Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?
E diele, 10.04.2022, 05:57 PM
Pse Dick Marty po kërcënohet me jetë nga shërbimet serbe?
Shkruan
Fahri Xharra
Vetë Marty ka folur për këtë
situatë. “Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të
inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve
profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për
vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen
në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para
për të vrarë dikë”, ka theksuar ai. /Express
Një hetim ekskluziv nga
“Mise au Point” (Focus) zbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është
vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore, për shkak se ishte kërcënuar me
vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat
zvicerane.
Diskreditimi i Kosovës “Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero
i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në
nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një
gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të
gjykimit”, shkruan mediumi zviceran
“Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se
kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në
mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të
shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së
tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën. – shkruan “Mise au point “
(https://www.voxnews.al/kosovabota/dick-marty-merret-ne-mbrojtje-kercenohet-nga-sherbimet-inteligjente-s-i5700 )
Pse Dick Marty filloi të rrezikohet nga
serbët një muaj pas shkuarjes së Hashim Thaqit në Hagë ?
Në vitin 2010, shkruan
shtypi i Kosovë : Çështja e dyshimeve për trafikim me organe njerëzore gjatë
luftës në Kosovë, e cila në vitin 2010, tronditi opinionin publik në vend,
rajon dhe botë duket se do të riaktualizohet sërish këtë javë. Raporti i
hetimeve të bëra nga task forca speciale për akuzat që dolën nga raporti i
përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, do të jetë pjesë e raportit
për Kosovën, të cilin do ta prezantojë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara, Ban Ki Moon, në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit. Megjithatë,
nuk dihet saktësisht se çfarë do të përmbajë raporti që hyn në kuadër të
raportit të zakonshëm të punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në
Kosovë dhe nëse do të zërë vend në diskutimet që do të zhvillohen në OKB.
Zëdhënësi i task forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Las, i tha Radios
Evropa e Lirë se hetimi i udhëhequr nga prokurori amerikan, Klint Uilliemson,
është ende në fazën e mbledhjes së informacioneve.”
Sipas informatave, nuk doli asgjë nga raporti dhe se ky ishte një inskenim i
Serbisë. Asgjë nuk u vërtetua . Duhet të shkruaJ “ ndoshta “.Pra, ndoshta ky libër i Dick Martit ishte i përgatitur nga
serbët në bashkëpunim me ndonjë kosovar dhe me ndonjë nga Shqipëria “
Tani serbët frigohen se del e vërteta në shesh dhe me “ likuidimin” e Dick
Martit i kryejnë dy shërbime të mëdha për politikën e tyre kundër Kosovës; “
Nëse vdes Dick Marti , nuk ka kush të tregon të vërtetën e krijimit të atij
libri që e tronditi Europën dhe që bukur shumë ia humbi autoritetin e Luftës së
UÇK-së në botë dhe e dyta prapë një akuzë ndaj shqiptarëve,: “ e vranë se iu
friguan të vërtetës”
Një pyetje , pse kurrë shteti i Kosovës
nuk e paditi Dick Martin për shpifje aq
të rëndë ? Çka e pengonte Kosovën por
edhe Shqipërinë që me një padi të tillë, t`ia zbardhin fytyrën luftës së Kosovës ?
Fahri Xharra,10.04.22
Gjakovë