E shtune, 21.12.2024, 01:28 PM (GMT)

Faleminderit

Eduard M. Dilo: Përkujtojmë shqiptaren e madhe Lume Juka

E merkure, 27.04.2022, 07:27 PM


PERKUJTOJME SHQIPTAREN E MADHE ZONJA LUME M. JUKA, E CILA U LARGUA NGA KJO JETE DY VJET ME PARE

Nga Eduard M. Dilo

Ishte Zoja Lume M. Juka, profesoreshë e nderuar, dhe një shembëll patriotizmi, motër  në shpirt dhe bashkëpunëtorja si dhe mike e afërt e Nanës Teresë, Shejtores që jetoi në kohën që jetojmë.

Krejt bota shqiptare dhe Kombi ynë humbi një intelektuale, një grua të rrallë, aq sa të huajt këtu në N.Y. kur bisedonin me të, e pyesnin plot kureshtje, kuriozitet e habi : " na duket sikur takuam e biseduam me Nanën Teresë;  ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?".

Ajo me thjeshtësinë,  qetësinë, butësine,  miresinë dhe dritën që reflektonte në ata sytë e saj plot embëlsi, u pergjigjej:

"Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Teresë, ngjaj si duket me të, se jemi nga një vend, e duke qenë për shumë kohë pranë Saj kam -si duket - diçka të marrur prej Saj!"

Zoti e kish sjellë që unë të bisedoja  e takohesha shpesh. Kur e takoja  dëgjoja mrekullitë e dala nga goja dhe zemra e kesaj Zonje, që nuk nderon vetëm Shkodrën që e lindi, por krejt Kombin tonë.

E kompletuar me një kulturë që do t'a kish zili gjithkush( zoteronte 7 gjuhë të huaja), por ishte aq e thjeshtë, e pervuajtur  sa dhe e ditur;  ishte vetë MIRESIA, si ka qenë motra e saj,  Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vellezerit e saj, Burhan e Fiqiret.   Gjithë keta intelektualë klasi!

U nda nga jeta, duke lenë mbrapa vetëm shembëll e drite-dritësie.

Gjithë jetën ja perkushtoi me zemër e shpirt vetëm Kombit,

Ishte pjesmarrëse kudo dhe kurdoherë në gjithë aktivitetet veshur hijshëm me kostum Kombëtar, ( kostum i  ruajtur në familje mbi 200 vjet) si dhe Flamur të mah në dorë.

Ajo paraprinte parakalimet dhe përcillte e predikonte me urtësi e mirësi veç dashurinë e pa kufi që kish per Atdhenë.

Ishte e thjeshtë dhe tepër modeste, kurrë nuk beri diçka për tu dukur e rënë në sy, por veç bente atë që ja thosh zemra e shpirti mbrujtur e edukuar në familje vetëm me ndjenje atdhetare.

" Patriotizmin dhe dashurinë për Kombin e quante detyrë , dhe nuk kerkoi kurrë shpërblim e përfitim prej tij".

Bota shqiptare ka humbur keshtu një nga intelektualet e pakta që ka patur në gjirin e vet, ka humbur një personalitet të lartë të kulturës, dijeve dhe patriotizmës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora