Kulturë
Tahir Bezhani: U mbajt Mitingu i Poezisë në Gjakovë
E enjte, 19.05.2022, 06:33 PM
U MBAJT MITINGU I POEZISË
NË GJAKOVË I 58-t’i ME RADHË
Nga
Tahir Bezhani
Mbrëmë
, 09.Maj,2022 ,në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në
Gjakovë, u mbajt Mitingu i Poezisë i 58-t’i me radhë, në të cilin morën pjesë
një numër i konsiderueshëm i qytetarëve dhe krijuesve-poet nga Shqipëria e
shumë qytete te Kosovës.
Mitingun
e Poezisë e hapi poeti e krijuesi i mirëfilltë, anëtar i kryesisë së Klubit
letrarë “Gjon N.Kazazi” të Gjakov?s,z. Engjëll Berisha, i cili në fjalën e tij, foli
për historinë e Klubit letrarë dhe
Mitingut e Poezisë, për figurat madhore të kulturës sonë letrare , si Din
Mehmeti, Besim Bokshi, Ali Podrimja etj. të cilët e formuan Mitingun e Poezisë në
Gjakovë në vitin 1963. Në këtë mbrëmje, nga e gjithë ajo plejadë famëmadhe që
formuan Mitingun e Poezisë, ishte prezent artisti i artit pamorë e poeti Masar
Kupa nga Gjakova, i cili evokoi kujtime mbi themelimin e këtij manifestimi
historik. Që nga ajo kohë, Mitingu është mbajtur vazhdimisht, edhe në rrethana
lufte, duke sakrifikuar çdo gjë nga vetja krijuesit, për hire të rëndësisë së
fjalës së shkruar dhe kulturës letrare, tretmanit pozitiv që gëzon Gjakova në arenën
kombëtare e ndërkombëtare.
Anton
Marku nga Austria dhe Diellëza Berisha nga Gjakova, duke pranuar Çmimin “Ali Podrimja”, për poezinë më
të mirë lexuar në këtë Miting
Masar
Kupa, i vetmi dëshmitarë i themelimit të Mitingut të Poezisë në vitin 1963 në
Gjakovë
Një
publik artdashës që meriton respekt të përhershëm.
Për
këtë qëllim, organet kompetente të Komunës së Gjakovës, përherë i kanë dalë në
mbështetje Mitingut, si aset kombëtar e ndërkombëtarë i kulturës sonë. Por,
këto dy vitet e fundit institucionet e Gjakovës dhe ato në nivel Qendrorë, ia
kthyen shpinën kësaj vlere me traditë,
nuk derdhen asnjë cent për të mundësuar mbarëvajtjen si vetive të mëparshme.
Megjithatë,
poetët, anëtarët të Klubit letrarë, “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, nga
diaspora dhe brenda vendit, nuk lejuan shuarjen e këtij manifestimi me traditë
afër gjashtëdhjetëvjeçare. Shpend Gjocaj
e Ali Zalli nga SHBA, Anton Marku nga
Austrija, e disa të tjerë, dhanë ndihmën e tyre që ky Miting i Poezisë të
qëndroi i denjë si përherë në qytetin e Gjakovës.
Në
pranin e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar,
manifestimin e Mitingut e hapi poeti nga Tirana
Artur Shemaj i
cili
në fjalën e tij, vlerësoi Mitingun si vlerë kombëtare që krijon ura bashkimi
mes njerëzve dhe popujve të qytetëruar. Njëherit falënderoi kryetarin e letrareve te Gjakovës, z.
Muharrem Kurti për ftesën.
Poezitë
e tyre i lexuan poetët nga qyteti
nikoqir dhe disa qytete të Kosovës e Shqipërisë. Pas leximit të poezive të
tyre, juria e përbëre nga tre anëtarë, me në krye Jeton Kelmendin, veçuan dy
krijues për çmimin “Ali Podrimja”, Anton Markun dhe Diellëza Berisha.
Si
zakonisht, për çdo vit vlerësohet krijuesi më i mirë në prozë mes dy
mitingjeve, i cili merr çmimin “Teki
Dervishi”. Këtë radhë, çmimi në fjalë, për prozën më të mirë iu nda prozatorit
të shquar të letërsisë shqipe, zotëri Zija Çela, për librin me tregime “Thika pa gjak,” botuar gjatë
vitit 2021/2022.
Në
fjalën e tij përshëndetëse, me rastin e marrjes së Çmimit “Teki Detrvishi”,z.
Çela, foli fjalët më të mira për Klubin Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi”të
Gjakovës dhe vlerën e Mitingut të Poezisë si më i vjetri në traditën letrare në
trojet shqiptare. Prozatori Çela, u prit me duartrokitje dhe dashamirësi nga
publiku gjakovarë.
Marrë
në tërësi, Mitingu i Poezisë, mbajtur mbrëmjen e datës 09.Maj,2022 në Gjakovë,
përkundër krrokëritjes së disa zërave nga jashtë, të cilët kurrë nuk bënë asgjë
për këtë aset kulturo-letrarë të Gjakovës, i përmbushi të gjitha qëllimet, duke
mbajtur të gjallë peshën dhe rëndësinë historike që ka Klubi Letrarë dhe
Mitingu i Poezisë në Gjakovë.
Shpresojmë
për më të mirën se institucionet zyrtare
lokale e qendrore, do të jenë më të arsyeshme në vlerësime herëve tjera dhe se
Mitingu i Poezisë në Gjakovë do mbahet, si ka hije, me financimin e Komunës dhe
të Ministrisë së Kulturës së shtetit të Kosovës.