Mendime
Florim Zeqa: Vizitat maratonike të liderëve shtetëror!
E merkure, 18.05.2022, 06:00 PM
Vizitat maratonike të liderëve shtetëror!
Shkruan:
Florim Zeqa
Historia
e vizitave maratonike të politikanëve dhe liderëve shtetëror jashtë vendit
është e gjatë sa vet historia e shtetit të Kosovës! Përderisa vizitat e
pushtetarëve paraprak ishin më të shkurtëra, ato ishin më të mëdha në numër.
Ndërsa vizitat e pushtetarëve aktualë janë në numër më të vogël, por në
kohëzgjatje të pafund!
Mërgimtarët zemërgjërë
dhe dorëlirë nuk do t’i lënë krejt duarbosh!
Jemi
duke hyrë në javën e tretë, kur dy liderët shtetëror, presidentja dhe
kryeministri po “sakrifikohen” për të mirën e shtetit, pa ua qajtur askush
hallin për “vuajtjet” në vendet e largëta!
Nuk
është e lehtë të jesh lider shtetërorë, ku përveq shkëputjes shpirtërore,
ndodhë edhe shkëputja e gjatë fizike nga populli i “dashur”, për t’i siguruar
atij ardhmëri!
Është
hera e parë në historinë më të re të Kosovës kur dy liderët shtetërorë
(presidentja dhe kryeministri) shkojnë të ndarë në vizita të gjata dhe
maratonike jashtë vendit, pa protokol dhe pa agjendë shtetërore.
Vizitat
e gjata (dy javore) edhe pse në të njëjtën kohë, të liderëve tonë shtetëror, të
ndara në disa kontinente nuk guxojnë të përfundojnë pa asnjë rezultat! Pra,
presidentja dhe kryeministri me ekspeditat e tyre familjare dhe partiake nuk do
të kthehen krejt duarbosh në Kosovë!
Pasi
janë mërgimtarët, ata që po përkujdesen për menaxhimin e vizitave “zyrtare” dhe
private me biznesmen dhe qytetar, drejtues korporatash, shoqata dhe klube të
bashkatdhetarëve në metropolet e njohura botërore.
Largimi
i kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nga Uashingtoni pa u takuar me
presidentin Biden dhe me asnjë zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të
Shtetit është tepër shqetësuese për të ardhmen e shtetit të Kosovës!
Edhe
pse mbështetësit e partisë (ve) në pushtet po mundohen t’i arsyetojnë vizitat e
dështuara të liderëve tonë shtetërorë duke e akuzuar sekretarin amerikan të
shtetit, Anthony Blinken për pamundësimin e takimit me presidentin Joe Biden, e
vërteta është krejt ndryshe.
Politika
amerikane nuk ndërtohet mbi simpati apo inate personale, por në bazë të
parimeve dhe bashkëpunimit reciprok, jo në bazë të politikave ditore por të
strategjive dhe projeksioneve afatëgjata të politikës shtetërore.
Vizitë që lë shumë për
të dëshiruar
Vizita
e Albin Kurtit në Amerikë më shumë po i ngjanë një vizite të një biznesmeni
entuziast sesa një kryeministri të një shteti të pavarur dhe sovran. Vizita e
tij nëpër kompani të njohura në fushën e informacionit dhe teknologjisë
kompjuterike, të gjason në kurreshjtjen e një studiuesi fillestar për të
mbledhur njohuri profesionale në fushën e teknologjisë informative.
Për
dallim nga Albin Kurti, Vjosa Osmani në mungesë të takimit me presidentin e
SHBA-ve Joe Biden, vizitën në SHBA e shfrytëzoi për takime me personalitete të
rangut të dytë dhe të tretë, më shumë për ta promovuar veten si presidente në
vend të përfaqësimit dinjitoz të shtetit që përfaqëson.
Edhe
pse të ndarë në vizita, e përbashkëta e kryeministrit Albin Kurti dhe
presidentes Vjosa Osmani është kostoja e mbullimit të shpenzimeve dy javore 100
% nga buxheti i shtetit.
Dallimi mes politikanëve
dhe mërgimtarëve
Për
dallim nga liderët shtetërorë dhe politikanët që bëjnë eskursione të gjata
jashtë vendit, duke shijuar të gjitha mrekullitë e kësaj bote me paratë e
taksapaguesve të varfër kosovar, ne mërgimtarët për vizitat dy-tre javore në
vendlindje i harxhojmë të gjitha kursimet vjetore për të shijuar aromën e
atdheut tonë të dashur dhe kthehemi përseri me xhepat bosh në vendet
evro-perëndimore!
Ndërsa
politikanët dhe liderët shtetërorë në veçanti, shkojnë jashtë shtetit me xhepat
plot, e kthehen këndej me thasët plot si produkt i faturave të fryera në emër
të shpenzimeve për të “mirën” e shtetit!
Në
anën tjetër, lideri opozitar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i befasoi të
gjithë me vizitën revanshuese ndaj liderëve shtetërorë duke i vizituar
“sportet” e rënda luftarake dhe mërgatën tonë në SHBA!
Urojmë
që liderët shtetërorë dhe partiak t’na kthehen shëndosh e mirë në vendlindje,
duke i gëzuar qytetarët me lajmet e mira për investime kapitale dhe arritjen e
njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, në të kundërtën, nëse brenda tre muajve
nuk vjen së paku një investitor i fuqishëm dhe një njohje, nuk ia vlen “barra
qeranë” siq thotë popullim për shkak se kostoja e këtyre vizitave e lehtëson
dukshëm arkën e shtetit!
16.05.2022