Kulturë
Elona Megjuani: Mbresa të pashlyeshme dhe emocione të fuqishme
E marte, 19.04.2022, 06:13 PM
MBRESA TË PASHLYESHME DHE EMOCIONE TË FUQISHME PËRFAQ TE SECILI LEXUES, ROMANI “DY VDEKJET E NJË JETE” I FATMIR HALIMIT
Nga
ELONA MEGJUANI, maturante
Romani DY VDEKJET
E NJË JETE flet për jetën e dy personazheve kryesore Astritit dhe Valberës pas
periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Flet për fatin e Astritit dhe
Valberës, të cilët ishin të dashuruar marrëzisht, por që rrethanat e luftës i
detyruan të ndahen nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë.
Astriti është një
personazh i përvuajtur nga humbjet e shumta në jetë, si humbja e familjes,
miqve, por edhe ndarjen nga dashuria e jetës së tij, Valberës.
I lodhur nga ajo
çfarë i kishte shkaktuar lufta, si ngushëllim kishte skulpturën e Valberës, në
të cilën kishte punuar shumë, që t’i ngjajë asaj, sepse kujtimet vetëm po i
zbeheshin dhe zor se mund ta dallonte fytyrën e saj.
Vdekjet e Astritit
në këtë roman përfaqin mbresa të pashlyeshme dhe emocione të fuqishme te secili
lexues. Dy vdekjet e Astriti jepen në këtë mënyrë; e para e ngatërruar me
ndonjë dëshmor tjetër dhe e dyta tragjike, por e vërtetë. Vdekja e parë u
shpall gjatë kohës së luftës kur Astritin e ngatërrojnë me trupin e një
dëshmori tjetër pranë të cilit kishin gjetur kuletën dhe një foto të Astritit,
të cilin e kishin varrosur gabimisht duke menduar se ishte ai. Kjo vdekje e
Astritit kishte tronditur ata persona, të cilët e kishin njohur Astritit e
sidomos Valberën dhe Drenin. Pas shërimit në Gjermani, Astriti merr rrugën për
në Kosovë me shpresën se do ta gjente si e kishte lënë, por me tu kthyer pa se
atdheu kishte ndryshuar shumë dhe nuk e gjeti ashtu siç shpresonte ai. Tash
Astriti ndihej i huaj ne vendin e tij. Të gjithë e dinin të vdekur, kështu që
secili takim me miqtë e vjetër ishte një sfidë për Astritin, i cili u përball
me emocione nga me të ndryshmet.
Takimi me Xha
Rifatin ishte i papritur, sepse nga biseda me Xha Rifatin mori vesh se atë e
kishin shpallur të vdekur dhe se e kishin varrosur. Më pas takimi me Drenin e
ktheu shumë pas në kohë, ku kujtuan ditët e tyre më të mira. Takimi me Valberën
ishte ai që nuk e priste se do të ishte aq i ftohtë, aq i dhimbshëm, aq
dramatik, si të gjendjes emocionale ashtu edhe shpirtërore. Valbera tashmë
ishte e martuar me Burimin edhe kishte dy fëmijë. Ajo kishte vuajtur aq shumë
kur kishte dëgjuar për vdekjen e Astriti. Ajo gjatë kohës së luftës kishte
marrë rrugën për në Amerikë së bashku me familjen e saj. Gjatë rrugës ajo humbi
prindërit, sepse u ngatërrua me një tren tjetër. Aty njohu Burimin, i cili u
kujdes për të së bashku me familjen e tij. Pas luftës Valbera u kthye ne atdhe,
por mori lajmin se familja e saj nuk ishte kthyer dhe vendosi të shkojë tek
Burimi dhe pas disa muajve ata u martuan, Burimi ishte në dijeni për dashurinë
e Valberës dhe Astritit.
Kur Valbera mori
lajmin që Astriti ishte gjallë u tronditë, kur u takua me të, ndjenjat i kishte
të përziera dhe zemrën e kishte të ndarë në dy pjesë. Astriti arrin të
adaptohet sado pak me jetën si i huaj dhe këtë falë Dafinës, e cila i ndihmon
shumë në shfaqjen e tij si artist, por edhe në të njëjtën kohë e dashuron
Astritin fort. Pastaj përballja e Astritit me mediat ishte diçka e sikletshme,
pasi që të gjithë e dinin Astritin të vdekur.
Vdekja e tij e
dytë fatale dhe e dhembshme, por kësaj radhe reale ndodhi kur Astriti vendos që
të takoj Burimin, i cili kishte pranuar të takohet me Astritin për të cilin
ishte kureshtarë ta njihte. Gjatë rrugës për tu takuar me Valberën dhe
Buriminn, Astriti pëson aksident të rënd me makinë, dërgohet ne spital dhe merr
vesh se do të vdesë, sepse copa e granatës që i kishte mbetur në kokë gjatë
Betejës së Koshares kishte lëvizur nga vendi. Astritit i kishin mbetur edhe dy
orë kohë për të jetuar. Ai në këtë kohë u përshëndet me miqtë dhe me Dafinën e
në fund u përshëndet me Burimin dhe Valberën, me të cilët pati një bisedë të
shkurtër, por fjalët që folën sikur larguan dhimbjen dhe pikëllimin e Astriti
për tërë ato vite duke jetuar si i huaj pa familjen, pa miqtë e pa Valberën.
Arsyeja e vetme që ai ndihej i lumtur ishte se e shihte dhe e dëgjonte zërin e
saj. Astriti vdes në duart e shokut të tij të ngushtë, të cilin e quante edhe
vëlla, pra në duart e Drenit.
Fundi tragjik i
Astritit, që merr me vete edhe besën e dhënë Valberës, për tu bashkuar në botën
tjetër japin kulmin e dhimbjes për Astritin dhe kulmin e emocioneve që mund të
ndjejë secili lexuesi në fund të librit.
Fjalët e fundit që
Astriti ia thotë Valberës pak minuta para vdekjes janë;
“Ti mos u mërzitë për mua, unë edhe pse po përjetojë dy vdekjet e kësaj
jete, unë ty do të pres në botën tjetër dhe atje do të jesh e imja
përgjithmonë.”