E shtune, 21.12.2024, 12:15 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Liria

E diele, 22.05.2022, 03:23 PM


LIRIA

NGA KALOSH ?ELIKU

Ditë. Dielli dy shkopinj mbi Sharrin Plak në perëndim e kishte kapur në grusht Kryeqendrën kulturore të shqiptarëve, dhe Qytetin e dy Universiteteve. Matanë maleve kullosnin dhentë. Ujku në një përrua u kishte vënë pusi. Bariu i biente fyellit. Ama, ia kishte marrë një kënge, që gjithë Qytetin sikur donte ta zgjonte nga gjumi:

O çobani tatës, bre djal,

O çobani tatës, bre djal!

Holli dhentë kënë vathës. Medet-o

Haj, haaaj. Holli dhentë kënë vathës-o!

Vapë e madhe. Rrugët në zjarr. Shtëpitë. Qielli në flakë. Nguteshin njerëzit si pa kokë. Ecnin. Një Zot e di për ku, në lindje apo vdekje. Me dy e katër këmbë. Ndonjëri e hiqte veten edhe zvarrë nëpër bërllok. Lumi larg. Dielli larg. Liria edhe më larg matan? maleve…

- Hë, si të duket?! A ta mbusha syrin, që ta shkruajmë edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike?! Më tha, Djemnusha me dy shtama verë të kuqe përpara mbi tavolin?.

- Nuk e di. Me siguri siç duket, edhe Ty të ka përzënë Partia. Të provojmë.

- Partia, po. Vetëm ti me siguri nuk do të më përzësh si ajo kurvë?!...

- Jo, vogëlushe. Unë nuk jam i keq si Nëna Parti me atë kope “patriotësh“ kuqezi, që vuajnë për Atdheun. E duan DoktorZiun…

Dhe, nisi lufta. Armët i nxorrëm nga brezi. Një Zot e di, sa viktima do të bien dëshmorë. Edhe tradhtarë. Spiunë. Patriotë të vonuar melezë... Hoxhallarë… Priftërinj… Imzot, me siguri do të ketë në këtë luftë heroike. Po. Edhe, secili më trim se i shoqi…

Dhe, herët në mëngjes në ora 6.00 me dt. 21 mars 2007, Ditën e pranverës më erdhi një mesazh në telefonin celular të xhepit:

O Zot! Ishalla e zbulon. Jo për të vazhduar bashkë. Por, më dhembë akuza e pabazë. Zot i madh, zbuloje atë njeri! Atëherë, do të të besoj pa kufi. Shpirt i gjyshes më ndihmo! Engjëlli im më mungon…

Shkup, 21 mars 2007

Dhe, në mëngjes u zgjova para Diellit. I fërkova sytë me duar, i bërtita Qiellit: Edhe unë jam i çmendur!…

- Hi-hii-hiii…

Im Atë, kurrë nuk pushoi së fantazuari për ta gjetur Lirinë…

- E gjeti?

- Punë përrallash. Ik, ore ëndërrime… Tashti e kuptova. Dhe, erdha në përfundim  se, Liria qenka grua. Përmëkeq, një grua kurtizane, që me vite e shekuj i turremi përmbrapa ne shqiptarët. E kam fjalën për burrat. Gratë nuk i turren Lirisë. Shkaku se, nuk duan të jenë lezbejka të çmendura, në shtrat.

- Hi-hii-hiii… E ku e di ti se Liria nuk është lezbejkë?! Edhe atë, e çmendur përtej kufiri, që nuk e mban dot as kandari i ?ajupit

- Jo, nuk e di. Po, them kot se, nuk do t’i turreshin burrat me pushkë në dorë e kollanë me fishekë përqafe përmbrapa me ditë, muaj, vite e shekuj nëpër male…

- Po.

- Dhe, ende nuk e zuri asnjë burrë në livadh… Fushë… Ose, mal…

- Jo, nuk e zuri…

- Dhe, e di se pse, asnjë burrë, grua nuk e rrëzoi në shtrat?!...

- Edhe këtë nuk e di. Po, a e di se, shumë burra e gra nateditë e kanë ndjekur edhe maleve me armë në dorë?!…

- E di. Kalosh Zajazi me mauzerr në dorë e ndoqi maleve të Kërçovës, në Kosovë e Shqipëri. Sulltanë Qafa me gërshërë të dhenëve, te Pragu i Shtëpisë. Bajram Curri, përpak ia ngriti këmbët në hava pas një gardhi, në Shpellën e Dragobisë. Edhe Isë Boletini i vuri pusi me dy kobure në Londër… Azem Bejta, po të mos e kishte me vete Shotë Galicën, Nusen e maleve me siguri do ta rrëzonte pas ndonjë trungu lisi…

- Hi-hii-hiii… Dhe, përsëri shqiptarët nuk e rrëzuan në shtrat…

- Jo. Edhe sot e kësaj dite. Iu turrën përmbrapa me të gjitha armët: shpatë, pushkë, bomba e topa… U ka mbetur pa e provuar edhe armën e fundit, Kandarin e ?ajupit Dhe, dhashtë Zoti një ditë e kapin në dorë maleve edhe këtë armë historike!...

- Hi-hii- hiii… E, atëherë, Liria qenka kurvë?!... Buçë Katundi, që ku ta dimë ne me cilët kurvarë e lëvizë bishtin…

- Mundet. Tatëmadhja, njëherë i bëri edhe maxhi. E shkriu plumbin në një enë me ujë e eshtra… I fryu, në fytyrë…

- Dhe, përsëri nuk e zunë magjitë?!

- Jo.

- Atëherë, duhet bërë hajmali te Hoxha i Katundit, që një ditë fluturoi nga minarja…

- Jo, ore… Lirinë duhet dërguar te Baba Shehu, në Tyrbe t’ia hudhë këmishën e gjatë të mëndafshit me oja e tel mbi kokë.

E përzura Nusen me pashterkë të kuqe, dhe e mora Lirinë për grua. Nëna përsëri e rroku dajren te pragu i derës. Babai qiti pushkë në Lëmë. Edhe në këtë Shtëpi më në fund erdhi një grua azgane nga fisi, Liria… Zanë mali…

Një javë, fshehur nën hatulla e pastrova mauzerrin e Babait. Rripat i mbusha me fishekë. Bombat i futa nëpër xhepa.

Dera u hap, dhe hyri im Atë i armatosur deri më dhëmbë. U tremba. Thashë me vete: Tashti, pasi u zgjua nga varret, i ka ardhur te hunda me mua sugarin nga zemërimi, do të mi shkrepi të gjithë fishekët në lule të ballit...

Përçudi, buzëqeshi me ato mustaqe vesh më vesh. U ulë si gjithmonë në shkamin e vet me tri kambë, mbuluar me lëkurë dashi. Mauzerrin e mori në prehër.

- Dhe, më në fund erdhi edhe në këtë shtëpi Nusja e maleve… Liria...

- Po, baba. Ashtu thonë… Rrugë të gjatë bëri nëpër male…

- Edhe nëpër fusha… Dhe, e di sesi e gjeti rrugën mes atyre shkurrave?

- Jo, baba. Edhe sot e kësaj dite. Nuk e di nga cila anë zbriti maleve…

- Mendohu pak, o bir! E ke thënë shpesh mes atyre rreshtave, nëpër libra…

- Kot. Nuk ma pret mendja gjithë ditën, gjithë natën… Prit pak, mu kujtua: është Çelvjollca, mali që prek qiellin me kokë…

- Çelvjollca është pra, dhe dëgjoje këtë rrëfim deri në fund, po të duash fute edhe në libër! E di ti, o bir se kush ka qenë Kalosh Zajazi, emrin e të cilit e mban ti si shkrimtar… Sulltanë Qafa… Bajram Curri… Dhe, Azem Bejta - Galica?...

- Po, e di, baba. Kaçaku i maleve.

- E, Shotë Galica?...

- Edhe këtë e di: Nusja e maleve…

- Dhe, a e di se Azem Bejta, Shotën e mori me vete në male?

- Edhe këtë e di. Shkaku se i duhej grua edhe në male… E veshi edhe si burrë me tirqi e xhamadan… Kësulë të bardhë në kokë…

- E vërtetëtë. Po, po ta dinte Azem Galica, se: Shota do t’ia kalonte me trimëri në luftë, nuk do ta merrte me vete në malet e ashpëra me borë…

- Qindpërqind, baba. Burrat janë xhelozë ndaj grave...

- Mirë, ta zëmë se është ashtu siç thua ti shkrimtari… Po, nuk është ky qëllimi i ardhjes sime nga varret… Qëllimi im është, se: Sot, shqipëtarëve u duhet një Teutë mbretëreshë. E di ti se, kur shqiptarët kanë qenë shtet i fuqishëm në botë me të gjitha nishanet?!...

- Po, e di. Moti, në kohën e Ilirisë… Teuta kur ka qenë mbretëreshë…

- Ehu, biro! Shqipëtarëve u duhet mu ajo Teutë, e jo këto Teutat e sotshme kuqezi, dhe Skënderbegat që i keni ju nëpër parti politike vetëm për poste, kabinete në Qeveri…

Dhe, pasi e tha këtë u ngritë i zemruar, e hodhi mauzerrin në krah dhe ma përplasi derën, doli në Lëmë…

Matanë hekurave të dritareve, në errësirë i dëgjova njëra pas tjetrës, tri krisma pushke… Jehonën e tyre majë lisave, përmes Livadhit te Guri i Zi, në Çukë …

Dhe, lehjen e qenëve nëpër natë…

Nga romani: DJEMNUSHA, Shkup 2010).



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora