Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Shqiponjat gjithmonë kthehen në fole
E diele, 15.05.2022, 06:34 PM
SHQIPONJAT GJITHMONË KTHEHEN NË FOLE
Nga
Xhafer LECI
Hapet
dera e Avionit…. Ajri gjysmë i ngrohtë i funprillit na prek fytyrat. . Jemi në
tokën shqiptare…jemi në tokën tonë.
Prej
kohësh e kishim menduar dhe ëndërruar këtë udhëtim, por kur realiteti i kalon
pritshmëritë e ëndrrës, atëherë s`kemi si të mos themi“S`ka si vendi ynë“.
Kështu
nisi ky udhëtim i shumëpritur për Qëndrën Kulturore Shqiptare të Shtutgartit,
kështu nisi aventura jonë ndër perlat e Shqipërisë.
Humor,
batuta, të qeshura të pafundme, gëzim, e mbi të gjitha, dashuri e pa matë për
këtë vend gjeografikisht të vogël, e shpirtërisht më i madh se gjithë bota.
Tirana
na priste…Parku i Liqenit Artificjal, tashmë I lulëzuar ishte stacioni ynë I
parë. Një kokteil freskie, I ndërthurur me histori (Amfiteatri i Tiranës)e
letërsi (monumentet e vëllezërve Frashëri). Gjithcka kalonte pa u ndier nën
lupën e aparatit fotografik.
Orët
ecin, ecim edhe ne. Drejtohemi për tek sheshi Skënderbej, ku pa asnjë dyshim,
veç madhështisë së sheshit, na pret edhe Xhamia e famshme e Et´hem Beut, e cila
është e vetmja ndër tetë xhamitë e shekullit të XVIII dhe XIX që ka rezistuar
dhe e shohim edhe sot.
Rrugëtimi
ynë tashmë na çon drejt qytetit historik të Krujës. Krujës së Gjergj
Kastriotit, Krujës heroike. Shumë mund të thuhet për këtë qytet, sepse cdo gur
themeli i tij, ka një histori, por për ne, kënaqësia qe e dyfishtë. Përkuam
pikërisht me 555 vjetorin e çlirimit për herë të tretë të Krujës si dhe vdekjen
e Ballaban Pashës. Rastësia ishte edhe më e bukur kur një grup shqiptarësh
Arbëreshë, mbushën rrugët e kalldrëmta të Krujës. Të gjithë për një qëllim, si
ata, si ne. Kthimi në foletë tona.
Të
panjohur me emra, të njohur me rrënjë. Kënduam të gjithë një zëri, vargjet e
këngëve si melhem për shpirtin.
Tashmë
Krujën e lëmë pas, na pret Shkodërlocja , e dashur, e bukur, plot jetë.
Natyrisht që të quhet se „ke ken n`Shkodër“, në rradhë të parë duhet të
vizitosh Kalanë shekullore të Rozafës. Prej madhështisë e lartësisë së saj,
duket sikur lumi poshtë saj e qielli mbi të, bëhen njësh me njëri- tjetrin.
Shkodra me lumenj e me liqen, e mbi të gjitha me njerëz të mrekullueshëm, të
grish të mos largohesh asnjëhërë prej aty, por ne na presin të tjera qytete……
I
jemi drejtuar Mirditës.
Busti
i Anton Çettës, heroit të Mirditës patriotike qëndron si mikpritës për të
gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë qytet. Në pallatin e Kulturës , ku na
priste Drejtori i Pallatit tè Kulturès Rrèshen, Z. Gjergj Marku, mund të gjeje
veshje tradicionale të zonës si dhe instrumente të ndryshëm muzikorë. Për të
qënë të sinqertë, Vitori, kryetari i qendrës sonë, e shijoi pa masë këtë qytet, ne të tjerët jo
më pak, por ai aty gjen rrënjët e tij, krenarinë e tij.
Çdo
qytet ka vecantinë e tij, e natyrshëm secili nga ne do të dijë më shumë, por
udhëtimi ynë duhet të vazhdojë…. .
Jemi
në Laç. Kisha e Shën Ndout eshtë emblema e këtij qyteti, dhe natyrisht nuk mund
të mos ishte pjesë e udhëtimit tonë, as vizita tek ky vend e as lutja që
percillet nëpërmjet ndezjes së një qiriu.
Ditët
pasojnë njëra-tjetrën, qytetet gjithashtu. Tashmë para nesh shfaqet Elbasani.
Ndalesa e parë në këtë qytet ishte Rozafa Fish City. Vërtetë është një bisnes
privat, por ajo që pronari i saj ka realizuar brenda këtij kompleksi është
magjike. Z. Gjergj Luca, i biri i aktorit të pa përsëritshëm Ndrek Luca, ka
ndërthurur dy botë të ndryshme si në kohë ashtu edhe ne koncept. Një kinema
shqiptare, statuja e buste, një bisnes krejtësisht modern. U munduam të
shijonim gjithçka nga kjo mrekulli. Një tjetër veçanti që hasëm në Elbasan
ishte historia e Priftit ortodoks At Nikolla, i cili prej vitesh luftonte të
ndante kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. Një njeri sa i ditur aq edhe
patriot i zjarrtë. Nuk di se sa emocione kemi marrë gjatë këtij udhëtimi, di
vetëm të them se secili nga ne, do të ruaj në zemrën e tij, një copëz
Shqipërie, si djamant i pa përpunuar, plot vlerë.
Tashmè
Elbasanin e lèmè pas, e drejtohemi pèr nè Berat. Berati i Uneskos, ai i njè mbi
njè dritareve, qè shtrihet qetè faqeve tè kodrave , ndarè na Osumi si stoli mes
tij. Nè kèto qytete antike, ora ka ngrirè. Pamja e tyre duket si njè vegim
lashtèsie. U munduam ta shijonim nè maksimum panoramèn dhe kulinarinè e tij.
Njè magji mè vete.
Tepelena
mbi Vjosë tashmë na pret. Hije rëndi Ali Pashai, i cili me trimërinë e
zgjuarsinë e tij arriti të krijonte pothuajse një shtet brenda shtetit në
Perandorinë Osmane, dhe i solli dëme të pa llogaritshme Portës së Lartë. Vjosa,
për mbrojtjen e të cilës u fol në të gjithë botën, na fal freskinë e
madhështinë e saj duke rënë në grackën e aparatit tonë fotografik.
Pranë
është Gjirokastra, nuk na u desh te ecnim shumë. Gjirokastra është një qytet i vogël por i
këndshëm, përballë janë malet e mbuluara
me borë të Çajupit, kurse rrugët karakteristike prej guri të krijojnë idenë se
gjëndemi në një qytet mesjetar. Kalaja e Gjirokastrës është shumë e
njohur. Në periudhën e Ali Pashë
Tepelenës kalaja u rindërtua dhe u zgjerua në madhësinë që është sot.
Emri
Argjiro është i lidhur me legjendën e një princeshe që u hodh nga kështjella me
fëmijën e vogël për t’u shpëtuar otomanëve.
Destinacioni
ynë tashmë është Vlora heroike. Këtu Ismail Bej Vlora shpalli pavarsinë e
Shqipërisë me 28. Nëntor 1912. Këtu u mblodhën të gjithë Burrat e ditur e trima
nga të gjitha trojet shqiptare, me besa-besë, me ja të vdesim e ja të rrojmë. .
. ËSHT E JONA SHQIPËRIA. Falë këtij akti, Shqipëria shpëtoj nga kthetrat e
fqinjëve grabitqar. Sot vlora është një qytet modern bregdetar. Me Lungomaren
ajo është një perlë e bregdetit shqiptar.
Falë pozicionit strategjik në hyrje të detit Adriatik, Gjiri i Vlorës, i cili është një port natyror, ka qenë një qendër tregtare e lakmuar nga
shumë popuj. Ne shijuam çdo dallgë deti e çdo gurë bregu.
Pas
një nate të këndshme në Vlorë vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Apollonisë
antike. Ky Antikitet zë një sipërfaqe
prej 99 hektarësh. Në hyrje ndodhet një
muze i pasur me shumë figura antike që tregojnë origjinën pellazgo-ilire të
shqiptarëve. Grupi është i mahnitur me
pasurinë arkeologjike të Apollonisë.
Tashmë
fjalët i kanë lënë vendin ndjesive. Apollonia duket si një Olimp magjepsës që
flet shqip.
Me
këtë shije historike të pa përsëritshme, ditëve tona në Shqipëri u erdhi fundi.
Mbrëmjen përmbyllëse e kaluam në Tiranën plot gjallëri e plot vende të ndryshme
për të provuar e shijuar.
Në
çdo qytet u munduam të provonim pjatat karakteristike të zonave ku ndodheshim,
sepse në fund të fundit, edhe kulinaria është vlerë e pallogaritshme e një
vendi. E po kështu bëmë edhe në Tiranë.
Është
herët, mëngjes. . .
Po
largohemi Shqipëri, me copëzat e tua me vete. . . . . me krenarinë tonë që jemi
shqiptarë, me gjithë mbresat e pa shlyeshme që na le. . . . me
urimin”Mirupafshim së shpejti”, por edhe me një lot të fshehtë që pështjell
mallin tonë të pafundëm. . . .
E
megjithatë kurrë mos e harroni se”Shqiponjat kthehen sërisht në fole.
Xhafer
LECI, pak fjalë për: Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart
Në
cilësinë e Kryetar nderi të Shoqatës Kulturore Shqiptare, “Kadri Zeka“me seli në Nürtingen të Gjermanisë, jam njëri nga aktivistët e shumtë, të terenit dhe veprimit, pjesëmarrës me
ftesë, në organizimet e shumta, të fushave të ndryshme…, nga kjo Qendër
Përherë
jam përshëndetur nga organizatorët, e
nganjëherë edhe jam ftuar në
foltore, nga Kryetari i sukseshëm i
kësaj Qendre, z. Vitor Spaqi, gjegjësisht nga moderatoret, të flasë para pjesëmarrësve.
Përherë
sallat e mëdha dhe moderne, kanë qenë të
stërmbushura, me mosha të ndryshme dhe, personalitete të njohura shqiptare e gjermane.
Kam
bërë dy shkrime në lidhje me aktivitet e kësaj Qëndre.
Për
më shumë, po sjell një link:
Wendlingen, 14. 05. 2022