Sport » Sporti
Florim Zeqa: SCG fitues i turnirit “Epopeja e UÇK-së”
E shtune, 26.03.2022, 06:46 PM
SCG fitues i turnirit “Epopeja e UÇK-së”
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikurse
viteve paraprake, edhe këtë vit, mërgimtarët në vendet evro-perëndimore
organizuan aktivitete të larmishme për nderë të “Epopesë së UÇK-së”, në kujtim
të sakrificë sublime të Familjes Jashari. Për dallim nga vendet e tjera, një
grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca
Treviso, më datat 19 dhe 20 Mars 2022 në One di Fonte (TV-Itali)
organizuan turnir në futboll të vogël.
Për
dy ditë rresht të gjitha rrugët çonin në pallatin e bukur të sporteve në One di
Fonte (TV-Itali), ku në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror për dy ditë
rresht u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen
e madhe në turnirin tradicional në futboll të vogël për nderë të sakrificës
sublime të Familjes Jashari.
Këshilli
organizativ i turnirit në krye me veprimtarin Bajram Jupaj, e kishin përgatitur
një skenografi të shkëlqyeshme, të gërshëtuar bukur me flamuj kombëtar dhe
shtetërorë, me flamuj të UÇK-së dhe fotografi të komandantit legjendar Adem
Jashari.
Pjesa
finale e turnirit filloj me intonimin e hymnit kombëtar dhe atij shtetërorë të
Kosovës, e cila pasoj me fjalën e rastit për historinë e lavdishme të Familjes
Jashari, përgatiur nga publicisti Florim Zeqa, njëherësh edhe moderator i kësaj
ngjarje të bukur sportive.
Të
gjitha ndeshjet u zhvilluan në frymën e lartë sportive, me lojëra të mira dhe
gola të bukur, por, ndeshja finale në mes të ekipeve ACG dhe Shala Coperture
publikut i dhuroj momente më të veçanta të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën
e pjesëmarrësve në këtë turnir futbolli.
Pas
një një ndeshje sa të bukur, po aq edhe të barabartë, në fund ndeshjen e fitoi
ekipi ACG nga Arzignano me rezultatin 3 me 1 ndaj Shala Coperture.
Sikurse
çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një
fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet
pjesëmarrëse që e nderuan sakrificën e Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve
për lirinë e Kosovës.
Pas
përfundimit të ndeshjes finale, Bajram Jupaj në emër të Këshillit Organizativ
filloj me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët e këtij turniri.
Ndarja
e mirënjohjeve filloj me sponsorët e këtij turniri, të atyre që kontribuan për
mbulimin e shpenzimeve të këtij aktiviteti sportiv; “Autofficina Fll. Elshani”,
“Capital Group”, “Gashi”, “Diar”, “7 Color”, “Redil” dhe “Edilcoperture”.
Këshilli
organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë,
portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;
-Lojtari
më i mirë: Ardian Zhegrova (nga ekipi ACG),
-Portieri
më i mirë: Bujar Nuha (nga ekipi Shala Coperture),
-Golashënuesi
i parë: Ardenis Luzha (nga Nexhmedin Morina).
Organizatori
me mirënjohje e nderoi edhe veteranin e futbollit, lojtarin më të vjetër të
këtij turniri, z. Fadil Bajraktari, për të ardhur kështu edhe tek momenti më
kulmor i këtij aktiviteti sportiv, të nderimit me nga një Kupë dhe medalje të
tre vendeve të para:
-Vendi
i tretë, Kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit “Rinia AG
Costruzioni”,
-Vendi
i dytë, Kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Shala Coperture”,
-Vendi
i parë, Kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “ACG”.
Kur
jemi në këtë segment, duhet falenderuar tre referët profesionist: Ivan
Alburnio, Iarriccio Luigi dhe Girardi Nereo të cilët janë më meritorët për
mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.
Vlenë
për të përshendetur edhe kontributin e DJ Arben Nexhipi i cili me një mjeshtri
të rrallë e mundësoi zërimin e kësaj ngjarje futbollistike.
Krahas
pjesëmarrësve të shumtë në këtë aktivet sportiv vlenë për të përmendur edhe
prezencën e disa personaliteteve të shquara të mërgatës sonë, si veprimtarët
Rexhep Berisha e Burim Obrazhda, veteranët e UÇK-së, Florim Lumi dhe Fehmi
Agushi.
23.03.2022