Mendime
Fahri Dahri: Unifikim konspirativ kundër kombit tonë
E diele, 24.04.2022, 04:43 PM
UNIFIKIM KONSPIRATIV KUNDËR KOMBIN TONË
Nga
Fahri Dahri
"Plan i fshehtë i një grupi
njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme;
komplot. Konspiracion për të rrëzuar qeverinë". Ky është një
përkufizim që jepet në "Fjalorin shqip".
Në shkrimin tonë do të përqëndrohemi
kryesisht në teoritë konspirative që janë përdorur ndaj kombit shqiptar.
Kjo strategji formohet nga grupe
njerëzish të fuqishëm që planifikojnë fshehurazi veprime të pa besë, të paligjshme
dhe të dëmshme që ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve.
Në rastin tonë strategjia konspirative
është hartuar në tryezat e përfaqësuesve të disa shteteve me synime të qarta
armiqësore kundër kombit tonë.
Sipas literaturave, teoritë e
konspiracionit zakonisht shfaqen pas ngjarjeve të rëndësishme apo edhe
traumatike (sulme, aksidente, luftë, epidemi, krizë ekonomike, gjenocide) për
t’u dhënë atyre një shpjegim të thjeshtë dhe të kënaqshëm, sigurisht mbi baza
kamufluese. Ky spjegim i teorisë së konspiracionit, gjen praninë në
situatat me të cilat është ndeshur, kombi shqiptar. Konkluzionet për vërtetimin
e veprimeve konspirative, bazohen në ngjarjet e rënda lidhur me
shpërbërjen e iliro-dardano-epirotëve, sot shqiptarëve.
Të shumta janë shkrimet e historianëve,
albanologëve, romane, tregime, etj. që vertiten për të gjetur arësyet e vërteta
të tragjedive, dramave, masakrave, shpërnguljeve dhe shpërbërjeve të
shqiptarëve, që tashmë njihen, lexohen dhe diku hasen shprehje keqardhjeje,
diku u shtohet urrejtja, makthet për mos realizimin e zhdukjes të këtij
protopopulli. E vërteta është se nuk janë pa sukses përpjekjet konspirative për
shpërbërjen, siç është po e vërtetë se këto janë shkaktuar nga ndërhyrjet dhe
vullneti i fuqive të huaja, duke zbatuar në fshehtësi teoritë konspirative. Një
pretendim i tillë, mundet të interpretohet edhe si heqje e përgjegjësive të
brendshme, siç janë akuzat që shqiptarët nuk ndërrtojnë dot shtet, apo janë
gjakë nxehtë, etj. etj. Nga ana tjetër, akuzohet se shqiptarët, për të fshehur
paaftësinë si shtetformues, e paraqesin veten "një e dy" si viktima
të Luftërave Botërore dhe Ballkanike. Këto pretendime, teoritë e konspiracionit
i përpunojnë duke i trajtuar sikur ne (shqiptarët) gjoja i përdorim si
justifikime që kombit tonë i bëhet padrejtësi dhe që ngjarjeve të rëndësishme
politike t’u jepet një origjinë e jashtme. Sigurisht edhe këto qendrime kanë
ndodhur dhe ndodhin tek ne, por nuk janë qendrimet e tërësisë së kombit
shqiptar. Të tilla pretendimi janë në mendjet dhe justifikimet e disa
shtetarëve, të cilët fshehin, veç të tjerave edhe pjesmarrjen e tyre në grupet
e organizmave konspirative. Ata kanë menduar dhe vazhdojnë të mendojnë se me
këto mashtrime, do arrijnë të pastrohen nga çdo formë përgjegjësie dhe, siç ka
lindur në këto tre dekada, nga korrupsioni galopant që po rrezikon demokracinë
dhe vetë shtetin.
------------
Sipas historianëve, në fakt, sikurse
për shumicën e ngjarjeve politiko-historike të kësaj rëndësie, na i trajtojnë
si një përzierje të shkaqeve të shumta, me theks vetëm të brendshme. Por njohja
dhe analiza e ngjarjeve na shpie tek perdorimi i strategjive konspirative,
kryesisht të jashtme, pa dyshim edhe rekrutimeve të disa figurave drejtuese të
brendshme.
Do përpiqemi nëpërmjet të dhënave
demografike, të konkludojmë se prania e elementit shqiptar në Gadishullin e
Ballkanit, ndër shekuj ka qenë një makth i madh që prodhonte shqetësime serioze
në strategjinë e shteteve ballkano-europiane për shfarosjen e etnisë shqiptare.
Sipas të dhënave demografike, në prag
të Kongresit të Berlinit (03/06/ 1878), në katër vilajetet popullsia shqiptare
rezultonte:
Vilajeti.
Nr. pop.
Shqiptarë.
%
Shkodrës
322,000.
220,000.
68,2.
Kosovës.
908,915.
417,250.
46.0.
—-----------------------------------------------------------------------------------------
Shuma.
1,230,915.
637,250.
51.8.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Manastiri.
846,495.
318,650.
41,9.
Janinës.
648,000.
315,000.
48.6.
—-----------------------------------------------------------------------------------------
Shuma.
1,494,495.
633,650.
42.3.
—-----------------------------------------------------------------------------------------
Totali vilajeteve 2,725,410.
1,270,900.
46.7.
—-----------------------------------------------------------------------------------------
Në këta tregues del qartë se pesha
specifike më e lartë, në të katër vilajetet, përbëhej nga shqiptarët. Kjo sipas
rregjistrimeve të kohës, por duhet mbajtur në konsideratë se një numur i madh
popullsie e etnisë shqiptare, janë deklaruar serb, bullgarë dhe grekë, si efekt
i kamuflimit të etnisë me konvertimin në besimin ortodoks.
Vazhdojmë gjykimin me shifrat zyrtare
të kohës. Popullsia me etni shqiptare, siç u tha në fund të shekullit XIX-të,
sipas konceptit armiqësor kundër shqiptarëve, ishte shqetësim tepër i madh, si
për shtetet fqinje por dhe për shtetet europiane. Një situatë e tillë
tronditëse për shtetet e Ballkanit dhe më gjerë, nuk mund të mbetej e pa
ndryshur. Në këtë këndvështrim, lindi strategjia afatgjatë konspirative, e cila
u vu në zbatim nga Konferenca e ambasadorëve në Londër, me coptimin e trojeve
shqiptare. Në këtë shkrim do i anashkalojmë ngjarjet me masakra të ndodhura
para vitit 1912, të cilat realizoheshin nën pretekset e përplasjeve mes
perandorive, por që plagët më të rënda ndodhnin në trupin iliro-epirot.
II
Numri i popullsisë shqiptare, që
banonte në shtetit shqiptar në vitin 1923, ishte (me rezerva) 803,959. Nga
numri i përgjithshëm i banorëve në të katër vilajetet (2,727,410) zbresim
numurin e shqiptarëve të shtetit shqiptar, po kështu nga numuri i shqipëtarëve
në të katër vilajetet (1,270,900) zbresim numurin e banorëve të shtetit
shqiptar (803,959), kuptohet qartë realizimi i qëllimit konspirativ. Një
operacion i tillë konspirativ e uli influencën e elementit shqiptar nga 46,7%
që ishte në katër vilajete në 24,3%. Ky ndryshim strukturor, në dëm të elemetit
shqiptar, ndikoi në dobësimin e rolit etnik shqiptar dhe rriti epërsinë e
popullsive të tjera në rajonin ballkanik. Njëkohësisht krijoi lehtësira dhe
fronte të shumta sulmuese të shteteve fqinje kundër tre grupeve tashmë, të
ndara të shqiptarëve.
Në mungesë të të dhënave të plota,
sipas viteve që duam të kryejmë analizën, do përdorim të dhënat që disponohen
në periudhat të përafërta. Përafërsisht, para vitit 1913, numuri i
popullatës shqiptare në trojet e veta, në të katër vilajetet, ishte 1,270,900
banorë, ose afro 47% e të gjithë popullsisë së përzier në vilajete ku bënin
pjesë edhe sllavët, vllehët, maqedonasit, grekët etj.
Për efekt analize e marrim si të mirëqenë
shifrën 803,959 të banorëve të shtetit shqiptar të vitit 1923 edhe për vitin
1913. Struktura e shqiptarëve në shtetin Jugosllav dhe atë Grek, ndryshoi në
zbritje 22,4%. Prapa shifrave zbulohen mashtrimet, kamuflimet dhe përfitimet!.
Nëse në Konferencën e ambasadorëve në
Londër, do vendosej që katër vilajetet të formonin shtetin shqiptar, pa asnjë
dyshim Gadishullin e Ballkanit, do e drejtonin shqiptarët. Një rrezik i madh,
sipas konspiracionistëve ballkano-europianë. Ishte ky rrezik që nuk duhej të lejonte
kompaktësinë etnike shqiptare, prandaj u vendos që ? e territori dhe ½ e popullsisë shqiptare të
mbeteshin jashtë kufijve autoktone shqiptare. Me këto koncepte konspirative
anti shqiptare, u përputhën edhe interesat e dy shteteve fqinjë të cilat lehtësonin
në nënështrimin e elementit shqiptar, tashmë i ndarë në tre shtete. Me atë
operacion demografik, palët antishqiptare synonin asimilimin e plotë të etnosit
shqiptar. Nuk mohohen rezultatet në favor të tyre, por mbas 110 viteve dallohet
qartë një ringjallje në rritje e cila, shpresoj të plotësohet brenda tre apo
katër dekadave që vijnë.
---------------------------
1.- Përqëndrimi në popullsinë e
katër vilajeteve, ku rezultoi 47 % ishin të etnisë shqiptare, na jep të drejtën
të akuzojmë konspiracionistët se kanë trajtuar tezën që territoret dhe
popullsia shqiptare, të mos u aneksohen 100% dy shteteve fqinjë jugorë e
veriorë. Kështu, sipas tyre ruhet raporti numerik tek shteti Grek dhe
Jugosllav, në pakësim (reduktim) të numurit të shqiptarëve.
a). Me marrëveshjet konspirative,
Serbia dhe Greqia, pranuan krijimin e shtetit shqiptar siç u vendos në Londër.
Pra të krijohej një shtet shqiptar i cunguar, ku elementi shqiptar të
shpërndahej në tre shtete. Kjo strategji ndikonte në zvoglim të ndikimit të elementit
shqiptar, si rrjedhojë, ata pa e kuptuar humbnin të drejtat për të qenë pakicë
shtetformuese.
b). Ky manipulim ishte strategjik. Nëse
katër vilajetet shqiptare, do t'u ndaheshin në tërësi mes Greqisë dhe Serbisë,
do të krijohej një ndryshim në strukturën demografike tëatyre dy shteteve, me
rritje të përqindjes së shqiptarëve, fenomen që godiste sigurinë e dy shteve.
Për evitimin e rritjes së peshës
specifike të shqiptarëve, e cila do synonte për të drejtat si popullsi
shtetformuese, u krijua konspiracioni për pranimin e shtetit shqiptar të
cunguar.
c). Strategjia konspirative, kundër
kombit shqiptar, nuk ndalej vetëm masat që popullsia shqiptare të mos arrinte
të ishte shtetformuese; por duhej të parashikonte dhe shtronte detyra të
detajuara të fshehta, që do të përdoreshin nga të dy shtetet në ecurinë
penguese të shtetit shqiptar të cunguar. Për këtë arësye u shtruan si përparësi
ndërhyrjet e dy shteteve në punët e brendshme, në politikat drejtuese të
politikës, ekonomisë, në ato ushtarake, sociale, arsimore dhe në sistemin e
drejtësisë. Përdorja e santazheve ndaj elementin shqiptar drejtues, udhëheqës,
duke ndikuar në zgjedhjen e figurave koruptive, si ryshfetet, ofiqet,
mbështetje politike, financiare dhe diplomatike. Me kujdes të mirë menduar në përdorimin
e besimeve fetare, të cilat të ndikonin në përçarjen e shqiptarëve mes tyre si
katolikë, myslimanë dhe ortodoksë.
Krahas përçarjes së popullsisë brenda
shtetit shqiptar, strategjia konspirative ka luajtur rol të fuqishëm tek
formula kishtare e dy shteteve ku theksohet: "Çdo ortodoks shqiptar është
serb" dhe anagjore "Çdo ortodoks shqiptar është grek". Kjo
formulë pagëzimi e përdorur ka qenë e sukseshme dhe ka ndikuar në identitetin
kombëtar të arvanitasve në Greqi, shqiptarëve ortodoksë të cilët janë
asimiluar, siç është e njohur tashmë në Serbi, Maqedoninë e Veriut, në Mal të
Zi, etj.
Jo pa rëndësi ishin edhe nxitja drejt
veseve të liga si zilitë, grindjet, intrigat, përçarjet deri brenda familjeve.
III
Që teoritë konspirative veprojnë pa
rreshtur ndaj kombit shqiptar, veç zhvillimeve shekullore, janë vepruese edhe
në epokën tonë. Ato, sado që veprojnë në fshetësi, duke u shfaqur në të gjitha
kohrat dhe vetëm kundër etnisë shqiptare, vet dekonspirojnë konspiracionet.
Ndikimi i madh në çdo drejtim i veprimeve në kohë me politikat dëmtuese, si
efekt i "mbjelljeve" ndër shekuj, arrijnë të veprojnë duke
mbërthyer" kokat drejtuese të institucioneve europiane dhe të udhëheqjeve
të "komanduara" brenda etnisë, të "mbjellura" edhe gjatë
ketyre 100 viteve.
Nuk e trajtoj kështu këtë fenomen si
një mendim apo gjykim pa baza, por qendrimet e njëllojshme të shteteve fqinje
që nga viti 1913 ndaj dy krahinave etno-shqiptare, tregojnë shumë pastër
veprimin e teorive konspirative, të cilat janë të njohura me emërtimet fatkeqe
"Megalloidea" dhe "Naçertania". Dy strategji binjake me
veprime ç'njerëzore kundër kosovarëve dhe çamëve. Raprezalje, ç'pronësime,
vrasje, masakra, dhunime, poshtërime, dëbime të dhunshme masive dhe gjenicide,
në Çamëri 1944-1945 dhe në Kosovë 1999. Të dukshme, të bujshme, të
tmerrshme, brutale ndaj etnosit shqiptar kanë vepruar njëlloj strategjitë
konspirative. Qendrimet euro-atlantike kanë heshtur dhe heshtin. Qendrime të pa
pranueshme, por që realisht vërtetojnë ekzistencat konspirative. Lejohet
haptazi zbatimi i kahershëm i zhdukjes së protopopullit, mjet për të varrosur
trashëgiminë e kulturave të lashtësisë duke i përvehtësuar dhe trajtuar si
kultura greko-romake, vazhdimësi e veprimit të qëllimshëm me shkatërrimin e
bibliotekës më të famshme të historisë, një tragjedi dhe një mister i
përjetshëm. Brenda mureve të saj, ndodhej tërësia e dijeve të njeriut. Në kohët
e lashta, ajo ishte Biblioteka e Aleksandrisë. Sipas Bota.al - 17/07/2019:
"Nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit, biblioteka mbante rreth
490.000 libra; 200 vjet më vonë, shkrimtari romak Aulus Gellius pohoi se kjo
shifër ishte rritur në 700,000". Me të drejtë është shtruar pyetja: A u
humbën mijëra dorëshkrime në një zjarr aksidental? Apo dikush ishte i
interesuar për një shkatërrim sistematik nëpër shumë vite?".
E, këto pyetje dyshuese nuk mund të
thuhen për aleancat mes disa shteteve që kanë përdorur e përdorin të gjtha
mënyrat dhe mjetet kundër protopopullit etnik shqiptar. Koha, ngjarjet,
historia nuk lejojnë mëdyshje. Çdo fillim, ka fund. Kjo dihet, por në rastet e
së keqes, lypset ndërhyrje për afrimin e fundit.
IV
Lidhur me konspiracionin e huaj shumë
shekullor, kundër etnisë tonë, në këto afro 100 vite, janë shfaqur shenjat e
fillimit të fundit. Teorikisht kur nis të veprojë fillimi i fundit, koha ecën
shpejt dhe vitet bëhen muaj. Nuk mundet të mos kuptohet si fillim i fundit
njohja e etnisë shqiptare në vitin 1913 (pavarësisht cungimit); nuk injorohet
afrimi i fundit, me krijinin e shtetit të Kosovës, as njohja e pakicës
shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pjesmarrës ligjor në formimin e shtetit;
sikundër dhe shqiptarët etnikë të Malit të Zi. Dikur Europa na quante "njerëz
me bisht", na mohonte me Bismarkun se "nuk ka racë shqiptare",
apo "një pikë, ose një shprehje gjeografike". Sot anëtar të OKB-së,
të NAT-os, me tregues të arrirë për anëtar të BE, anëtar i Këshillit të
Sigurimit, anëtar me zë të fuqishëm në shumë organizata ndërkombëtare, partner
i strategjik me SHBA, pa mëdyshje vend strategjik.
Personalisht keto vlerësime nuk i shoh
si merita të ndokujt, por i ndjej si fundin e veprimeve armiqësore të
ndërthurura nga organizma konspirative kundër "bërthamës" pellazgjike
që është konservuar dhe ruajtur me kujdes nga sulmet vrasëse të përvehtësuesave
të kulturave të lashtësisë. E drejta është triumfuese. Vetëm vrasësit e jetës
nuk arrijnë t'a kuptojnë. Po. Të tillë nuk kanë munguar edhe në etninë tonë.
Studjues: Fahri
Dahri
23/04/2022.-