Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shtamat me verë të Hojdodoles
E shtune, 02.04.2022, 06:02 PM
SHTAMAT ME VERË TË HOJDODOLES*
NGA
KALOSH ÇELIKU
Jo,
këlyshë me zgjebe të partive politike, që ndërseheni tinëz pas shpine! Nuk vdes
Kalosh ?eliku, fushëbetejë mes maleve me Penën me
Dy tyta në krahë për Liri! Shkaku, se: Gji i kanë dhënë, si fëmij në Katund:
Tri Zana të Maleve Shqiptare. Edhe, pse ju i jepni Sot, gji me Hojdodole: raki
rrushi, dhe të dëllinjave. Dy, shtama me verë.
Faleminderit.
I dua, edhe gjinjtë e Hojdodoles: Dy shtamat me verë, që më shpëtuan në jetë
nga Pandemia, “armiku i padukshëm” (koronavirusi). Masat Qeveritare. Dy vite
rreshtë, i kam përballuar duke pirë raki rrushi dhe dëllinje, njëzetekatërorë.
Dolli, me masat Qeveritare: Dy metra rrri larg me Gruan besnike! Dashnoret. Mos
kontakto edhe, me familje! Mos dil në Tavernë! Vetëm, dil në verandë dhe këndo
këngë “dashurie” të “vëllazërim-bashkimit”!
Edhe,
nuk e di si kam mbetur ende gjallë në jetë, mes këtyre masave Qeveritare?!
Mesiguri, më ka shpëtuar rakia e rrushit. Ose, ajo e dëllinjave te
“Përroni Thanës”, ku i milja me kusi
delet ruda nën dardhat gorrice. Dhe, ia dërgoja kusinë plot me tambël Nanës, në
Katund.
Ndoshta,
ku ta di Unë: Edhe, Dy shtamat e hazdisura të Hojdodoles?!...
*Grua me të meta psiqike