| E hene, 23.05.2022, 07:55 PM |
Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx
Kombi
ynë forcohet më shumë duke u mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe - A. Kurti
Nga
Keze Kozeta Zylo
Kryeministri
i Kosovës z.Albin Kurti erdhi sot në ditën e shtunë, në majin e trëndafilave
midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.
Kryeministri
i Kosovës u mirëprit me plot respekt në hyrje të Qendrës “Illyria” nga z.Qemal
Zylo themelues dhe drejtori i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”, shkolla që
kryejnë misionin në të gjitha lagjet e Nju Jorkut dhe në Online. Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti
shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë të Republikes së Kosovës, Dr. Rifat
Latifi një histori suksesi dhe znj.Liza Gashi zv/ministre në Ministrinë e
Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kjo
ishte vizita e parë nga kryeministri Kurti në Qendrën “Illyria” një qendër
madhështore për Komunitetin Shqipar siguruar nga z.Mark Gjonaj “Nderi i
Kombit”.
Vizitën
e parë Kryeministri i Kosovës e realizoi ne klasën e mësuese Mirvete Krasniqi
Veselaj nxënësit e së cilës e mirëpritën me duartrokitje dhe me urimin: Mirë se
erdhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranë Shkollës Shqipe “Alba
Life”. Ishte një urim që e priti me plot
dashuri dhe gëzim z.Kurti dhe i uroi mësuese Veselaj dhe gjithë nxëeëve punë
dhe mësim të mbarë. Vizita e dytë ishte
pranë klasës së mësuese Fatbardha Shiqerukaj, vizitë që u mirëprit me plot
respekt dhe krenari nga nxënësit.
Interesante ishte dhe vizita në klasën e më të rriturve ku u takua me
nxënesit, mësuese Davida Hasanaj dhe artisten e shquar Valbona Peraj. Znj.Peraj i shpjegoi fjalët e reja që kishte
shkruar në dërrasë duke e filluar me fjalën e parë “Dielli”. Ah, Deilli e
ndërpreu Kryeministri Kurti, fjala Dielli është shumë i shtrenjtë për ne, pasi
është Gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli” e cila i parapriu themelimit të
Federatës “PanShqiptare” Vatra themeluar nga korifejtë e Kombit Fan Noli dhe
Faik Konica. Ja këtu pranë kemi dhe Dr.Latifin të cilin e kam marrë nga Amerika
vazhdoi kryeministri. Ja dhe nxënësit
tanë ne te ardhmen duke mësuar Gjuhën Shqipe do të jenë më të lidhur dhe me
bashkëpunues në të ardhmen me Kombin tha z.Zylo. Interesante ishte takimi dhe me klasën e më
të vegjëlve me mësuese Alda Hoxhaj e cila e falënderoi për ardhjen në Shkollën
Shqipe. Vizita e kryeministrit të Kosovës
ishte një vizitë që s’do të harrohet kurrë nga mësuesit, nxënësit,
themeluesit. Vizita e tij ishte
befasuese, e papritur, ishte të përshëndeste nxënësit, shkollën Shqipe “Alba
Life” që po bën një punë të ndritur për Kombin, jashtë politikave, pasi partia
e saj është vetëm GJUHA SHQIPE.
Zoti
Zylo e informoi për gjithë veprimtarine e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe
aktivitetet që kryen kjo shkollë e cila ka për mesion kombëtar mësimin e Gjuhës
Shqipe dhe ruajtjen e traditave të mrekullueshme të popullit shqiptar. Më duhet të kujtoj se Shkolla Shqipe “Alba
Life” është mbështetur dhe frymëzuar nga personalitete të shquara të Kosovës të
cilët kanë ardhur dhe i kanë takuar kokë më kokë nxënësit duke i frymëzuar për
mësimin e Gjuhës Shqipe. Në fund pozoi
me të gjithë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx dhe falënderoi të
gjithë mësuesit për punën e vyer që po kryejnë në këtë mision kombëtar. Ai e mbylli me mesazhin brilant: “Mësojuni fëmijëve të Diasporës Gjuhën
Shqipe! Mos ndaloni kurrë! Kombi ynë forcohet më shumë duke u mësuar
fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe!
Gjuha
Shqipe është Ashti i Kombit! Gjuha
Shqipe na bashkon! Gjuha shqipe është e ëmbel si qumështi i nënës.
Faleminderit
Kosova!
Faleminderit
z.Albin Kurti Kryeministër i Kosovës që erdhe u takove me pasardhësit e Gjergj
Kastriot Skënderbeut dhe të Adem Jasharit në Amerikë!
Vizita
e Kryeministrit të Kosovës u filmua nga gazetari Valon Gërbeshi për TV “Alba
Life” dhe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.
21 Maj, 2022
Bronx, New York