| E enjte, 19.05.2022, 03:41 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Festa
e Shëngjergjit
Ditën
e Shën Gjergjit
Thellë
në lashtësi,
Mes
dimrit e verës
Vihej
një kufi!
Natyra
gjallërohej
E
tëra n’gjelbërim,
Njerëz
e gjallesa
Mbusheshin
gëzim!
Herët
në mëngjes
Pa
u zbardhur dita,
Nisnin
me lëvizje
Doket
dhe tradita!
Një
kungull i egër
Në
qafë zinte vend,
Me
hithra e shelgje
Stërpikej
çdo vend!
Të
mirat vazhdonin
Me
rend pa pushime,
Me
lojëra të ndryshme
E
lloj-lloj ushqime.
Pastaj
shkonin varg
N’Tyrbe
për kësmet,
Për
ta gjetur fatin
E
dashur në jetë!
Tani
kjo traditë
Nuk
ruhet n’kujtesë,
Vijnë
disa të tjera
Na
bëjnë pikë e pesë!
Dikush
e kremton
Ditën
e Planetit,
E
disa veç hajt
Dalin
anës detit!
Për
t’i hyrë në hatër
Evropës
çdo ditë,
Nuk
i përkujtojmë
Fetat
me traditë!
Që
kur kjo fantazmë
Na
k’cen prapë e mbarë,
Harrojmë
nganjëherë
Se
jemi shqiptarë!
(Foto nga Festa e
Shëngjergjit, marrë nga interneti)