Kulturë
Gjon Keka: Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu,a do të kishte Arbëri?
E merkure, 23.03.2022, 07:10 PM
Sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu, a do të kishte Arbëri?
Nga
Gjon Keka
Shpesh
gjatë diskutimeve më është bërë pyetja po sikur të mos ishte kthyer Skënderbeu
në Krujë çfarë do të ishte Arbëria dhe vendi?
Përgjigja
ime ishte dhe është kjo:
Sikur
të mos kthehej Gjergj Kastrioti, sigurisht që nuk do të kishte më asnjë element
arbëror në trojet iliro-arbërore; sepse pas pushtimit barbar otoman vendin disa
do të detyroheshin ta lëshonin duke marrë udhët e botës, ndërsa vetëm një pjesë
e kryevezirëve, pashallarëve e bashibozukuve, renegatëve do të mbetëshin të
cilët si të otomanizuar(turqizuar). Dhe i bindur poashtu se emri arbëror nuk do
të figuronte në hartën e Europës dhe Botës, sepse pushtimi otoman ia hoqi atë
emër posa e pushtoj duke turqizuar dhe ndarë në milete e vilajete vendin.
Kështu
që nisur nga kjo, është fat sikur të zbriste nga qielli, që Gjergj Kastrioti
bashkë me 300 arbëror u kthye në atdhe për ta bërë Arbërinë të lirë e të
pavarur dhe për ta vulosur përgjithmonë identitetin tonë arbëror europian në
hartën e përjetshme etno-gjeografike europiane dhe botërore.