| E marte, 31.05.2022, 04:26 PM |
Albert HABAZAJ
ZBULIM
ME VLERË ...
-fabul-
Brodha
në pesë kontinentet,
(në
fakt, u nisa për studim).
U
ktheva i kënaqur me veten:
Arrita
të bëja një zbulim ...
Në
çdo shtet që këmba më shkeli
“ka
- ka - ka” kakariste pula,
“ki
- ki - ki” po këndonte gjeli,
S’
u duheshin shkresat me vula…
Macja
mjaullinte “mjau - mjau”,
Natyrisht
dhe veqil maçoku.
Lopa
“mu - u”, “mu - u” dhe demi,
Kudo
“ciu - ciu” cicëronte zogu.
Bile,
në çdo vend: “ham - ham” qentë
Lihnin
dhe kuptoheshin kollaj;
Po
ashtu, kuptoheshin lehtë
Dhentë
e shqiponjat në çdo skaj.
Thuajse
më pritën me qejf
Vertebrorë
e jovertebrorë,
Gjitarë,
shpendë, amfibë e peshq,
Biles,
edhe ameba e vogël.
Nëpër
glob vrojtova florën,
Vetëm
hienën e ujkun s’pashë,
Mora
vesh që grinden si njerëzit;
Nga
tensioni për pak rashë.
Kafshët
e buta dhe të egra
Sa
frikë kishin nga njeriu;
Më
thanë dhe fjalë të tjera…,
Po
kujt t’ja them unë i ziu?!
Për veset e rracës njerëzore
Kokën poshtë duhet ta ul.
Shyqyr që kafshët s’jan’ si ne, mizore,
Se natyrës katastrofa iu vërsul…
San Lorenzo, Itali,
01.07.1999, rishkruar: Vlorë, 2015 dhe, fatkeqësisht, çdo ditë në vijim deri më
sot