| E enjte, 19.05.2022, 05:12 PM |
1922/Ministri i parë britanik në Shqipëri
Nga
Kastriot Dervishi
Ky
vit është përvjetorit të 100 të vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe
Britanisë së Madhe. Në vitet 1922-1936 legata e këtij shteti ishte e vendosur
në Durrës. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në vitin 1996 u emërua
ambasadori i parë britanik në Tiranë, Andrew P. Tesoriere.
Ministri
i parë fuqiplotë i caktuar ishte Harry Charles Augustus Eyres (1856-1944).
Dekretin e tij ai ia njoftoi Këshillit të Naltë me telegram më 24.1.1922.
Përmbajtja e telegramit ishte:
“Zotërinj
të Këshillit të Naltë! Kam nderin t’ju paraqes letrën time kredenciale. Jam i
ngarkuar prej të lartit mbretit tim, t’ju siguroj për stimën e tij dhe dëshirën
e nxehtë të forcojë dhe përmirësojë sa më shumë miqësinë e ngushtë dhe
bashkëpunimin fatbardhë midis dy vendeve. Madhëria e tij ka treguar interes të
madh për shtetin tuaj. Beson se do të jetë i zoti për të bërë përparim sipas
rrugës kushtetuese”.