| E premte, 17.06.2022, 08:13 PM |
TURSHI PËR NË EVROPË
(Anekdota)
NGA
KALOSH ?ELIKU
(XHA DULI RIU DHE “PROFETI”
I KATUNDIT CËRVICË)
Vite, më parë në
sistemin komunist jugosllav, një “profeti” të vetëshpallur në Katundin Cërvicë
të Xha Derallës, i doli nami, se: natën shkonte në atë “Dynja” (botë), dhe kur
ktheheshte nga ajo botë u rrëfente katundarëve të Kërçovës, sesi i kishte
vizituar të vdekurit e tyre në “Xhehnet”, apo “Xhehnem”. Edhe, atë: në Katundin
e Xha Derallës?! Humoristit, dhe satiristit, që e tejkaloi edhe Nastradin
Hoxhën. Autorit të anegdotave origjinale.
Përderisa,
Nastradin Hoxha mendohet, se: është krijuar nga populli, Xha Deralla
(1842-1950) ka jetuar, krijuar dhe vepruar me të vërtetë me popullin, kokë më
kokë këmbëkryq para portës të Xha Mazllëmit. Përditë, e ka përcjellur me
anekdotat e tij hoxhën e katundit në xhami.
Një ditë,
përderisa hoxha kaloi pranë portës të Xha Mazllëmit, i tha Xha Derallës: Pse,
bre Xha Derallë, nuk vjen të falesh dhe lutesh në xhami? A e di, se: në atë
“dynja” do të digjesh në zjarrin e Xhehnemit? Jo, o hoxhë, iu përgjigjë Xha
Deralla. Përderisa, do të vij unë në atë “dynja”, ti më veç do ta kesh shuar
zjarrin.
Xhandarët e
serbit, që e pyesin se ku e ka shtëpinë Kryeplaku i Katundit? Xha Deralla duke
i shëtitur rreth e rrotull katundit gjithë natën për te shtëpia e Kryeplakut të
Katundit, pak ende pa zbardhë agimi i sjell para porte, dhe u thotë: kjo, është
shtëpia e Kryeplakut të Katundit. Xhandarët e serbit, pasi hyjnë brenda në odë,
i thonë Kryeplakut të Katundit: po, fshat i madh kishte qenë ky Katundi juaj, o
burrë?! Kryeplaku i Katundit, i pyet: po, kush u solli juve deri pas porte te
shtëpia? Një plak me një mjekër të bardhë, gati deri në brez. Qeshi, Kryeplaku
i Katundit. Po, Katundi ynë është shumë i madh. Ai ka qenë Xha Deralla.
Lajmin e
“Profetit”, e dëgjoi një ditë edhe Xha Duli Riu (Abdulla Dauti, 1941-1993).
pasardhësi i Xha Derallës. Vizitat e të cilit në atë botë, dhe radhët e gjata
te porta e “Profetit” në Katund, një ditë i erdhën deri në majë të hundëve.
Gjatë një takimi të rastit me një kalimtar, dhe rrëfimit të tij fantastik, i
tha katundarit: Pyetnje, atë “profetin”, kur i sheh ëndërrat: Ditën, apo natën.
Nëse, i sheh natën; vërtetë, ai i viziton të vdekurit, mes varreve. E, nëse i
sheh ditën, i thuani të flejë sa më pak
gjumë në shtratin e shelgut.
Edhe, “Profetin”
tonë politik me nismën “Ballkani i hapur” për në Bashkimin Evropian pa Kosovën,
pyetnje: kur i sheh ëndërrat partiake? Ditën, apo natën në Qeveri?!...
(GREZËZA ANONIME - PARTIAKE
E DALLDISUR LIVADHEVE)
Përderisa,
politikanët me “Grezëzën” e tyre anonime politike përmbrapa, politikë ”madhore”
bëjnë me barkun plot - lodër: pagat e tyre të majme, dasmat partiake dhe
shpërblimet me shuma materiale marramendëse, Grezëza lakmi ua ka sot poetëve,
që lindin dhe lexojnë poezi nëpër manifestime kulturore me bark të zbrazët, dhe
lëmoshën e Minsitrisë të Kulturës?! Shtetin e “përbashkët” të saj lule më lule,
përpiqet me ato shkrime të arnuara t’i sulet kulturës shqiptare e lindur dhe
rritur maleve. Edhe, atë: kush, Grezëza anonime duke e mbuluar dhe fshshur
veten me shami dhe ferexhe të zezë. I lakmon edhe ato pak mjete materiale, që
ua jep partia politike e
“vëllazërim-bashkimit” lëmoshë në pushtet, që sipas Grezëzës janë shumë për dreka,
darka dhe pije “hallall”, në “Bit-Pazar”.
Grezëza anonime
partiake e dalldisur livadheve, nuk është bletë, që shtegëton lule më lule. Nuk
jep mjaltë, po helm. Gumëzhinë livadheve si bletë në një portal elektronik, se:
shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, gjatë këtyre viteve s’kanë bërë asgjë në
kulturën shqiptare?! Edhe, kush: Grezëza e shëtitur nëpër brekë të partive
politike, livadheve me vende pune dhe poste partiake. Kokebythë nëpër institucionet e shtetit të
“përbashkët”, Dje, dhe Sot, nga beteja në betejë?!
Grezëza e livadheve
turret në një portal publik, gjithë kulturën shqiptare e shti në një thes të
grisur arnë përmbi arnë: shqiptarëve, nuk ju duhet as buka në sofër. Hani bar,
dhe pini çaj rusi “hallall” në dasmat e juaja kulturore - poetike! Ne, të
zgjedhurit e Nënës Parti do t’i hamë me “vëllezërit” nëpër dasmat tona partiake
qengjat, dhe do të pimë uiski chivas, raki rrushi dhe verë. Shkaku, se: bëjmë
politikë “madhore” lule më lule livadheve. Vite me radhë, korrim “fitore”.
Edhe, do t’u shpiem Nesër në Evropë me “Ballkanin e hapur”.
E, poezia, nuk
lindë, as lexohet me bark të zbrazët… Dhe, çaj rusi “hallall”…
(HAVA E “BIT-PAZARIT”)
Rob, shtrihu në dy
gjunj! Emri im është Hava e “Bit-Pazarit”. A, i yti? Nuk guxon të çohesh më
këmbë. E ytja është të dëgjosh urdhërat. Dhe, pa folur të m’i plotësosh të
gjitha dëshirat. Kërkesat. Unë jam e pamëshirshme.
E vetmja, që mund
të mendosh është: si më së miri t’i kryesh urdhërat e mia. Dhe, në shenjën më
të vogël do ta përdor kamxhikun. Ky, është rasti më i mirë për dëgjueshmëri për
ata që janë plotësisht si ti!
Atë, që mund ta
mendoj, i kalon të gjitha aftësitë tua artistike. Edhe, frikën. Ndërsa, unë do
të të detyroj, atë punë ta bësh më këmbë si burrat. Shikom në sy, deri sa të
flas! Gjithsesi, duhet të mbash mirë mend, çka të urdhëroj. Unë, nuk e përsëris dy herë. Rob, të urdhëroj: bleje
numrin e ardhshëm të ”Zekthit”! Atëherë, do të shihemi përsëri në shtrat!...
(KA?AKU I SHKUPIT)
Poeti rebel, duke
menduar se do ta hajë më shumë pazari, një ditë vendosi të ikë nga shtëpia, të
dalë kaçak matanë Vardarit, te “Parku i grave”. Kaloi një javë, dy, dhe një
ditë në telefon iu paraqit Mikja Di. Ndër të tjera, Poeti e pyeti:
-Hë, ç’thotë për
ikjen time “Bit-Pazari”?
Mikja Di, qeshi
matanë telefonit, e i tha: As që kanë marr vesh që ke ikur nga shtëpia.
Prandaj, më mirë e ke të kthehesh në shtëpi te fëmijët, gruaja!...
(TRIMAT E DIBRËS MADHE)
Autori i këtyre
shkrimeve satirike i kishte vizituar gati të gjitha qytetet e Maqedonisë
Veriut. Në Kosovë, gjatë studimeve kishte qenë edhe nëpër fshatra. Mirëpo,
vitet e fundit: nuk e kishte vizituar Dibrën. Shkaku, masave qeveritare dhe
Pandemisë. Qytetin, ku ishin bërë gjithë ato luftëra historike. Fushëbeteja, ku
kryengritësit shqiptar në Grykë të Radikës, Hajredin Pashës ia kishin gri
dymbëdhjet mijë ushtarë. Vendlindjen e Isuf Xhelilit. Arushës të malit.
Ja, edhe shkaku,
pse një ditë vendosi ta vizitoj Dibrën. Vetëm, për çudi, posa e pa nga kodra,
iu duk si një katund. Megjithatë, vazhdoi rrugën. Tha, me vete: Kalaja shihet
nga brenda. Eci. Nëpër rrugët e ngushta të shtruara me kalldrëm, asnjë njeri.
Vallë, ku janë dibranët?! Më në fund, pasi nuk mundi t’i takoj dibranët në
rrugë, vendosi të hajë bukë në ndonj restorant. Po, edhe këto të gjithë mbyllur
mesdite. Vazhdoi edhe disa hapa, rrugëve të Dibrës. Edhe shitoret e mbyllura
nëpër qytet?! Dhe, më në fund hoqi dorë nga sofra dibrane.
Dikur, kur vendosi
të kthehet për në Shkup, në të katër anët i dëgjoi papritmas lodrat: Dum-duum…
Duum-duuum… Duum-duuum…. E kuptoi, ishte muaji “Ramazan”. Hajredin Pasha, gjatë
“ndryshimeve demokratike” e kishte pushtuar Dibrën e Madhe me shtatë minare,
sot pa luftë dhe topa, po me minare të xhamive…
(SPIUNI I PARË)
Në polici çdo ditë
spiunonte për veprimet “nacionaliste” dhe “irredentiste” të shqiptarëve edhe
një “patriot” shqiptar kuqezi.
Një ditë
“patrioti” kuqezi, spiunoi edhe për strategjinë e një shkrimtari, që e kishte
zbuluar gjatë një manifestimi kulturor - poetik.
Inspektori
policor, pasi e dëgjoi deri në fund “patriotin”, i tha: E kemi të njohur
veprimin e këtij shkrimtari, na e kanë bërë me dije para teje bashkëpunëtorët.
Ti je sot i shtati. Patrioti “kuqezi”, i mërzitur hyri në Klubin e artistëve
“Shkupi”, dhe tha:
Ptëhu, nënën e
nënës! Fatkeqësi kombëtare. Unë kam menduar se jam spiuni i parë, dhe sot e
zbulova se kisha qenë i shtati…
(RRUSHI I GOSTIVARIT)
Shkrimtari, pas
Dibrës Madhe vendosi ta vizitojë edhe Gostivarin. Po, kësaj radhe vendosi të
shkojë në Hanin “Patrioti”. Këmbën sa e futi brenda, u mahnit me gjithë atë
bereqet. Vetmevete, tha: Kur do Zoti, të jepë aq shumë sa vështirë e ke ta
korrësh gjithë verës. Ende pa u ulur, dy këngëtare të hazdisura gjysëm lakuriqe
u çuan dhe ia thanë këngës “Rrushi i Gostivarit”. Po, kjo këngë kishte qenë aq
e gjatë, sa: pasi u kryen katundet e Gostivarit, vazhduan me Tetovën e
Prishtinën, dhe dolën nëpër katundet e Tiranës…
Dikur, nga
mëngjesi, kur u krye kënga shkrimtari doli nga Hani “Patrioti”, dhe tha
vetmevete: Se kemi shumë patriotë, këtë e kam ditur moti kohë. Por, se paskemi
kaq shumë rrush, nuk ma kishte marrë mendja…
(KLUBI NATËS “BIT-PAZARI”)
Ofertë për gosti!
Me shumicë e
pakicë: ?aj rusi, mish pule, qengja e viça të
palëpi “hallall”… Sallata nga Bregu i Vardarit. Specialitete turku të
”Bit-Pazarit”… Urdhëroni, në çdo kohë!
Klubin tonë e
vizitojnë edhe ministrat, Deputetët e popullit dhe ambasadorët… Për këtë s’ka
nevojë t’ju bindim. Vetëm, shikoni reklamat tona nëpër radiotelevizionet e
“pavarura” shtetërore e private, e do të shihni sesi ngrejnë dolli politikanët
përpara syve të popullit.
Vetëm, urdhëroni!
Cilësinë tonë e kanë provuar edhe diplomatë shqiptar e hoxhallarë. Cilësia e
gjellërave tona “hallall”, i qet në kokërr të shpinës edhe gurmanët e
ambasadave të Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”…
(EDHE SAN?O PAN?O BESNIK
E PUSHTOI PRISHTINËN)
Edhe, Sabço Panço
shqiptar pas telefonatave të përditshme, pasmesnate nga miqtë e mi besnik, me
pyetjet sesi jam me shëndet? U përgigjem, jam mirë si shqiptarët. A, pi ende
raki rrushi, apo çaj rusi. Po, e pij “hallallin“, lotët e Shën Mërisë Virgjër.
Edhe, përgjigjen e zakonshme, se: jam mirë si shqiptarët. Një ditë Sanço Panço
im, pa Don Kishotin e pushtoi Prishtinën në Panairin librit 2022.
E pyes Veten: A
kam vendosur ta vras veten me reki
rrushi në këtë kohë pandemie me koronavirus pas dere, kur çdo lëvizje e kam të
ndaluar në Kryeqytet, edhe daljen nga kufijt politik pa vaksinë: Kryeqytetin
shqiptar historik dy metra larg me gratë e mia besnike, mos dil pa maskë në
rrugë, mos hy në restorant pa vaksinë “hallall”! Mos e kalo kufirin shqiptaro -
shqiptar pa vaksinë anti koronavirus!
E tmerrshme?!
Ditën e sotshme, këta “doktorë” partiak “kuqezi”, hyjnë edhe në jetën time
private, me cilën do ta kaloj natën sonte në shtrat…
(LUGATI)
Pasmesnate, në
ëndërr më erdhi Gruaja e vdekur: Zgjohu, se Lugati! Lëmësh, na e bëri shtëpinë.
I mori tinarët me tëlynë. Tinarin e madh me lakëra turshi, pas dere! Kusia,
gjithë natën rrokullisë nëpër dhomë.
Përgjumshëm, i thashë: Oj budallaqe, nuk është Lugati, po Içmenduri bënë dru
për Dimër…
(TURSHI PËR NË EVROPË)
Dimri vërtetë
kaloi, por erdhi vera me shi dhe breshër. Përmbytja. Pandemia iku pa maska. Mos
i lani më duart me alkool, por lani veten. Edhe me gratë, mos rrini dy metra
larg! Urraaa, u hapën kufinjt politik. Ikni, nga vendlindja nëpër botë! Pas porte
e kemi “Ballkanin e hapur”. Linë e majmunit. E, ju s’dini me çka ta hani bukën.
“Zekthi”, u del në ndihmë! Provoni SPECAT TANË TË KUQ, me shumicë e pakicë!
Besojmë, se: në këtë kohë krize me pandemi, nuk do të pendoheni. I kemi me
havale kuqezi.
Turshi me traditë
komuniste. I shesim lirë me gjithë tinarë. E përgadisin Nuset e Qytetit me
pashterka të kuqe, sipas recetave të prefektëve të katundit e qytetit!
Specialitet i ri, që posa doli në treg si prodhim ushqimor nga fabrikat
politike me shumicë dhe pakicë me etiketën “Ballkani i hapur”, pa Kosovën.
Bashkimin e gjithë shqiptarëve pa luftë, dhe kufinj politik. Turshitë tona
mishmash, ende janë të freskëta me të cilat ju do të hyni në Evropë?! Turshitë
tona e ngrejnë edhe të vdekurin nga varri!
Dihet, kur qelben
e u vjen era…