Mendime
Artan Fuga: Distancohem si qytetar!
E merkure, 01.06.2022, 07:01 PM
Distancohem si qytetar!
Nga
Artan Fuga
Unë
nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të
Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e
Milosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë bie ndesh me politikat e sotme për Open
Ballkan, të jenë qendrime të një shqiptareje, të një force politike shqiptare,
të qeverisë shqiptare, të grupit parlamentar të shumicës, të Kuvendit të
Shqipërisë!
Kam
dëshirë të jetë një shkarje mendore e çastit.
Të
jetë një moskuptim i asaj që flet!
Të
jetë një gafë logjike nga dashuria me vetveten dhe që të bën të humbasësh
vlerësimin kritik të asaj që thua!
Edhe
mua më qëllon njëherë në tridhjetë orë leksioni!
Zonja
ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të
qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me
siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë!
Por,
nëse zonja në fjalë nuk del t'u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi,
nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë
deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një
ditë!
Kërkim
ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të
Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën
e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu!
Unë
personalisht distancohem! Fort, prerë, pa asnjë ekuivok!
Eshtë
njësoj si Franca të mos dënojë më Hitlerin dhe nazizmin për hir të
marrëdhënieve të sotme me Gjermaninë!!!
Nënkupton
se për zonjën marrëdhëniet me Serbinë nuk qenkan për një Open Ballkan
postmillosheviçian, por me vetë rregjimin e Millosheviçit që mërzitet nëse
dënojmë atë për të cilën edhe NATO ndërhyri!
Kjo
do të thotë që për interesat e sotme pragmatiste të një politike të jashtme në
ajër ende, të mohohet solidariteti ynë kombëtar!
Kosova
paska njëmijë herë të drejtë që është skeptike ndaj politikës të Open Ballkan
sepse sheh atje nënkuptime të tjera!
Kjo
deklaratë e zonjës nënkryetare të Kuvendit e shpartallon edhe vetë bashkëpunimi
e popujve në një gadishull të hapur politikisht dhe ekonomikisht sepse i
kundërve atij qendrimin e disa milionë shqiptarëve që nuk e harrojnë historinë,
pa mbetur robër të saj!
Pse
shqiptarët dhe vuajtjet e tyre do të sakrifikohen për Open Ballkan? Përse Open
Ballkan qenka i papajtueshëm me historinë e dhimbshme shqiptare?
E
sotmja fshika të kaluarën? Mos duhet të themi se meqë na duhet Open Ballkan nuk
ka pasur fare viktima dhe represion në Kosovë? Se këtu të çon logjika!
Opinioni
publik kërkon t'i kërkohet falje! Ndryshe loja ka mbaruar!
Ka
mbaruar!
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044316375413