Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Kosova e shitur tri herë
E enjte, 09.06.2022, 06:55 PM
KOSOVA NJË GRUA E VEJË
E SHITUR TRI HERË
NGA KALOSH ÇELIKU
Ehu,
Plaku ynë satirist i mirë dhe i urtë Xha Deralla! Burrë, që në pleqëri bukën e
gojës ta shtinim në dhomë nëpër dritare. Shkaku, se: nuk të lejonin të dalësh
jashtë shqiptarët, me “arsye” se e prish rininë e fshatit… Shoqërinë... Shtetin
e “përbashkët”… Xhandarët e serbit në atë kohë i shëtite gjithë natën nëpër
Katund. Të nesërmen, kur zbardhi dita ua tregove portën e Plakut të Katundit.
Derën, që atë ditë ta mbyllën me çelës mos dalësh në rrugë. I kaloje ditët e
pleqërisë i vetmuar në mes të katër mureve. Dhe, e prisje te porta Zonjën
Vdekje si burrat. Edhe, atë: Burri me sharrë në krah, që gjithë jetën i kishte
shartuar dardhat gorricë te “Jasakët e Tike”. “Përroni i Thanës”. Anegdotat e
të cilit edhe sot qarkullojnë gojë më gojë nëpër botë.
Përderisa,
Nastradin Hoxha mendohet, se: është krijuar nga populli, Xha Deralla
(1842-1950) ka jetuar, krijuar dhe vepruar me të vërtetë në gjirin e popullit,
kokë më kokë dhe këmbëkryq te porta e Xha Mazllëmit. Përditë, e ka përcjellur
me anegdotat e tij për ditë të mbarë hoxhën e katundit në xhami, hipë në
minare.
Një ditë,
përderisa hoxha kaloi pranë portës të Xha Mazllëmit, i tha Xha Derallës: Pse,
bre Xha Derallë, nuk vjen të falesh dhe lutesh në xhami? A e di, se: në atë
“dynja” do të digjesh në zjarrin e Xhehnemit? Jo, o hoxhë, i përgjigjet Xha
Deralla. Përderisa, do të vij unë në atë “dynja”, ti më veç do ta kesh shuar
zjarrin e Xhehnemit.
Dhe, xhandarët e
serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit, i kishte
shëtitur rrugës rreth e rrotull katundit gjithë natën. Shkak, që njëri xhandar
i tha plakut: po, ne pranë kësaj xhamie
ramë disa herë me radhë?! Xha Deralla, iu përgjigjë xhandarit të serbit: Epo,
katundi ynë është shumë i madh, dhe i ka disa xhami. Pak, ende pa zbardhë agimi
i sjell para porte, dhe u thotë xhandarëve të serbit: kjo, është shtëpia e
Plakut të Katundit.
Xhandarët e
serbit, pasi hynë brenda në odë, i thanë Plakut të Katundit: po, fshat i madh
kishte qenë ky Katundi juaj?! Plaku i Katundit, i pyeti: po, kush u solli juve
deri pas porte te shtëpia? Një plak me një mjekër të bardhë, gati deri në brez.
Qeshi, Plaku i Katundit. Po, Katundi ynë është shumë i madh. Ne, e kemi
pagëzuar edhe si Parisi i Vogël. Shkaku, se: të gjitha rrugë të shpien në
qendër të fshatit, te xhamia. Ai ka qenë Xha Deralla.
Ende,
nuk mund ta harroj “Këngën e Rumelisë”, vetë autor edhe i tekstit historik, që
na e këndonte në atë kohë në dritare, kur ia sillnim bukën e gojës majë shkopi
përmes hekurave dritares të shtëpisë, në Katund:
Rrafti teli në atë Misirli
Na u shit kjo Rumeli,
Na e ka ble çaj Moskovi zi
Na e ka ble, aman-aman:
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltën,
I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan.
Sulltan Azizi, na ra nër shën,
Sulltan Azizi, na ra nër shën,
Sulltan Murati ka hyp në shkëm.
Sulltan Azizi është një oxhak zade,
Të shtatë kralave u ep xhevape:
Bouni hazër se nesër kemi kavgë!
A çu bone Musli bre vëlla,
Merre bajrakun vene më kra,
Se më shtatë vise plumat më kanë ra.
Afrou vëlla plumat me mi pa,
Ta dish vëlla se Rumelia u dha…
Edhe,
sot e kësaj dite, ato vargje të asaj kënge historike nuk mund t’i heq nga
mendja, që më janë ngulitur në tru si pyka. Vallë, edhe sot Kosova qenka një
grua e vejë pa burrë?!... Shkuesit duhet ta shesin për poste politike
dhe pushtet burrë më burrë?!... E ajo, edhe sot e kësaj dite ende të mos
mundet ta gjejë një burrë me tirqi e xhamadan me gajtana?! Kësulën e bardhë në
kokë. Sahat me qystek për qafe. Mauzerrin në dorë. Nagëntin në brez. Bombat
nëpër xhepat e strukes, hedhur krahëve… Gjithë jetën, u dashka ta
kalojë burrë më burrë?! E në fund, përsëri të kthehet te burri i
parë, sadist me shajkaqë në kokë. Burri, që gjithë jetën e dhunoi, vrau
dhe e masakroi për vdekje. Burri, që e përzuri me gjithë fëmijë edhe nga
Shtëpia. Mezi e ktheu me pak shpirt të alivanosur në shtëpi Amerika. E shi sot,
vetë djemtë e saj e kthejnë te burri i parë, poligam. E martojnë me krushqi.
Edhe një herë bëjnë dasëm me shtatë palë lodra. Krah për krahu, heqin valle,
dhe shkrepin pushkë.
O
Imzot, Kosova siç duket pati vetëm një djalë. Edhe atë: Adem Jasharin. E di, ju
më përgjigjeni, pati edhe djemë të tjerë trima. Burra pene e pushke: Dervish
Carën, Emin Xhambazi (Çeliku, krahun e tij të djathtë), Bajram Currin, Isë
Boletinin, Hasan Prishtinën, Shotë e Azem Galicën, Sulltanë Qafën, Kalosh
Zajazin... E vërtetë, respekt për ato gra e burra pushke, po politikikanët e
sotshëm i dolën kopila. E shitën për së treti herë me radhë te Rusia. E cila,
vërtetë e humbi gjysmën e Rumelisë (Maqedoninë e veriut), po e fitoi Kosovën.
Edhe, atë: me ndihmën e udhëheqëve politik të shqiptarëve. E shitën vetë
“Baballarët e kombit” për poste politike, e lanë përsëri jashtë kufinjve
politik të Shqipërisë.
Historia
shqiptarëve po u përsëritet me rastin e “Ballkanit hapur”, hap që patën fatin
të bashkohen gjithë shqiptarët si popull në një Shtet Etnik Shqiptar pa kufinj
politik. Qoftë ai edhe ekonomik, turistik, arsimor dhe kulturor. Fatkeqësisht,
nuk e shfrytzuan rastin historik. Edhe, atë: i besuan më shumë “zbulimit” të
Llavrovit të Rusisë se, “Ballkani hapur” është nismë ruse, sesa të Edi Ramës
Shqipërisë. Duartrokitën për “fitore” politike: “Ballkani i hapur”, është
projekt ruso-serb. Ministri i jashtëm rus publikisht pranoi, se: “Ballkani i
hapur” është “fëmijë” i cili ka prindër Moskën dhe Beogradin, e rritën e të
cilit e pengojnë BE-ja dhe NATO -ja.
“Analistët”
me këmbët dhe trutë në legen, përzemërsisht e faleminderojnë ministrin rus të
punëve të jashtme për shpalljen e kësaj të vërtete. Tjetri, shkon edhe më larg:
“Vuçiçi e ka thënë me gojën e vet, “Ballkani i hapur” është Jugosllavi e re.
“Ballkanin e hapur” e mbështet edhe Eskabar: “Më në fund e mbështesë që kjo
iniciativë, të jetë ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm
ekonimik.” Fatkeqësisht, me “analizën” e tij trusakate turret edhe një ish
ambasador i Shqipërisë në Shkup: “Analisti” politik e faleminderon,
ministrin jashtëm të Rusisë, Sergej
Lavrov për dy të vërteta mbi nismën e “Ballkanit të hapur”, të cilat i pohoi
publikisht në konferencën e tij të shtypit, më 06 qershor 2020, dy të vërteta
që Tirana, Beogradi dhe Shkupi ia fshehin publikut. “E parë është se nisma
“Ballkan i hapur” është projekt i presidentit serb Vuçiç. E vërteta e dytë
është se Rusia e ka mbështetur dhe e mbështet nismën e presidentit serb
“Ballkan i hapur”. “Analisti” politik në prehërin e Nënës Parti në pushtet me
një torbë taxhi përqafe, edhe ai turret me një “analizë” teknefese: “…
udhëheqësit politikë shqiptar të Shqipërisë, Malit Zi dhe Maqedonisë, janë
argatë të Serbisë”.
Populli,
thotë: Qe, si qe: Deharet u dogjën. Ose, Një herë e mira vjen kah dera. Tashti,
duhet të presim edhe njëqind vjet të tjera në politikë: Bashkimin e shqiptarëve në një Shtet Shqiptar. Dhe, sot: nuk jemi të pushtuar nga
armiqtë shekullor, po nga “Baballarët e kombit” për poste politike. “Armiqtë” e
sistemit Neokomunist, ende në varre pa i shti. Që, e shitën Kosovën për herë të
tretë si Grua të vejë, duke e lënë nën sjetullat e Serbisë.
Pavetëdije, si
parashikues për Ditën e Nesërme…