| E premte, 27.05.2022, 06:29 PM |
Vahit Nasufi
MALLI I PRINDËRVE
Kur
ia këtheva shpinën shtëpisë,
Lamtumirë
i thash lumturisë,
Morra
rrugën për n`kurbet,
Zoti
or bir, të dhashtë shëndet.
Lamtumirë
ju prindërit e mi,
Kur
do t`këthehem nuk e di,
Malli
për ju s`do t`më hiqet.
Si
kandil, zemra do t`më digjet!
Shpesh
syçelë, ju do t`agoni,
N`telefon
zërin kur t`ma dëgjoni,
Dhe
fotografitë kur t`i shikoni,
Ju
me lot do t`i shoqëroni!
Për
prindërit e mi s`ka më keq,
E
shtrojnë sofrën për dy pleq,
Njëri
me tjetrin mezi bisedojnë,
Buzët
u dridhen, sytë u lotojnë!...
I
djeg malli prindërit e kurbetçarëve,
Kurbeti
i trashëguar prej të parëve,
Plagë
e rëndë për kombin tonë,
Nuk
ka ilaç që e shëron!