhet
Sikur
të zunë ethe
Zemra
ime zë e hidhet
Sikur
s'jam në vete.
Pastaj,tak
një buzëqeshje
Si
një relaksim
Unë
e marrë si një marrëveshje
Si
thuaj,shpirti im?
Sytë
tash sikur perëndojnë
Si
me dykuptim
Ata
sy seç më ftojnë
Të
shkojmë në vidhimë.
8.PUTHJET
Puthjet
me një femër,i dua të nxehta
Dhe
dua që puthjet të jenë reciproke
Nga
unë gjithmonë e pastër ka qenë ndjenja
Dhe
as që ka vend për ekuivoke.
Kurrë
nuk kam dhënë një puthje të"shtirë"
Unë puthjen me një femër nuk e ndërroj me asgjë
Do
ta quaja veten si njeriun më të ndyrë
Të
puth fare kot:kurrë.Me asnjë!
9. Miturake
Një
push i butë mbi lëkurë
Ca
"sythe" sikur lulëzojnë nga
pak
Më
duket mua sikur
Sythet
sikur po çelin si zambak.
Sytë
tani sikur kanë tjetër dritë
Sythet
çelin të plota
Po
rritesh dhe po bëhesh si shpirt
Miturake!
Je sa bota!
Tani
je si zambake ujë
Nga
ata që rrinë gjithmonë çelur
Unë
të vështroj dhe bëhem pak rrëmujë
Aq
e humbas,sa mendjen s'e kam mbledhur.
10. Pa titull
Një
fllad i ëmbël,nuk di se nga erdhi
Dhe
hyri vrullshëm drejt e në mushkëri
Kur
mbi buzët e mia gjithë mallin e derdhi
Është
zemra që u drodh tani,
Desha
që këtyre buzëve t'u ktheja restin
Por
mos kujtoni se qe aq kollaj
Ky
fllad i ëmbël vuri "domenin"
Dhe
u shkoqëm si thërrime,pastaj...
Tiranë, 22 maj 2022