| E shtune, 26.03.2022, 05:29 PM |
Bekri Murselaj
24
marsi '99
Marsi
lëshoi rrezet e para të diellit
Toka
filloi të ngrohet
Shpresa
ishte më e fort se vdekja
Në
ditën e 24 marsit '99
Dita
ishte e ngrohtë
Shpirtat
dhe zemrat tona
Ishin
bë të ftohtë si bora
Në
male
Dielli
udhëtonte qiellit
Ndërsa
ne vazhdonim të prisnim
Me
shpresë se do fillon mbrojtja
E
shumë premtuar
Mbrëmja
erdhi ndërsa gjumi iku
Pritjet
u bën të gjata para televizioneve
Shpresa
filloi të rritet kurse frika
Herë
humbte herë u rritte shpejt si lulet e marsit
Në
ora 20:00 bota kthehu sytë kah ne
Ndërsa
ne kishim kthyer sytë qysh moti
kah
bota
Bombat
e NATO-s zgjuan kureshtjen
Larguan
frikën rritën shpresës si shiu që rrit lulet
Bota
u zgjua nga thirrjet tona të pareshtura
Për
ne filluan të këputen hallkat e fundit
Të
zinxhirit të robërisë
Kurse
bota filloi t'i kundërpërgjigjej
Pushtuesit
tonë shekullor