Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Luigj Prendushi
E hene, 30.05.2022, 07:20 PM
Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 32. Zamak i Flamurit…
DON LUIGJ PRENDUSHI
Një
jetë në vorfni tue i sherbye Fesë Katolike dhe Popullit vujtun Shqiptar.
Asht
në klerikët model të Shekullit XX, atij shekulli që asnjëherë nuk ka per t’u
shlye nga historia e pafund e krimeve ma të shemtueme të komunizmit.
Askush
në Botë nuk ka me dijtë asnjëherë atë periudhë të mnershme dhe të panjoftun
komuniste, që ka kalue Populli Shqiptar nga viti 1944 e deri me 1991, nen
diktaturen barbare të kriminelave vrastar e torturues të pashoq në krejtë
Lindjen komuniste, të katilave të pashpirtë Ever Hoxha e Ramiz Alia, dy
kriminela fanatikë anadollakë që nuk kanë kopjo n’ asnjë vend. Të dy pa një
pikë gjak Shqiptari, dhe që sot vazhdojnë me kenë të paprekun në asnjë drejtim
dhe veprim prej “Drejtësisë së Fanatizmit Antikatolik”, po dhe të “nderuem” nga
vazhdimsia orientale e “rilindjes” komuniste, e cila ka perjashtue nga
“Historia e Popullit Shqiptar” komplet Veriun, tue fillue nga ngjarjet e
pashlyeshme të vitit 1911, në Hot me Ded Gjo’ Lulin, dhe tue u mbyllë me
“epitetin e gjetun të kryeministrit Edvin Rama–unë jam katolik”, që me veprat e
tija të sotme antikombtare e antinjerzore, Shqiptarët persa shekuj me urrejtë
jo vetem besimin katolik po, edhe shpellat parahistorike ku kanë jetue para
gati dymijë vjetësh Ata, kur Shen Pali shkeli Tokat tona.
Si
justifikojnë pasuesit e sotem të “komunistave të rilindur” në Shek. XXI-
vllavrasjet e Klerikëve Katolik Shqiptarë, që u kanë zhdukë edhe “Dosjet”?
E
nuk flasim per një a po dy Klerikë Katolik, po per disa ku ban pjesë edhe i
Ndjeri Don Luigj Prendushi, e pse nuk ka Don Luigji “Dosje”? – Nuk mund të
tregohet e verteta, se jo vetem nuk besohet por, asht dyfishi i krimit ndaj
Këtij Kleriku të pafaj që Sigurimi i Shtetit, me firmen e diktatorit barbar e
kriminel Ever Hoxha, ka zhdukë deri në vitin 1972, mbi 42.000 Shqiptarë.
Në
vitin 1992, një oficer dhe agjent’ i vjeter i Sigurimit të Shtetit, në Tiranë
më ka pyet: “A di me më tregue, a ka të bajnë me Fisin tuej të Prennushve, një
Klerik Katolik i quejtun Don Luigj Prendushi?” – Unë ju pergjegja jo!
Kur
kam lexue Emnin e Nderuem të Don Luigjit, kam pa jo vetem mbiemnin ndryshej (jo
me dy nn, por me nd, Prendushi) e jam interesue per me dijtë edhe Familjen së
ciles, i perket Viktima e pafaj e vrame në Maji 1947.
Don
Luigj Prendushi asht i biri Pashko Prendushit dhe Luçit Toska. Asht le në
Shkoder me 8 Janar 1896, e deri në vitin 1921, ka studjue në Piemonte të
Italisë, nga klasa e parë e derisa asht Shugurue meshtar me 12 Mars 1921.
Asht
kthye n’ Atdhe dhe ka sherbye në dioqezen e Sapës dhe të Shkodres. Ka sherbye
famullitar në fshatrat e Mazrrekut, Nenshatit, Shllakut, Pukës. Në fund ishte
në Dush, kur u arrestue si “spijun i Vatikanit”, me idenë e tyne se do ta
lidhin me At Mati Prennushin, që ishte i arrestuem në burgun e Kishës së
Fretenve në Shkoder. E torturojnë aqsa nuk ka as “Dosje” dhe, e gjykojnë me
vdekje, e pushkatohet pa pranue asgja nga akuzat me 24 Janar 1947.
Mbas
46 vjetësh Don Luigj Prendushi u rivorros në Rrëmaji të Shkodres.
Të
gjitha të dhanat e sakta të biografisë m’i ka dhanë Dr. Pjeter Pepa, kur i kam
kerkue me dijtë se, “kush ishte Ky Klerik dhe pse asht pushkatue?”
Asht
e pabesueshme me mendue si janë arrestue, masakrue dhe jo vetem që janë
pushkatue të pafajshem njerzit në një qytet me 29.000 banorë si ishte Shkodra
aso kohe, po asht vazhdue terrori mbi 47 vjetë, tue u dhunue njeriu prej
“luftës së kllasave”, i cilitdo besim kjoftë, vetem si qytetar Shkodranë.
A
dihet e saktë shifra e të arrestuemve dhe të pushkatuemve në krahinen e Veriut,
deri naltë në Vermosh atë kohë kur terroristi Ever Hoxha, kerkonte me dijtë
edhe “vullnetin e tyre të fundit para pushkatimit” në ato krahina?
Jo,
jo, nuk dihet se “as nuk duhet me u zanë në gojë ajo shifer e mnershme”, që po
të dihej, ose të botohej edhe sot, mbas 32 vjetësh gjoja “të lirë”, besoj
plotsisht i bindun se kushedi sa të Rinjë Shkodranë, fillojnë me u kurue per
humbje qetësije nervore, e frike të pasherueshme nga arrestimi komunist.
E
ajo që asht ma shkatrrimtare e Rinisë Shqiptare asht gjendja mashtruese e
sotme, kur “shpresat në ndryshimet politike tek Shqiptarët ishin të mëdha dhe
të besueshme”, mbasi ajo që ka ngja tash në Shqipninë e Shek. XXI, nga “mos
dënimi i krimeve të komunizmit” nuk ka ngja n’ asnjë vend komunist.
“Përmbysjet”
fallco, ndryshimet me trashigimtarët e vet, gënjeshtrat e pa cipë të
Presidentave dhe të kryeministrave të pamoral dhe purokomunista, tue u
mbështetë tek skandalet dhe korrupsioni me Europen Perëndimore, si dhe siguria
e tyne per një grusht “euro”, janë vetem “E ARDHMJA YNË”!
Vllazen
e Motra Shqiptarë! Ajo që ka ngja në Shqipni ishte Gjenocid! Janë zhdukë Fise
të tana me fëmijë, nipa e sternipa e SOT: Nuk kanë as Vorreza!
Mos
e harroni kurr prejardhjen Tuej! Gjaku i derdhun rrëkajë nder Trojet e Atdheut,
ju thrret: Rini Shqiptare, je kenë e je, Zamaku i Kastriotit tonë!
Melbourne, 24 Maji 2022.